Aktualitet

​Sindikata e Policisë kërkon të merren masa ndaj atyre që lënduan policët në veri

Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës.

Published

on

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit, ku janë lënduar dhjetë policë, derisa ka kërkuar nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.

Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës.

“Kërkojmë nga qytetaret e vendit që Policin e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikës e Kosovës. Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave të papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrës. Policëve të lënduar u urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës”, thuhet në reagim.

Përndryshe, gjatë realizimit të operacionit në Mitrovicën veriore dhe Zveçan, një grup protestuesish kanë sulmuar dhe penguar policët në kryerje të detyrës, si dhe kanë bllokuar rrugët me mjete transportuese, përdorë armë zjarri, granata dore, bombola gazi, bomba shokuese e tjera, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dhjetë zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në disa automjete zyrtare.

Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Dhjetë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet. 

Bota

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Published

on

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur ishullin e Lesvos në Greqi, duke shkaktuar panik tek banorët. Epiqendra e tërmetit ishte 8 km nga Mithymna, dhe lëkundjet janë ndjerë në të gjithë ishullin, ku shumë banorë janë frikësuar dhe janë dalë në rrugë për siguri. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 14.6 km dhe është ndjerë gjithashtu në ishujt fqinjë, përfshirë Kion.

Sipas dëshmive të banorëve, lëkundjet kanë pasur një kohëzgjatje të gjatë, duke shkaktuar frikë dhe duke sjellë rënie të objekteve dhe pajisjeve në shtëpitë e tyre. Deri tani nuk ka raporte për të lënduar apo dëme materiale, por autoritetet lokale janë në gatishmëri për të monitoruar situatën, veçanërisht në fshatrat e ishullit.

Profesori Efthimios Lekkas, ekspert i gjeologjisë, ka theksuar se është ende herët për të dhënë një konkluzion për shkakun e lëkundjeve të fuqishme./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Shpërthim në një minierë në Poloni, plagosen 16 punëtorë

Published

on

Një shpërthim ka ndodhur në një minierë në Poloni, duke plagosur 16 punëtorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rajonin Katowice të Polonisë jugore. Të plagosurit kanë pësuar kryesisht djegie dhe lëndime në krahë dhe këmbë. Situata është ndjekur nga autoritetet lokale, të cilat po merren me hetimin e shkakut të shpërthimit./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Emmanuel Macron u bën thirrje vullnetarëve të rinj për të ‘përforcuar’ ushtrinë franceze

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për mobilizimin e vullnetarëve të rinj për të forcuar ushtrinë franceze, gjatë një fjalimi në Komandën e Mbështetjes Dixhitale dhe Kibernetike të Ushtrisë në Francën perëndimore. Ai kërkoi nga qeveria dhe forcat e armatosura të zhvillojnë propozime për të mobilizuar më shumë vullnetarë të rinj, duke i trajnuar dhe i integruar ata në ushtri kur është e nevojshme.

Macron theksoi se ky proces nuk ka për qëllim rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por synon të angazhojë të rinjtë që janë të gatshëm të kontribuojnë për forcimin e ushtrisë. Ky program ishte një nga premtimet e fushatës së tij presidenciale në vitin 2017 dhe pas kritikave, ai u realizua në vitin 2019 me formën e Shërbimit Kombëtar Universel (SNU), i cili synon të ofrojë mundësi rinore për të mësuar dhe kontribuar në ushtri.

Megjithatë, programi ka hasur në kritika lidhur me koston e tij dhe efikasitetin, duke çuar në një reduktim të buxhetit për SNU-në nga Senati francez. Ndërkohë, Franca ka një objektiv ambicioz për të arritur 210,000 ushtarakë aktivë dhe 80,000 rezervistë deri në vitin 2030./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Trump: Nëse Elon Musk do të blejë TikTok-un e mirëpres këtë vendim pozitiv

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për idenë që miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, të blejë aplikacionin TikTok. Gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se do të ishte i hapur ndaj një marrëveshje të tillë, duke theksuar se nëse Musk do të dëshironte ta blinte TikTok-un, ai e mirëpriste këtë vendim pozitiv.

Trump përmendi se gjatë mandatit të tij të mëparshëm ishte takuar me pronarët e TikTok-ut dhe kishte sugjeruar që aplikacioni të blihej dhe t’i jepej “gjysma” e SHBA-së. Ai argumentoi se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një partneritet të fuqishëm me TikTok-un dhe se kjo marrëveshje mund të ishte shumë e arsyeshme për të dyja palët.

Gjithashtu, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që shtynte ndalimin e TikTok-ut për 75 ditë, duke cituar çështje të sigurisë kombëtare dhe duke u munduar të shpëtojë aplikacionin, i cili përdoret nga rreth 170 milionë amerikanë. Ai theksoi se TikTok mund të kishte një vlerë deri në një trilion dollarë, dhe se SHBA kishte të drejtën ta shesë ose ta mbyllë aplikacionin.

Në këtë kontekst, Trump pohoi se administrata e tij po punonte për të krijuar një “sipërmarrje të përbashkët” me kompanitë që mund të ishin të interesuara për të blerë TikTok-un, me Shtetet e Bashkuara si partner. Ai theksoi se shumë investitorë dhe kompani mund të kishin interes në një marrëveshje të tillë, duke e bërë TikTok një mundësi tërheqëse për SHBA-në.

Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë të SHBA-së miratoi një ligj që mund të ndalonte TikTok-un nëse ByteDance, kompania kineze që e zotëron, nuk pranonte investime të tjera për aplikacionin. Pas një periudhe të shkurtër pa funksionim të shërbimeve, TikTok njoftoi se ishte duke rikthyer shërbimet për përdoruesit amerikanë pas garancive nga Trump./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara