Lajmet

​Spitali i Pejës nga nesër ofron shërbime të rezonancës magnetike

Nesër në ora 12 në Repartin e Radiologjisë, do të bëhet promovimi i kësaj pajisje.

Publikuar

Nga nesër Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të bëhet qendra e dytë në shëndetësinë publike që ofron shërbime të rezonancës magnetike.

Sipas njoftimit të spitalit, pas arritjes së pajisjes së rezonancës magnetike, instalimit dhe testimeve të nevojshme, nesër në ora 12 në Repartin e Radiologjisë, do të bëhet promovimi i kësaj pajisje e cila do të lehtësojë shumë diagnostifikimin e pacientëve dhe do të jetë ndihmesë e madhe për pacientët nga Rajoni i Pejës.

“Në ceremoninë e nesërme përveç personelit të Spitalit të ftuar për të marrë pjesë në këtë solemnitet janë edhe Ministri i Shëndetësisë Dr.Arben Vitia, ushtruesja e detyrës së Drejtores së Përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së, Deputetja nga Peja në Kuvendin e Kosovës Dr. Fatmire Mulhaxha –Kollçaku, si dhe mysafirë të tjerë”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Irani shpalli pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit

Publikuar

nga

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei shpalli pesë ditë zi publike për presidentin Ebrahim Raisi pas vdekjes së tij në një aksident me helikopter dhe konfirmoi Mohammad Mokhber si kreun e përkohshëm të degës ekzekutive të vendit.

“Shpall pesë ditë zie publike dhe shpreh ngushëllimet e mia për popullin e dashur të Iranit”, tha Khamenei në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

“Mokhber do të menaxhojë degën ekzekutive dhe është i detyruar me krerët e degëve legjislative dhe gjyqësore për të zgjedhur një president të ri brenda një maksimumi prej 50 ditësh”, tha ai.

Sipas nenit 131 të kushtetutës së Iranit, një këshill i përbërë nga zëvendëspresidenti i parë, kryetari i parlamentit dhe kreu i gjyqësorit duhet të përgatisë rrugën për zgjedhjen e një presidenti të ri. /The Guardian/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tahiri: 30 maji është data e fundit kur duhet të shpërndahet Kuvendi

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka nënvizuar sërish se nuk do të përkrahin iniciativën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se e vetmja formë për shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të jetë përmes dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se më debatin e së premtes për tri vjet qeverisje të Kurtit do të shpalosin edhe një mocion për shkarkimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Funerali i presidentit Raisi do të mbahet të martën

Publikuar

nga

Funerali i presidentit iranian, Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian do të mbahet të martën, raportoi gazeta iraniane Tasnim.

Një zyrtar iranian Hassan Hakikian tha se do të zhvillohet në qytetin e Tabrizit, në Iranin veriperëndimor.

Para se të bëhet varrimi do të bëhet ekspertiza mjekoligjore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të reshurat e shiut shkaktojnë dëme në Prishtinë, komuna me thirrje për qytetarët

Publikuar

nga

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të kryeqytetit. Ekipet e zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë e Kosovës janë duke i sanuar të gjitha dëmet.

Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë durim deri në sanimin e të gjitha dëmeve.

“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara