Lajmet

​Ushtrisë së Kosovës i shtohen 311 rekrutë të rinj, grupi më i madh ndonjëherë

Kjo është gjenerata e tretë e stërvitjes ushtarake bazë për vitin 2022.

Published

on

311 rekrutë janë betuar për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kjo është gjenerata e tretë e stërvitjes ushtarake bazë për vitin 2022. Në ceremoninë e betimit ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj bëri të ditur se më 28 nëntor do të hapet konkursi i ri ku do të pranohen rreth 600 ushtarë të rinj.

Për rekrutët që u betuan, Mehaj tha se ky është grupi më i madh i certifikuar ndonjëherë në ushtrinë e Kosovës.

“Garantimi i paqes kërkon përgatitje të lartë, ngritje te kapaciteteve operacionale dhe profesionale, për këtë po punojmë çdo ditë. Nuk mund të ecim përpara nëse nuk nderojmë të kaluarën. Për atdhe derdhim djersë, lot, gjak, atdheu është pasuria jonë më e madhe, për të jetojmë dhe për të vdesim. Ecni gjithmonë me kokën lartë sepse ushtria jonë gjithmonë e ka mbrojtur me shpirt vendin e vet. Në venat tuaja keni AND-ën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, keni AND-ën e komandantit Adem Jashari, ushtria e Adem Jasharit nuk dorëzohet nuk kthehet prap, është e pamposhtur”, tha Mehaj.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në tokën evropiane pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe pa hequr dorë Serbia nga Kosova.

“Ne nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, por ndjehemi të kërcënuar nga pretendimet e Serbisë mbi shtetin tonë. Paqja në botë sot po rrezikohet nga agresioni rus në Ukrainë, ne jemi rreshtuar përkrah Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në tokën evropiane pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe pa hequr dorë Serbia nga Kosova”, ka thënë Konjufca në ceremoninë e betimit të 311 rekrutëve në FSK.

Ai ka thënë se ushtria e Kosovës po rritet brenda shtetit sovran dhe demokratik.

“Ushtria jonë po rritet, po forcohet në Kosovën tonë sovrane e demokratike. Për të lindur ky shtet u desht mund e sakrifica e përpjekje, kjo përpjekje kulmoi me luftën e UÇK-së për mbrojtjen e vendit tonë, çlirimin e atdheut dhe largimin e okupatorit serb. Shteti ynë është u barabartë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim etnie, feje apo përkatësi të tjera. Për të mbrotjur lirinë e shtetit tonë e kemi FSK-në e cila po ndërtohet sipas pricnicpeve të një ushtrie moderne. Gjithçka që arritëm e bëmë me miqtë tanë të çmuar , SHBA -në dhe shtetet tjera të botës demokratike, evropiane epërendimore. Prandaj orientimi ynë është i qartë ne duam të jemi pjesë e NATO-s”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova nuk do të lëshojë pe përtej Kushtetutës dhe ligjeve të saj, duke shtuar se çdo gjë ilegale në Kosovë do të ndalohet dhe do të ketë sundim të ligjit.

“Të gjitha këto janë përpjekje të Serbisë që të rrisë presionin mbi Republikën e Kosovës ashtu që ne të thehemi përballë kërkesave të tyre por ne e dimë që të gjitha këto vijnë nga Beogradi dhe Vuçiqi. Mendoj se qeveria dhe Republika e Kosovës do të sillen në atë mënyrë që të mos pranojnë kushtëzime përmes shantazhit, përmes bllokadave dhe përmes përdorimit të forcës nga ana e Serbisë”, ka thënë Konjufca.

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara