Sport

​Tomiyasu do të jetë transferimi më i ri i Arsenalit

Published

on

Mbrojtësi japonez do të jetë blerja e gjashtë e skuadrës londineze në këtë afat kalimtar veror të transferimeve.

Takehiro Tomiyasu do të jetë transferimi më i ri i skuadrës së Arsenalit, ku veçse është arritur marrëveshja mes dy palëve, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Marrëveshja personale mes Arsenalit dhe lojtarit është arritur, dhe Bologna do të përfitojë rreth 20 milionë euro plus tre milionë në formë bonusesh nga shitja e tij.

Testet mjekësore pritet që të përfundohen sot, ku më pas do të bëhet edhe zyrtarizimi i Tomiyasu në Arsenal.

Lajmet

Muriqi mund të thyejë disa rekorde këtë edicion te Mallorca

Published

on

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka pasur startin e tij më të mirë me klubin e Mallorcas që nga ardhja në vitin 2022.

Sulmuesi i Mallorcas po kalon sezonin e tij të pestë në klub dhe me një total prej pesë golash, “Pirati” ka vendosur rekord për shënimin e golave në tetë ndeshjet e para të këtij edicioni në ishull që nga transferimi i tij zyrtar në sezonin 2022/2023.

Muriqi, kujtojmë se nuk ka shënuar më herët pesë gola në tetë ndeshjet e tij të para për Mallorcan.

Sezoni i tij më i mirë në Mallorca

Në sezonin 2022/2023, Vedat Muriqi luajti sezonin e tij të parë të plotë me fanellën e Mallorcas. Atë kohë, me të madhin Lee Kang-in në sulm, kosovari regjistroi rekordin e tij më të mirë personal që nga koha e tij te Fenerbahçe, me 15 gola dhe tre asistime në kampionat.

Nga këto 15 golat, Muriqi ndihmoi Mallorcan të fitonte nga tre pikë në shtatë raste në një sezon në të cilin skuadra përfundoi në vendin e nëntë me 50 pikë. Deri më tani dhe padyshim ky është sezoni i tij më i mirë me fanellën e kuqe.

Por edhe atëherë, ai nuk arriti të shënonte pesë gola në tetë ndeshjet e para.

Në fakt, goli i tij i katërt i sezonit u realizua në javën e tetë, dhe vetëm në javën e 11-të ai shënoi golin e tij të pestë, pasi kishte humbur dy ndeshjet e mëparshme për shkak të pezullimit. Pra, nëse vazhdon në trajektoren e tij aktuale, Muriqi mund të tejkalojë edhe rekordin e tij personal- 17 gola, një shifër që e ka arritur në tre raste të ndryshme.

Muriqi mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas.

Nëse shkojmë edhe më tej për atë që Vedat Muriqi mund të arrijë këtë sezon, shohim se kalimi në vendin e dytë për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Mallorcas është i arritshëm, dhe në fakt, thjesht çështje kohe.

Me 38 gola në 117 ndeshje në La Liga, Muriqi është gjashtë gola prapa Juan Arangos, i cili shënoi 45 gola në 183 ndeshje në La Liga. Një shifër krejtësisht e arritshme në muajt në vijim që mund ta kalojë legjendën e klubit.

Rekordin për gola të shënuar e mban Samuel Eto’o i cili ka shënuar 53 gola në 133 ndeshje.

Megjithatë, me një kontratë deri në vitin 2029, duket gjithashtu se është çështje kohe para se “Pirati kosovar” të bëhet sulmuesi me më së shumti gola në historinë e ekipit elitar të Spanjës./S.K/EO

Continue Reading

Lajmet

Shkëndija, skuadra e parë në RMV që arrin fitore në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Published

on

Skuadra nga Tetova, Shkëndija, ka arritur të shkruajë historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar fitoren e parë dhe tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra kuqezi triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj ekipit irlandez Shelburn, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Goli vendimtar erdhi në minutat shtesë, pas një goditjeje të fortë të Ronaldo Webster, që u devijua nga Patrik Barnet, duke përfunduar në rrjetën e skuadrës mysafire.

Me këtë fitore, Shkëndija jo vetëm që regjistroi triumfin e parë në historinë e saj në fazën e grupeve të një gare evropiane, por gjithashtu u bë skuadra e parë nga Maqedonia e Veriut që arrin një sukses të tillë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Edhe Serie A pranë anulimit të ndeshjes në Australi

Published

on

Grupi “Football Supporters Europe” (FSE) i ka kërkuar Serie A-së që të heqë dorë nga planet për zhvillimin e ndeshjes Milan–Como në Perth të Australisë.

Kjo ndeshje është e parashikuar për fillimin e vitit 2026, dhe kërkesa vjen pas vendimit të La Ligës që të anulojë një ndeshje të ngjashme mes Villarreal dhe Barcelonës në SHBA, pas protestave të lojtarëve dhe tifozëve.

Sipas protestuesve, lojërat nuk kanë vend 15,000 kilometra larg shtëpisë së tyre dhe vazhdimi i këtij projekti do të dëmtonte imazhin e futbollit italian.

Milani ka marrë me hezitim lejen e UEFA-s për ta zhvilluar ndeshjen në stadiumin Optus të Perthit, pasi San Siro nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të Lojërave Dimërore Milano-Cortina 2026.

Megjithatë, ndeshja kërkon ende miratimin e Federatës Australiane, AFC-së dhe FIFA-s.

Drejtori ekzekutiv i Serie A, Luigi De Siervo, ka mbrojtur idenë, duke e krahasuar me modelet e NFL dhe NBA që luajnë jashtë SHBA-së.

“Futbolli duhet të ndjekë rrugën e globalizimit nëse nuk do të mbetet prapa”, tha ai.

Nga ana tjetër, Ministrja e Sportit e Australisë Perëndimore, Rita Saffioti, është e bindur se ndeshja do të zhvillohet sipas planit, duke theksuar se presin miratimin përfundimtar brenda ditëve të ardhshme./S.K/FlashScore/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Messi vazhdon edhe për tri vjet me Inter Miamin

Published

on

Argjentinasi Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Inter Miamin edhe për tri vite të tjera.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin nga MLS, që zgjat deri në dhjetor të vitit 2028.

Messi është dukshëm futbollisti më i mirë në këtë ligë me statistika të jashtëzakonshme dhe tashmë është e konfirmuar zyrtarisht që të paktën tri vite të tjera do ta shohim Messin në fushat e blerta./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara