Magazinë

10 filmat që duhet t’i shikoni në mars 2026

Published

on

Muaji mars sjell disa premiera të mëdha në kinema dhe në platformat streaming. Nga rikthimi i historisë së Peaky Blinders në ekranin e madh, deri te animacionet e reja të Pixar dhe aventura fantastiko-shkencore në hapësirë – këta janë filmat që pritet të tërheqin më shumë vëmendje këtë muaj.
 
1. Peaky Blinders: The Immortal Man
Filmi vazhdon historinë e serialit të famshëm Peaky Blinders. Ngjarja zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Cillian Murphy rikthehet në rolin e Tommy Shelby. Filmi përfshin edhe aktorë si Rebecca Ferguson, Tim Roth dhe Barry Keoghan.
Premiera: 6 mars në kinema dhe 20 mars në Netflix.
2. Hoppers
Filmi i ri i animuar nga Pixar ndjek historinë e një vajze që fut mendjen e saj në trupin e një kastori robotik për të komunikuar me kafshët. Një histori argëtuese që kombinon humorin me një mesazh për mbrojtjen e natyrës.
3. The Good Boy
Një thriller i errët me humor të zi nga regjisori Jan Komasa. Një çift i interpretuar nga Stephen Graham dhe Andrea Riseborough rrëmben një 19-vjeçar problematik dhe përpiqet ta “edukojë” me metoda ekstreme.
4. The Bride!
Regjisorja Maggie Gyllenhaal sjell një version të ri të frymëzuar nga The Bride of Frankenstein. Jessie Buckley luan një grua të ringjallur në Çikagon e viteve 1930, ndërsa Christian Bale është krijesa që e rikthen në jetë.
5. Saipan
Film sportiv i bazuar në historinë reale të konfliktit mes futbollistit Roy Keane dhe trajnerit Mick McCarthy para Kupës së Botës 2002. Një dramë me humor që shkon përtej futbollit.
6. Reminders of Him
Adaptim i romanit romantik të autores bestseller Colleen Hoover. Maika Monroe luan një grua që pas daljes nga burgu përpiqet të rindërtojë jetën dhe të ribashkohet me vajzën e saj.
7. Marc by Sofia
Një dokumentar nga regjisorja Sofia Coppola për stilistin legjendar Marc Jacobs. Filmi tregon procesin kreativ pas koleksionit të tij të modës dhe jetën në industrinë e modës.
8. Ready or Not 2: Here I Come
Vazhdimi i horror-komedisë së vitit 2019 Ready or Not. Samara Weaving rikthehet si Grace, e cila edhe një herë duhet të përballet me familje të pasura që adhurojnë forca të errëta.
9. Project Hail Mary
Bazuar në romanin e Andy Weir, autor i The Martian. Ryan Gosling luan një shkencëtar që dërgohet në hapësirë për të shpëtuar Tokën nga një fenomen misterioz që po zbeh dritën e Diellit.
10. Alpha
Drama e re nga regjisorja franceze Julia Ducournau, e njohur për filmat Titane dhe Raw. Historia ndjek një vajzë 13-vjeçare në një botë ku një virus i çuditshëm i shndërron njerëzit në gur.
Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara