Lajmet

​Tahiri akuzon mazhorancën në Kuvend: Jemi në një kaos parlamentar

Ai tha se partia në pushtet është e papërgjegjshme duke lënë më shumë se 50 pika të papërfunduara.

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për dështimin e miratimit të projektligjeve.

Pas shtyrjes së seancës së sotme në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje, Tahiri tha se legjislativi tashmë është në një kaos parlamentar. Ai tha se partia në pushtet është e papërgjegjshme duke lënë më shumë se 50 pika të papërfunduara.

“Vendi tashmë drejtohet nga një mazhorancë shumë e papërgjegjshme, nga një mazhorancë e cila nuk arrin t’i ketë 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu nga një mazhorancë e cila ka lënë më shumë se 50 pika, projektligje, marrëveshje ndërkombëtare të pa votuara që nga viti i kaluar. Ne jemi duke përfunduar muajin e katërt të këtij viti dhe kemi ende pika të papërfunduara të agjendës së vitit 2022. Kjo mënyrë e papërgjegjshme e drejtimit të këtij Kuvendi nga kjo mazhorancë normalisht se duhet të ketë një fund diku. Nuk mund të vazhdojë kështu dhe nuk mund të ketë projektligje të rëndësishme për vendin të pa votuara… Kjo është reflektim se si është duke qeverisur vendi sot nga kryeministri Kurti dhe kjo qeveri. Absolutisht jemi në një kaos parlamentar, jemi në një situatë kaotike që ka krijuar kjo mazhorancë dhe kjo qeveri”, tha ai.

Seanca e cila filloi sot në orën 10:00 u shtye për në orën 12:30, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte mbi 61 deputetë për të votuar pikat që janë në rend të ditës, pasi partitë opozitare janë deklaruar se nuk do t’ia bëjnë kuorumin mazhorancës.

Lajmet

Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë dyshohet se është kryer nga dy të dyshuar

Published

on

By

Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës nga dy të dyshuar në Prishtinë.

Në raporti  24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prishtinë / 23.04.2025 – 20:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë të zjarrit nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Refuzimi për ta çuar PZHK-në në shqyrtim publik mohon të drejtën e qytetarëve

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosvotimi i nxjerrjes në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) përbën një mohim të së drejtës së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, deklaroi Rama, duke theksuar se votimi nuk është për miratim të planit, por për ta bërë dokumentin publik dhe të hapur për koment nga qytetarët.

Sipas tij, pas një viti e gjysmë bllokimesh, procesi po vazhdon të pengohet nga ata që nuk duan transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ndërkohë, opozita kryesore në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke e cilësuar planin si të paligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë në vitin 2025

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2025, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në Facebook, sipas Muratit kjo rritje është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Ai përmendi takimet e fundit me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, dhe me misionin e FMN-së të udhëhequr nga David Amaglobelli, gjatë të cilave Kosova është përgëzuar për performancën ekonomike dhe maturinë fiskale.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen”, ka shkruar Murati, duke shtuar se megjithatë ka ende shumë punë për të bërë.

Continue Reading

Lajmet

Avokati i familjes Lika: Të përmbahemi nga hamendjet, drejtësia s’duhet të ndikohet

Published

on

By

Avokati Arianit Koci, i angazhuar nga familja e rreshterit të ndjerë Muhamet Lika, i ka bërë thirrje publikut dhe mediave që të shmangin komentet e pabazuara lidhur me rastin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Kaçanik.

Në një deklaratë publike, Koci theksoi se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka asnjë cilësim zyrtar që e ndërlidh rastin me terrorizmin apo ndonjë grup me motive religjioze.

“Drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje. As Policia e as Prokuroria nuk kanë konstatuar ndonjë lidhje me ndonjë grup terrorist”, u shpreh ai.

Avokati shtoi se nëse gjatë hetimeve dalin të dhëna të reja, opinioni publik do të njoftohet zyrtarisht. Ai e cilësoi vrasjen si një akt makabër dhe tha se autorët do të përballen me drejtësinë.

Continue Reading

Të kërkuara