Aktualitet

​Ushtarët e FSK-së me kapele të reja

Nga sot, beretat do të kenë ngjyra dalluese që simbolizojnë identitetin e veçantë të njësive.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka treguar se nga sot ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajisen me kapele të reja.

Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas dekretimit të beretave nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me Gjeneral Jasharin, në një ceremoni solemne kanë bërë shpërndarjen e beretave të reja.

“Nga sot ushtarakët tanë me beretat e reja! Pas dekretimit të beretave nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj Osmani, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me Gjeneral Jasharin, në një ceremoni solemne bëmë shpërndarjen e beretave të reja.

Nga sot, beretat do të kenë ngjyra dalluese që simbolizojnë identitetin e veçantë të njësive tona ushtarake si: forcat tokësore, policia ushtarake, forcat për operacione civile dhe forcat speciale.

Shumë urime komandove tona për beretat e reja dhe vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj.

Bota

Kremlini konfirmon mbërritjen e të dërguarit presidencial amerikan në Rusi

Published

on

By

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë të ditur se i dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, ka mbërritur në Rusi për bisedime.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Peskov nuk e konfirmoi ose mohoi atë nëse Witkoff do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, por u zotua se do të njoftojë publikun nëse një takim i tillë ndodh.

Po, e konfirmoj, ai vërtet ka mbërritur“, tha Peskov.

Më herët, mediat amerikane raportuan për vizitën e Witkoff-it në Rusi, duke sugjeruar se është planifikuar që ai të ketë një takim të tretë ballë për ballë me presidentin Putin.

Shërbimi i gjurmimit të fluturimeve ‘FlightRadar24’ tregoi aeroplanin e Witkoff-it duke u ulur në Shën Petersburg mëngjesin e sotëm.

Ardhja e të dërguarit amerikan në Rusi vjen një ditë pas përfundimit të raundit të dytë të bisedimeve ruso-amerikane për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike në Istanbul.

Continue Reading

Bota

SHBA-ja e godet me sanksione të reja “flotën në hije” të Iranit

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj “flotës në hije” të Iranit. Sanksionet godasin një individ dhe grupe me seli në Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, anijet e të cilëve kanë transportuar naftë iraniane.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtetasi indian me bazë në Emirate, Jugwinder Singh Brar, është sanksionuar. Sipas Thesarit, ai ka kompani transportuese me një flotë prej pothuajse 30 anijesh.

Anijet e tij janë përfshirë në transportin e rrezikshëm nga anija në anije të naftës iraniane në ujërat pranë Irakut, Iranit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit të Omanit”, tha Thesari përmes një deklarate.

Sanksionet po ashtu kanë shënjestruar dy entitete nga Emiratet dhe dy nga India që kanë në pronësi dhe operojnë me anijet e Brarit dhe që kanë transportuar naftë iraniane në emër të Kompanisë Kombëtare iraniane të Naftës dhe të ushtrisë iraniane, tha Thesari amerikan.

Regjimi iranian mbështetet në rrjetin e tij të transportuesve dhe ndërmjetësve sikurse Brar dhe kompanitë e tij, për të mundësuar shitjen e naftës dhe për të financuar aktivitetin e tij destabilizues”, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Thesari tha se SHBA-ja mbetet e përqendruar në pengimin e të “gjitha elementeve të eksportit të naftës iraniane”, veçmas të atyre që përftojnë nga kjo tregti.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se synon që të sjellë në zero eksportet e naftës së papërpunuar të Iranit. Shteti i tij ka shënjestruar edhe më herët njerëz dhe kompani që lehtësojnë shitjen e milionave fuqi të naftës iraniane.

Ekonomia e Iranit varet shumë nga të ardhurat e naftës dhe siç ka deklaruar Departamenti amerikan i Shtetit më 6 shkurt, këto të ardhura përdoren për të financuar “grupe terroriste dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve”, duke iu referuar rrjetit rajonal të Iranit të përbërë nga grupe të armatosura që e kundërshtojnë Izraelin dhe SHBA-në.

Në bazë të marrëveshjes bërthamore, të arritur më 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, u hoqën sanksionet amerikane duke i mundësuar Iranit që të shesë naftë. Trumpi u tërhoq nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksione që ulën eksportet në rreth 400.000 fuçi në ditë.

Më pas, Irani rriti eksportet përmes shmangies së sanksioneve. “Flota në hije” e cisternave të Iranit ka qenë thelbësore në aftësitë e Teheranit për të shmangur sanksionet dhe për të transportuar fshehurazi naftë.

Kjo përfshin dërgesat nga anija në anije, përmes ndërmjetësve, transaksioneve të fshehura financiare dhe ribrendimin e naftës duke ia fshehur origjinën iraniane e duke e bërë që të duket se vjen nga një shtet tjetër.

Këto metoda i kanë lejuar Iranit që të vazhdojë dërgesat e naftës dhe të krijojë të ardhura pavarësisht sanksioneve./REL/

Continue Reading

Bota

Kina kundërpërgjigjet SHBA: Vendos tarifë 125% për importet amerikane

Published

on

By

Kina ka njoftuar vendosjen e një tarife të re prej 125% për importet nga Shtetet e Bashkuara, në një lëvizje të re në përshkallëzimin e luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Tarifa e re, e cila shënon një rritje të ndjeshme nga 84% që ishte shpallur të mërkurën, vjen si kundërpërgjigje direkte ndaj masave të fundit proteksioniste të administratës amerikane. Me këtë vendim, Kina ka barazuar nivelin e tarifës me atë të vendosur aktualisht nga SHBA për mallrat kineze.

Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i mëtejshëm i tarifave rrezikon të rëndojë edhe më shumë mbi ekonominë globale, në një moment të ndjeshëm për tregjet dhe zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar.

Continue Reading

Bota

6 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në lumin Hudson në New York

Published

on

By

Pas helikopterit që u rrëzua dje në lumin Hudson pranë Manhattanit, jetën e kanë humbur gjashtë pasagjerët në bord.

Tre të rritur dhe tre fëmijë ishin në bordin e helikopterit ‘Bell 206’ që ishte nisur nga qendra e qytetit ‘Skyport’ rreth orës 15:00“, tha kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, duke shtuar se piloti dhe familja ishin në vizitë nga Spanja.

Adams theksoi se po hetohen shkaqet e incidentit.

Komisionerja e Departamentit të Policisë së New Yorkut, Jessica Tisch, po ashtu foli në konferencën për media, së bashku me kreun e bashkisë.

Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjera u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy më pas iu dorëzuan plagëve të tyre“, tha Tisch, por nuk zbuloi identitetin e tyre në pritje të njoftimit të familjes.

Më herët, Departamenti i Policisë së New Jorkut konfirmoi në rrjetet sociale se përplasja ndodhi afër autostradës “West Side” dhe “Spring Street”, duke paralajmëruar shoferët dhe këmbësorët që “të presin automjete emergjente dhe vonesa në trafik në zonat përreth”.

Videot nga kalimtarët tregonin helikopterin duke u copëtuar në ajër derisa po binte në lumë. Pamjet e lajmeve treguan varkat e kërkim-shpëtimit që vepronin në zonë në një ditë me re.

Continue Reading

Të kërkuara