Aktualitet

100 mijë punëtorë në Kosovë, rrezikojnë të mbesin pa punë për “fajin” e Qeverisë

Published

on

Mospërkrahja e mjaftueshme e Qeverisë është duke sjell në kollaps biznesin i cili edhe përkundër vullnetit që ti mbajë në punë punëtorët qe shumë vite, detyrohet të i largojë puna.

Për këtë arsye është shumë e nevojshme që Qeveria dhe Parlamenti të ndryshojnë qasjen ndaj biznesit me ndryshimin e ligjeve dhe rritjen e përkrahjes ndaj bizneseve, u tha gjatë takimit që OAK pati me Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit të Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi.

“Temë kryesore e diskutimit përgjatë këtij takimi ishte gjetja e një mundësie për mos largimin e punëtorëve nga vendi i punës, pasiqë kjo bartë në vete një risk të madh. Pandemia Covid -19, ka atakuar më së tepërmi sektorin privat, pra vetë bizneset. Për këtë arsye shqetësimet janë ngritur si nga ana e OAK-së ashtu edhe nga vetë Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës”, u tha në një komunikatë për media.

Krasniqi dhe Jusufi, kanë bërë thirrje publike për të marrë përkrahje nga Qeveria e Kosovës, përkrahje kjo për të cilën me të vërtetë sektori privat ka shumë nevojë. Në të kundërtën, shumë biznese do të shkojnë drejt falimentimit dhe mijëra qytetarë do të mbesin pa vende pune. Nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë, pa ndonjë progres në ditët në vazhdim, rreth 100 mijë punëtorë rrezikohet të mbesin të pa punë.

Për këtë kërkohët subvencione nga ana e shtetit. Në të kundërtën do të rrezikohet mirëqenia e qytetarëve tanë dhe të hyrat e shtetit.

Në mes të tjerash, OAK vazhdon të ngrisë si ҫështje jashtëzakonisht të rëndësishme, që secili punëtor duhet të jetë i paijsur me sigurimin shëndetësor dhe sigurimin në punë.

Ndërsa, Kryetari i SPSPK-së bëri me dije se gjatë javës së ardhme do të mbajnë protesta para Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak të mungesës së përkrahjes nga ana e shtetit për punëtorët e Sektorit Privat, konkretisht, për pagesat shtesë të punëtorëve teknik-shëndetësor.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Qëndresa Ibrahimi – koordinatore e odës, Diellza Zeqiri – zyrtare ligjore dhe Fjolla Smajli – zyrtare për marrëdhënie me publikun.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara