Lajmet

​Vizita e Zelenskyt në ShBA, ambasadori rus paralajmëron përshkallëzim të luftës

Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane në luftimin e agresionit rus.

Published

on

Vizita e Volodymyr Zelenskyt në Uashington tregoi se as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as presidenti ukrainas nuk janë gati për paqe. Këtë u shpreh ambasadori rus në ShBA, Anatoly Antonov, pas fjalimit historik në Kapitol të ShBA-së të presidentit ukrainas.

“Deklarata e administratës Biden se nuk ka asnjë synim për të filluar një konfrontim me Rusinë, janë vetëm fjalë boshe”, tha ambasadori Anatoly Antonov në një deklaratë të shpërndarë nga Ambasada Ruse që dënoi atë që ai e përshkroi si “udhëtim të stilit të Hollivudit” të Zelenskyt, raportoi CNN.

“Ajo që në thelb u njoftua me duartrokitje dhe buzëqeshje sarkastike, ishte nevoja për të vazhduar luftën kundër vendit tonë, deri në një fitore të plotë ndaj nesh”, tha Antonov.

Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane në luftimin e agresionit rus që nga fillimi i luftës dhe duke kërkuar më shumë ndihmë.

Duke folur së bashku me Zelenskyn më herët të mërkurën, Presidenti Joe Biden njoftoi se ShBA do t’i dërgojë Kievit një sistem të mbrojtjes raketore Patriot si pjesë e një pakete shtesë ndihme prej 1.8 miliard dollarësh për Ukrainën.

Lajmet

SHBA: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka ritheksuar thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës, në trevjetorin e sulmit.

Ambasada ka nderuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në shtator të vitit 2023.

“Bashkohemi me Kosovën për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara