Lajmet

​Vihet gurthemeli i obeliskut për të përkujtuar punëtorët shëndetësorë

Qëllimi kryesor i këtij obelisku është përjetësimi i sakrificës së punëtorëve shëndetësorë.

Published

on

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është vënë gurthemeli i obeliskut për në nder dhe përkujtim të kontributit dhe sakrificës së profesionistëve shëndetësorë. Obelisku që do të simbolizojë rëndësinë e shërbimit shëndetësor parashihet të përurohet më 17 shkurt.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Pleurat Sejdiu ka thënë se qëllimi kryesor i këtij obelisku është përjetësimi i sakrificës së punëtorëve shëndetësorë. 

“Qëllimi kryesor dhe i vetëm është përjetësimi i sakrificës së punëtorëve shëndetësorë jo vetëm mjekëve por të gjithëve së bashku për sakrificën e tyre gjatë viteve në shtetndërtim dhe në sakrificat për lirinë e vendit, pasi që dihet fare mirë se që nga burgosjet e para viktimat e para politike kanë qenë mjekët dhe duke vazhduar për përpjekjet përmes demonstratave të 68-tës dhe kryengritjes së asaj autonomie të cilën e ka pas Kosova, vazhdimin e protestave për shtet të pavarur dhe të gjitha këto i ngërthen në vete ky monument. Dhe normal si pjesë tash më e freskët, tash punëtorëve shëndetësorë të cilët kanë humbur jetën duke dhënë shërbime edhe gjatë pandemisë, duke u përpjekur të shërojnë pacientët e sëmurë nga pandemia dhe me këtë e rrumbullakojmë një ide të cilën e kemi bërë tash e një vit”, thotë ai.

Sejdiu ka treguar edhe për atë se si u bë përzgjedhja e projektit.

“Kjo ide ka filluar nga vetë oda e mjekëve dhe na janë bashkangjitur të gjitha odat e profesionisteve shëndetësorë dhe kjo si ide u ka dhënë një grupi prej arkitektëve dhe skulptorëve të cilët kanë dizajnuar dhe kemi arritur tek një dizajn që ka fituar përmes konkursit. Dhe vetë skulptoret dhe vetë dizajneri e ka emëruar ‘Për Jetën’ në formën e një EKG-je ritmit të zemrës që është jeta ve[…]Plani ka qenë për 28 nëntor të them të drejtën por për shkak të procedurave me komunë të dhënies së lejes parcelës, por tash plani është që më 17 shkurt të përurohet”, ka shtuar Sejdiu.

Butrint Morina, ideatorë i këtij monumenti tha se i gjithë ky projekt do të realizohet në metal.

“Projekti do të realizohet në metal ideja për projektin unë personalisht kamë punuar në temën e shëndetësisë edhe më herët edhe në ketë projekt nuk ishte e vështirë për mua që të gjejë një formë që sipas meje është reprezentative jam nisur nga linja e aparatit kardiografi që janë rrahjet e zemrës për të formua një kompozicion që përmes formave gjeometrike do të ketë një qëndrim mjaftë përfaqësues që i dedikohet kontributit të profesionisteve shëndetësorë” ka thënë ai.

Po ashtu vlen të theksohet se që nga marsi kur janë shfaqur rastet e para me COVID-19 mjekët kanë dhënë kontribut të madh, ku edhe shumica e tyre që kanë qenë të prekur me Covid qindra nga ta humbur jetën me pandeminë.

Lajmet

Sot deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Published

on

Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësi ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se gjykatësi të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshuar në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shoferi godet policin me veturë në Bërnjak, rasti nën hetim

Published

on

Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një kontrolli në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25, në pikën e kontrollit kufitar në Bërnjak, ku ishte ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka filluar lëvizjen me veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka goditur zyrtarin policor.

Viktima, zyrtar policor mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Graçanicë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë, ndërsa në njërin prej rasteve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, më 9 shtator rreth orës 02:10, është raportuar se një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, më 9 shtator është intervistuar një burrë kosovar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 shtator rreth orës 07:15, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara