Lajmet

10 të vdekur dhe 162 raste me COVID-19

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 584 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët private, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.

Lajmet

Arrestohet një 24-vjeçar, dyshohet për keqpërdorim me kartela bankare

Published

on

By

Është arrestuar një 24 vjeçar në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelat bankare.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit””, thuhet në njoftimin e policisë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon kryeministrin e Bangladeshit

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus.

Osmani përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook tha se me Yunus kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.

Osmani thotë se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.

Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit“, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Published

on

By

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë edhe nga Këshilli i Ministrave.

Mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt u mbajt ditën e sotme, në orën 12:00, shkruan A2.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës./D.B/KP

Continue Reading

Botë

​Erdogan mbërrin në Uashington për takim me Trumpin

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po merr pjesë në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), mbërriti në Uashington nga Nju Jorku për një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Avioni me të cilin udhëtoi presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan, u ul në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, që ndodhet në një distancë të shkurtër nga kryeqyteti.

Në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, presidenti Erdogan dhe delegacioni i tij shoqërues u pritën nga ambasadori turk në Uashington, Sedat Onal dhe zyrtarë të tjerë.

Në Uashington krahas presidentit Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan mbërritën edhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Guler, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Burhanettin Duran, presidenti i Industrive të Mbrojtjes Haluk Gorgun, shefi i Kabinetit të Presidencës, Hasan Dogan dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çagatay Kiliç.

Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan do të mbërrijë në Uashington pas takimeve të tij në Nju Jork.

Erdogan dhe Emine Erdogan udhëtuan nga aeroporti për në Blair House, pjesë e Shtëpisë së Bardhë, ku do të kalojnë natën.

Ndërkohë, Shërbimi Sekret Amerikan u pa duke marrë masa të gjera sigurie rreth Blair House./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara