Sport

​Armend Thaqi ‘Ylli i Javës’ në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim, për javën e 17-të në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Armend Thaqi.

Thaqi ishte heroi i “Skifterave”, me golin e vetëm në ndeshje, duke mposhtur rivalin e qytetit, FC Dritën, me rezultat 1:0 dhe duke arkëtuar 3 pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Pasi mori këtë çmim, Thaqi u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Po, tradicionalisht dihet që është derbi, një nga më të mëdhenjtë në rajonin tonë. Është një ndeshje që çdo futbollist do të donte ta luante, pasi është ajo që të bën të ndihesh futbollist. Fitimi i tij sjell shumë benefite, përfshirë rikthimin e besimit në skuadër. Edhe pse ishim në një moment të vështirë në tabelë dhe bëmë disa gabime, fitorja na solli tri pikë të rëndësishme që na kthyen qetësinë dhe atmosferën pozitive. Kur fiton derbin, jo vetëm që mposht rivalin në tabelë, por gjithashtu fiton rivalitetin e qytetit, që është një motiv i jashtëzakonshëm për ndeshjen e ardhshme. Kjo fitore na jep besim për ndeshjet që na presin edhe për sezonin pranveror. Klubi ka bërë investime të mëdha dhe ne jemi të motivuar të arrijmë një vend në garat evropiane, që do të ishte një objektiv shumë i merituar. Për mua, ky çmim individual është shumë i rëndësishëm, por nuk është vetëm meritë e imja. Ky është një çmim që ia dedikoj trajnerit Ardian Nuhiu dhe të gjithë futbollistëve, pasi ky sukses është rezultat i angazhimit të gjithsecilit”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Sport

Vozinha: “Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë”

Published

on

By

Vozinha ka folur për ndryshimin e jetës së tij pas rritjes së famës, duke treguar se tashmë përballet shpesh me kërkesa për fotografi dhe autografe, por edhe me situata kur njerëzit e filmojnë pa leje.

“Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë. Tani, kur dal apo shkoj në restorante, gjithmonë është dikush që dëshiron të bëjë një foto me mua ose të kërkojë një autograf. Ose, edhe më keq, dikush më filmon”, ka thënë ai.

Vozinha ka treguar gjithashtu se gjatë Kupës së Botës kishte interes të madh nga kompani dhe marka të ndryshme për bashkëpunime me të.

“E di që gjatë Kupës së Botës, shumë kompani dhe marka donin të bashkëpunonin me mua. Por, gjatë kohës që garonim, bëra vetëm një bashkëpunim promocional, me UFL Mobile”, u shpreh ai.

Ai theksoi se aktualisht nuk dëshiron të bashkëpunojë me kompani që lidhen me duhanin, alkoolin apo bastet sportive.

“Për momentin, nuk dua të punoj me marka të duhanit, alkoolit apo basteve”, deklaroi Vozinha.

Në fund, ai pranoi se, pavarësisht famës dhe mundësive të reja, do të preferonte jetën që kishte para se të bëhej kaq i njohur.

“Të jem i sinqertë, nëse do të më jepnin jetën që kam sot ose jetën që kisha më parë, do të zgjidhja atë që kisha më parë”, përfundoi ai.

D.L

Continue Reading

Sport

Calciomercato: Zhegrova i dërgon mesazh Spallettit, pritet të luftojë për një vend titullari te Juventusi

Published

on

By

Gazeta e njohur italiane “Calciomercato” ka shkruar për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova, i cili shënoi golin e vetëm të Kosovës në humbjen 3-1 ndaj Austrisë.

Ylli i Juventusit u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe arriti të shënojë nga pika e bardhë, duke konfirmuar formën e tij të mirë në javët e fundit.

Paraqitjet e Zhegrovës kanë tërhequr vëmendjen edhe në Itali. “Calciomercato” vlerëson se goli ndaj Austrisë përbën një mesazh të qartë për trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti.

“Penalltia nuk e largoi humbjen nga Austria, por konfirmoi formën e fortë të Edon Zhegrovës. Me këtë gol, ai ka arritur në tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni”, shkruan mediumi italian.

Sipas “Calciomercato”, kjo paraqitje mund t’i japë Zhegrovës një rol më të rëndësishëm në planet e Spallettit, pasi sezonin e kaluar trajneri nuk arriti të marrë më të mirën nga sulmuesi kosovar.

“Ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për Luciano Spallettin, i cili sezonin e kaluar nuk arriti të mbështetej në versionin e tij më të mirë”, vijon artikulli.

Mediumi italian thekson gjithashtu se Zhegrova pritet të konkurrojë me portugezin Francisco Conceição për një vend në formacionin titullar të Juventusit.

“Ai tashmë mund të ketë një rol më të rëndësishëm në rotacionin e Juventusit, duke pasur vetëm dy kompeticione për të garuar me bashkëlojtarët, Serie A dhe Kupën e Italisë. Me formacionin 4-2-3-1 që përdor Luciano Spalletti, kosovari është kandidat për pozitën e Conceiçãos në krahun e djathtë”, shkruan “Calciomercato”.

Megjithatë, për momentin Zhegrova është i fokusuar te Kombëtarja e Kosovës. “Dardanët” do të përballen të enjten me Izraelin në Hungari, në një tjetër ndeshje të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova shënon nga penalltia

Published

on

By

Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Austrisë. Edon Zhegrova ka realizuar nga pika e bardhë, duke rikthyer shpresën për “Dardanët” në këtë përballje të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Austria shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Published

on

By

Përditësim

Kombëtarja e Austrisë realizon golin e tretë në këtë përballje, duke thelluar edhe më tej epërsinë ndaj Kosovës.

Austria ka realizuar golin e dytë në përballjen ndaj Kosovës, duke thelluar epërsinë në këtë ndeshje.

 

Austria ka shënuar golin e parë në përballjen ndaj Kosovës, duke kaluar në epërsi në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, në kuadër të Ligës B.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara