Sport

​Mbrojtësi i FC Ballkanit ftohet nga Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit

Publikuar

Futbollisti Armend Thaçi, i cili është pjesë e skuadrës nga Superliga e Kosovës, FC Ballkani, do t’i bashkohet sot Kombëtares së Kosovës për përgatitjet e ndeshjeve kualifikuese të shtatorit.

Mbrojtësi i krahut të majtë i Ballkanit është ftuar nga përzgjedhësi i Kombëtares A, Bernard Challandes, dhe nga sot do të marrë pjesë në seancën e dytë përgatitore të “Dardanëve”.

Po ashtu, kjo do të jetë stërvitja e fundit e Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para se të nisen drejt Gjeorgjisë.

Stafi i “Dardanëve” së bashku me lojtarët e grumbulluar nga Challandes do të nisen nesër në mëngjes për në Batumi, ndërsa të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër kombëtares gjeorgjiane.

Sport

Barcelona nis punën për sezonin tjetër, katalunasit pranë mesfushorit holandez

Publikuar

nga

Barcelona së fundmi ka shprehur interesim për ta afruar në skuadër mesfushorin e talentuar, Xavi Simons. 21-vjeçari holandez aktualisht është i huazuar te RB Leipzig nga Paris Saint-Germain, ku edhe po kalon një sezon mjaft të mirë, me nëntë gola të shënuara dhe 13 asistime në të gjitha garat.

Sipas mediave spanjolle, bëhet e ditur se klubi katalunas ka nisur negociatat me PSG-në për të arritur një marrëveshje e cila do e shihte Simons me fanellën “blaugrana” sezonin e ardhshëm.

Çmimi i futbollistit në tregun e transferimeve arrin shifrën e 80 milionë eurove dhe kjo do të shkaktonte jo pak problem për klubin spanjoll, andaj ata po shqyrtojnë një mundësi huazimi njëvjeçar për të./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

​Kosovari thyen rekordin botëror në paragllajdizëm

Publikuar

nga

Paragllajdisti kosovar, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbresëlënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë.

Shala u rendit i dyti nga 69 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror.

Shala pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës. Vendin e parë e zuri kampioni botëror, kinezi Yang Chen.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë të Kosovës Veton Sylaj, Migjen Shala, Gezim Statovci dhe Avni Kuçi.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Uka lirohet nga spitali: Kam thyer brinjët, rikthehem pas një muaji

Uka ka thënë se ka thyer brinjët dhe ka dëmtuar mushkëritë dhe kjo do të bëjë që ai të jetë jashtë fushës për katër deri në pesë javë.

Publikuar

nga

Futbollisti i Prishtinës, Kreshnik Uka është operuar me sukses dhe tashmë është liruar nga spitali ku do të vazhdojë me rikuperimin e tij, edhe pse ka fare pak shpresë që ai të luajë ndonjë ndeshje të mbetur të këtij sezoni.

Uka ka thënë se ka thyer brinjët dhe ka dëmtuar mushkëritë dhe kjo do të bëjë që ai të jetë jashtë fushës për katër deri në pesë javë.

“Për momentin jam mirë, sot kam ardhur nga spitali, në QKUK jam trajtuar pas një lëndimi që pata në anën e majtë të brinjëve ku sipas analizave dhe rezonancave që i kam bërë në spitalin e Gjilanit më doli që i kam pasur një brinj të thyer dhe pak mushkëritë e dëmtuara. Ndërsa, menjëherë më kanë dërguar me ambulancë në Prishtinë dhe me kanë trajtuar duke e bërë një gjysmë operimi ku nga dita e mërkurë deri sot më kanë mbajtur aty, ndërsa sot më kanë liruar, kështu që për momentin jam mirë dhe po ndihem mirë. Sipas doktorëve dhe ekspertëve që kanë qenë në spital duku deri në katër apo pesë javë duhet pushim pastaj të fillojmë më stërvitje”, tha Uka.

Uka ka shtuar se do të dëshironte që të ishte në fushë për t’i ndihmuar bashkëlojtarët, por shprehet i bindur se fitorja ndaj Dritës në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës i ka motivuar lojtarët për të qenë në formë të lartë në ndeshjet e fundit të kampionatit, e sidomos për finalen e kupës kundër Ballkani.

“Normalisht dëshiroj të jem në fushë për t’iu ndihmuar lojtarëve, mirëpo besoj që loja me Dritën, gjysmëfinalja që arritëm të shkojmë në finale na jep motiv shtesë për këto ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa në finale me Ballkani presim që të fitojmë dhe të shkojmë në Evropë”, theksoi Uka.

Ndryshe, Prishtina synon që të dal në garat evropiane vetëp përmes Kupës së Kosovës, pasi në kampionat ka pak gjasa. Bardhekaltërit kanë 43 pikë në vendin e pestë, nëntë më pak se Malisheva e vendit të katërt.

Vazhdo të lexosh

Sport

Sonte luhet përballja e parë gjysëmfinale në Ligën e Kampionëve mes dy gjigantëve evropianë

Dy javë nga çerekfinalet, tani është koha për ndeshjet gjysmëfinale dhe sonte zhvillohet një përballje e zjarrtë.

Publikuar

nga

Sot (e martë) në program për t’u zhvilluar është ndeshja e parë e gjysmëfinales në kuadër të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munich dhe Real Madrid.

Dy javë nga çerekfinalet, tani është koha për ndeshjet gjysmëfinale dhe sonte zhvillohet një përballje e zjarrtë.

Bavarezët presin madrilenët në “Allianz Arena” në ndeshjen e madhe që pritet të zhvillohet në me fillim nga ora 21:00.

Dy ekipet janë të motivuara për të kaluar tutje pasi vijnë nga fitoret e mëdha në çerekfinale nga Arsenalit dhe Manchester City.

Ndeshja kthyese në Santiago Bernabeu do të të zhvillohet me datë 8 maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara