Lajmet

​Varhelyi kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ai gjithashtu tha se reformat për sundim të ligjit në Kosovë duhet të përshpejtohen.

Published

on

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka deklaruar se nga Kosova vjen porosia e qartë për përafrim me BE-në. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë ai është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas së cilit ka folur edhe për dialogun me Serbinë duke theksuar kërkesën për zbatim të marrëveshjes bazë, përfshirë Asociacionin.

Ai gjithashtu tha se reformat për sundim të ligjit në Kosovë duhet të përshpejtohen, derisa përmendi ngecjet në sistemin e drejtësisë.

“Një porosi e qartë që gjithmonë vjen nga Prishtina është se Kosova është shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit në Bashkimin Evropian. Ju keni treguar zotimin e juaj, jo vetëm me fjalë, por keni treguar angazhim dhe mbështetje në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë…Reformat jo vetëm që duhet të vazhdohen, por duhet edhe të përshpejtohen dhe të përmirësojmë edhe zbatimin e kornizës ligjore dhe t’i shohim shënimet për gjitha gjërat e së kaluarës se si janë bërë reformat. Po ashtu e kemi prekur edhe temën e sistemit gjyqësor, pasi administrata e gjyqësorit duket të jetë e ngadaltë, joefikase dhe cenueshme. Pasi kemi raste të disa ndikimeve që bëhen atje dhe kjo përbënë një sfidë të madhe. Kërkojmë zotimin e Qeverisë që gjitha praktikat gjyqësore të jenë në pajtim me Gjykatën e Venecias. Natyrisht Kosova ka luftuar edhe në aspektin e luftimit të korrupsionit, por nevojitet edhe një vullnet i fortë për t’i adresuar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit. Të merren vendimet e duhura nga gjykatat, të bëhen edhe konfiskimet që të kemi angazhimin e sundimit të ligjit. Jemi këtu, kemi zotimin e qeverisë dhe gjitha politikat e dizajnuara të vihen në zbatim”, tha Varhelyi.

Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka kërkoi zbatimin e marrëveshjes bazë, përfshirë edhe Asociacionin.

“Tani është esenciale që të dyja palët të ofrojnë dhe zbatojnë gjitha obligimet pa vonesa, pasi duhet të shfrytëzohet momentumi dhe të ecet përpara me zbatimin e marrëveshjes. Natyrisht mjafton të përmendet e konkluzion e Këshillit të Evropës ku i nxit dy palët që të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte të gjitha obligimet që janë zotuar, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2013-2015 për (Asociacionin)”, theksoi ai.

Ndërsa Osmani ka deklaruar se vendi është i përkushtuar për të ecur drejt integrimit. Ajo ka shtuar se Kosova po e dëshmon me rezultate konkrete arritjen e këtij qëllimi.

Para gazetarëve, Osmani tha se edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë më proaktiv në politikat e zgjerimit.

“Për popullin e Kosovës, Bashkimi Evropian nuk është thjeshtë një aspiratë afatgjate, por një vendosmëri shumë dekadëshe e udhëhequr nga vlerat demokratike dhe liridashëse. Ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, përkushtimi jonë për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të ofruar vendin tonë në raport me BE-në mbetet i palëkundur. Në këtë frymë edhe aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një ri konfirmim i këtij angazhimi dhe punës sonë të përditshme. Mbi të gjitha është ri konfirmim edhe orientimit tonë euro-atlantik. Këtë angazhim Kosova po e vërteton vazhdimisht jo vetëm me fjalë, por rezultate konkrete të cilat tani janë njohur ndërkombëtarisht, duke forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe duke bashkërenduar në tërësi politikën e saj të jashtme dhe sigurisë me atë të Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Pas takimit me Osmanin, Varhelyi ështëp ritur edhen ga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai po qëndron në Kosovë për lanësimin e programit BE-Kosovë për sundimin e ligjit, i cili ka koston 6.5 milionë euro.

Lajmet

KQZ hap periudhën për ndërrimin e Qendrës së Votimit për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 28 qershor ka nisur periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale, e cila do të zgjasë deri më 29 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe 63-ditore, të gjithë qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi të kontrollojnë qendrën e tyre aktuale të votimit dhe, nëse dëshirojnë, të kërkojnë ndërrimin e saj, duke zgjedhur një lokacion më të afërt me vendbanimin e tyre brenda të njëjtës komunë.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet në dy mënyra:

  • përmes platformës elektronike të KQZ-së në https://qv.kqz-ks.org

  • ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve të komunës ku është i regjistruar votuesi.

Continue Reading

Lajmet

Serbët festojnë Vidovdanin mes masave të shtuara të Policisë së Kosovës

Published

on

By

Grupe serbësh janë drejtuar për në Graçanicë për të nisur festimet e atij që njihet si Vidovdan.  Festimet nisën në mëngjes në Manastirin e Graçanicës dhe po vazhdojnë në Gazimestan, ku janë paralajmëruar edhe ardhje të tjera gjatë ditës.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie. Në hyrje të Gazimestanit, po zhvillohen kontrolle për të gjithë të pranishmit, ndërkohë që njësi të shumta policore janë të vendosura në terren, bashkë me forcat e KFOR-it.

Policia ka njoftuar se masat planifikuese dhe operative janë ndërmarrë për ruajtjen e rendit publik, menaxhimin e trafikut dhe sigurinë kufitare. PK ka apeluar për një manifestim të qetë, duke kërkuar nga qytetarët të shmangin provokimet dhe të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e organeve të sigurisë.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Themelore në Prishtinë anuloi vendimin e mëparshëm të komunës së Graçanicës që lejonte shfaqjen e flamurit serb për këtë rast, duke vlerësuar se një veprim i tillë ishte në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare në Kosovë.

Vidovdani lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389, ku princi serb Lazar humbi jetën. Në diskursin historik serb, kjo betejë përshkruhet si një humbje ushtarake por një fitore shpirtërore.

Gazimestani është gjithashtu një vend me ngarkesë historike dhe politike, pasi aty presidenti i atëhershëm i Serbisë, Slobodan Millosheviq, mbajti një fjalim të njohur në vitin 1989, i cili shpesh shihet si paralajmërim i konflikteve që pasuan në Ballkan.

Continue Reading

Lajmet

​PDK me kërkesë të qartë, zhbllokimi i Kuvendit sipas Kushtetueses

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se në takimin e sotëm të partive politike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti do të diskutohet dalja nga situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Gruda tha se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të shpreh qëndrimet e kësaj partie se si të zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, se a do të arrihet ndonjë marrëveshje apo çështje të tjera siç tha Gruda, do të përgjigjet vetë Krasniqi.

Këtë deklarim Gruda e bëri pas pyetjeve të gazetarëve në konferencën e thirrur nga PDK.

Continue Reading

Lajmet

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala

Published

on

By

Presidenti Amerikan Donald Trump për të tretën herë në vetëm një javë është rikthyer të flasë për çështjen e raporteve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, teksa bën pasqyrën e konflikteve globale që ai pretendon se ka zgjidhur.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump sërish tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin ushtarakisht, madje sipas tij në një luftë të madhe.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe”, tha Trump.

Më tej ai zbuloi formulën e tij të suksesit, me të cilën e ndali shpërthimin e një lufte mes dy shteteve në Ballkan, shkruan A2 CNN.

Trump vazhdimisht gjatë javës së fundit, nga momenti kur vendosi armëpushimin midis Izraelit e deri tek samiti i NATO-s në Hagë, i është referuar marrëveshjes Kosovë-Serbi, të arritur në Uashington më 2020 si histori suksesi e ndërmjetësimit të tij.

“Ne e ndalëm Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, deklaroi dy ditë më parë Trump.

Ai i referohet marrëveshjes së nënshkruar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Zyrën Ovale, më 04.09.2020 të ndërmjetësuar nga Donald Trump.

Continue Reading

Të kërkuara