Lajmet

Haxhiu: Jemi në koordinim me deputetët e LVV-së që ta procedojmë Kodin Civil

Ajo tha se duhet të sigurohen se i njëjti do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi sot se janë në koordinim me deputetët e LVV-së për votimin e Kodit Civil. Ajo tha se duhet të sigurohen se i njëjti do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, për çka u shpreh se kjo u ka marrë kohë.

Para gazetarëve, gjatë së mërkurës, ministrja e Drejtësisë shtoi se do të kenë nevojë edhe për mbështetjen e opozitës për këtë projektligj.

“Besoj që jeni në dijeni, jemi në koordinim edhe me Grupin Parlamentar në mënyrë që ta procedojmë Kodin Civil. Ju e dini që unë kam thënë qëndrimet e mia sa i përket votimit në kuvend, rrëzimit të tij. Mendoj që Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë mirë. Megjithatë, ka qenë nën mandatin e tyre që të vlerësojnë ashtu. Paraprakisht ne duhet të sigurohemi që Kodi Civil kalon. Dhe për këtë arsyeje kjo na ka marrë kohë, sepse jemi në koordinim me deputetët edhe me të Grupit Parlamentar, sikurse pastaj kemi nevojë edhe për mbështetjen e opozitës që i njëjti të kalojë”, deklaroi Haxhiu.

Më tej, Haxhiu shtoi se nuk është mirë për Kosovën që Kodi Civil të ta ketë fatin e herës së kaluar.

“Tendenca apo synimet tona janë që i njëjti të kalojë, pra që të mos ketë fatin sikurse ka pasur në të kaluarën. Nuk mendoj që është mirë për Kosovën, sidomos kur ne pretendojmë të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës që të mos e votojë një dokument që ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Prandaj edhe uroj që Kuvendi i Kosovës ta miratojë atë”, u shpreh ajo.

E pyetur në lidhje me personat përgjegjës për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, Haxhiu tha se nuk është në dijeni që të njëjtit janë duke avancuar në pozita.

“Nuk jam në dijeni dhe do ta kundërshtojë ndonjë tendencë për avancim të ndonjë personi, i cili po hetohet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Sic jeni në dijeni, tre persona kanë qenë përgjegjës për hapësirën ku ruhen provat. Fatkeqësisht komisioni i ankesave i ka kthyer në punë. Sepse siç e dini Komisioni Disiplinor i kishte suspenduar. Mirëpo, unë në këtë drejtim nuk kam pasur mandat që të ndërhyjë, por nuk kam dëgjuar për një tendencë për avancim. Njëra nga personat që ka pasur qasje, Flutura Goga ka qenë në proces të avancimit si drejtore e përgjithshme e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ne kemi pezulluar këtë proces deri sa prokuroria të na theksojë se cilat janë veprimet që kanë ndërmarrë”, theksoi ministrja Haxhiu.

Lajmet

“Die Fledermaus” rikthehet në skenën e TKOBAP-së më 25, 26 dhe 27 shtator

Published

on

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të sjellë në skenë operetën e njohur “Die Fledermaus” të kompozitorit Johann Strauss II, më 25, 26 dhe 27 shtator.

E cilësuar si një nga veprat më të dashura të repertorit të operetës, “Die Fledermaus” sjell një histori plot keqkuptime, identitete të rreme, flirt, sekrete dhe situata komike.

Ngjarjet zhvillohen rreth një feste me maska, ku një hakmarrje shndërrohet në një seri episodesh të papritura, të shoqëruara nga ritmet karakteristike të valsit vjenez.

Me humor, elegancë dhe atmosferë festive, shfaqja premton muzikë dhe argëtim, ndërsa maskat bien njëra pas tjetrës dhe sekretet dalin në dritë.

Biletat mund të blihen pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna deri të dielën, në oraret 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00. Në ditët e shfaqjeve, biletaria do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga 16:00 deri në 19:30.

“Die Fledermaus” fton publikun të përjetojë një festë ku asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku, deri në fund, askujt nuk mund t’i besohet plotësisht./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justin Bieber feston tetëvjetorin e martesës me Hailey-n: “Tetë vjet deri në pafundësi”

Published

on

Justin Bieber ka shënuar tetëvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, duke ndarë një seri fotografish romantike në Instagram.

Këngëtari 32-vjeçar publikoi momente të ndryshme me Hailey-n, duke përfshirë pamje teksa luajnë bilardo, përqafohen dhe puthen.

“Tetë vjet deri në pafundësi. Fillime të reja. Të dua, zemër. Gëzuar përvjetorin”, shkroi Bieber në përshkrimin e postimit, të cilin e ndau me ndjekësit e tij në Instagram.

Edhe Hailey reagoi me humor ndaj postimit të bashkëshortit. “Tetë vjet që luajta në bilardo, për fat të keq”, shkroi ajo në koment, duke shoqëruar fjalët me emoji puthjesh. Më pas, ajo e shpërndau postimin e Justin-it edhe në story.

Çifti u martua në shtator të vitit 2018, vetëm disa muaj pasi u fejuan. Justin i kishte propozuar Hailey-t gjatë një udhëtimi në Bahamas.

Dyshja njiheshin prej vitesh përpara se lidhja e tyre të bëhej romantike. Mediat nisën t’i lidhin për herë të parë në vitin 2014, ndërsa marrëdhënia e tyre kaloi në disa faza para se të riktheheshin bashkë në vitin 2018.

Në maj të vitit 2024, Justin dhe Hailey njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bënë publik përmes fotografive dhe një videoje nga rinovimi i premtimeve të tyre në Hawaii, ku Hailey shfaqej shtatzënë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë, konfiskohen pistoleta dhe municion

Published

on

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar gjatë 13 shtatorit në Obiliq, Prishtinë, Prizren dhe Suharekë, ndërsa Policia ka konfiskuar armë, municion dhe mjete të tjera.

Në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Rrethin e Fontanës në Prishtinë, një person tjetër është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë dhe 14 fishekë. Pas intervistimit, ai është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë, dy shufra metali të dëmtuara, tri thika dhe tre mulli për bluarjen e narkotikëve. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Lubizhdë, në një rast tjetër, gjatë bastisjes së një shtëpie policia ka gjetur një pistoletë dhe 24 fishekë. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në fshatin Shirokë të Suharekës, dy persona janë përleshur fizikisht dhe kanë pësuar lëndime. Njërit prej tyre i është konfiskuar një thikë, ndërsa të dy janë liruar pas intervistimit.

Në fshatin Rracaj të Gjakovës, një person është arrestuar pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka përdorur sprej ndaj një personi tjetër. Spreji është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gruaja nga Shqipëria arrestohet në Aeroportin e Prishtinës për dokument të falsifikuar

Published

on

Një grua, shtetase e Shqipërisë, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar të një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 12:40.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është sekuestruar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara