Sport

​Trajneri i Southamptonit flet për paraqitjen e Brojës ndaj West Hamit

Trajneri Ralph Hasenhuttl bëri nëntë ndryshime në skuadrën e tij për ndeshjen kundër “Hammers”.

Published

on

Southamptoni ka kaluar në çerekfinale të FA Cup pasi mposhti West Ham United me rezultat 3-1 në “St Mary’s” të mërkurën.

“Saints” siguruan një vend në çerekfinalen e këtij kompeticioni me një fitore 3-1 kundër rivalëve të tyre në Premier Ligë, me golat e Romain Perraud, James Ward-Prowse dhe Armando Brojas.

Trajneri Ralph Hasenhuttl bëri nëntë ndryshime në skuadrën e tij për ndeshjen kundër “Hammers”, me vetëm Kyle ËWalker-Peters dhe Ward-Prowse që ruajtën vendet e tyre nga skuadra që mundi Norwichin 2-0 në “St Mary’s” të premten mbrëma.

Por skuadra shumë e ndryshuar e Hasenhuttlt performoi mirë kundër ekipit të David Moyes, me West Ham United që bëri vetëm dy ndryshime nga skuadra që mundi Wolves 1-0 në Premier Ligë të dielën.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe u bë protagonistë duke fituar një penallti dhe duke shënuar golin e tretë në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe trajneri i Southamptonit deklaroi pas ndeshjes se ajo që bëri Broja është diçka që duhet pritur nga një lojtar që inkuadrohet nga pankina, pra që të ketë ndikim të menjëhershëm në lojë.

“Kjo është ajo që duhet të bëjë një zëvendësues. Inkuadrimi i tij duhet të ketë ndikim në lojë. Atij i pëlqen të luajë ndaj West Hamit dhe ishte i rrezikshëm edhe në ndeshjen tjetër ndaj tyre”, tha në fund Hasenhutt.

Sport

Hajdari: Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota

Published

on

By

Mbrojtësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i “Dardanëve”. Gjatë fjalës së tij në prezantim, Hajdari shfaqi emocion dhe krenari për vendimin që ka marrë për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën sepse Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota. Forca Kosova”, tha mbrojtësi i ri i përfaqësueses sonë.

Hajdari, i cili ka kaluar nëpër akademinë e Baselit dhe ka luajtur në nivele të larta të futbollit zviceran, pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për mbrojtjen e Kosovës në ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka mirëpritur me entuziazëm këtë përforcim, duke e cilësuar Hajdarin si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen e ekipit kombëtar./D.B/KP

Continue Reading

Sport

Inter aktivizon opsionin për blerjen e Manuel Akanjit

Published

on

Inter ka vendosur të aktivizojë opsionin e blerjes për Manuel Akanjin me vlerë 15 milionë euro, për ta transferuar mbrojtësin zviceran në mënyrë të përhershme nga Manchester City në fund të këtij sezoni, raporton eksperti i merkatos Nicolo Schira.

Akanji iu bashkua zikaltërve në formë huazimi në ditën e fundit të afatit të verës dhe ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij të sigurta dhe të qëndrueshme.

Ai ka qenë titullar në të katër ndeshjet e Serie A këtë sezon, duke u bërë një element kyç në mbrojtjen e Christian Chivus.

30-vjeçari është i gatshëm të bëhet pjesë e projektit afatgjatë të Interit dhe ka rënë dakord për kushtet personale me klubin italian.

Marrëveshja e re pritet të zgjasë deri në vitin 2029, me një pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.

Ky transferim siguron Interit stabilitet në prapavijë, ndërsa Akanji shihet si pasardhës i natyrshëm i veteranëve të mbrojtjes zikaltër në një fazë rinovimi të skuadrës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Harry Kane i hapur për kontratë të re me Bayernin

Published

on

By

Sulmuesi anglez Harry Kane ka lënë të kuptohet se mund të zgjasë qëndrimin e tij te Bayern Munich përtej vitit 2027, kur përfundon kontrata e tij aktuale.

Kane tha se është i gatshëm të zhvillojë bisedime për një marrëveshje të re me klubin bavarez, ndërsa dëshira për t’u rikthyer në Premier League është zbehur.

E shoh patjetër mundësinë për ta vazhduar kontratën. Ende nuk kemi biseduar, por nëse lind nevoja, do të flisja hapur me Bayernin,” deklaroi 32-vjeçari.

Që nga transferimi i tij nga Tottenham në vitin 2023, Kane ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 103 gola në 106 ndeshje dhe duke fituar Bundesligën e Superkupën e Gjermanisë.

Kur u largova për herë të parë nga Anglia, do të kisha thënë se do të kthehesha patjetër. Tani, pas disa vitesh në Gjermani, ajo dëshirë është pak më e vogël, por asnjëherë nuk i dihet së ardhmes,” shtoi ai.

Aktualisht, Kane ndodhet me kombëtaren e Anglisë, që të enjten do të zhvillojë një miqësore ndaj Uellsit në Wembley dhe më pas do të përballet me Letoninë më 14 tetor në Riga për kualifikueset e Kupës së Botës./D.B/KP

Continue Reading

Sport

Sulmuesi i Tottenhamit, Myrtaj, kalon nga Shqipëria te Hungaria

Published

on

Sulmuesi i ekipit U18 të Tottenhamit, Leon Myrtaj, ka vendosur të ndërrojë përfaqësimin nga Shqipëria U17 drejt Hungarisë U18, njoftoi klubi anglez.

Tottenhami bëri të ditur se: “Sulmuesi i krahut, Leon Myrtaj, i bashkohet për herë të parë ekipit U19 të Hungarisë, pasi më parë kishte përfaqësuar Shqipërinë deri në grupmoshën e 17 vjeçarëve.”

Myrtaj ka luajtur shtatë ndeshje për Shqipërinë para se të merrte vendimin për të ndryshuar përfaqësimin kombëtar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara