Shëndet

​Si ndikon ndotja e ajrit në zhvillimin e foshnjes?

Disa përbërje të mikrobiomeve lidhen me astmën, diabetin e tipit 2 dhe sëmundje të tjera kronike.

Published

on

Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të rrisë rrezikun e alergjive, obezitetit dhe diabetit, por edhe të ndikojë në zhvillimin e trurit të të posalindurve, tregon një studim.

Studiuesit në Universitetin Boulder të Kolorados pohojnë se ekziston një lidhje midis ndotësve të thithur, siç janë ato të shkaktuara nga trafiku, zjarret në pyje dhe industria, dhe ndryshimet në shëndetin mikrobiologjik të foshnjave gjatë gjashtë muajve të parë të jetës.

“Studimi ynë i shtohet literaturës në rritje që tregon se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, edhe në këtë moshë, mund të ndryshojë mikrobiomën e zorrëve, me implikime të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin”, tha autorja e studimit, profesoresha Tanja Alderete.

Rezultatet e studimit, të kryera në mostrat e jashtëqitjes nga 103 foshnja të shëndetshme, kryesisht të ushqyera me gji, u botuan në revistën “Gut Microbes”, dhe ato thonë se foshnjat mbajnë baktere të vogla rezidente në lindje.

Gjatë dy deri në tri vjetët e parë të jetës, ekspozimi ndaj ushqimit të nënës, ushqimeve të ngurta, antibiotikëve dhe ndikimeve të tjera mjedisore formojnë mikroorganizmat që do të vazhdojnë.

Këto mikrobe dhe nënproduktet e tyre krijohen kur shpërbëjnë ushqimin ose kimikatet në zorrë dhe ndikojnë në një sërë sistemesh të trupit që formojnë oreksin, ndjeshmërinë ndaj insulinës, imunitetin, disponimin dhe funksionin e trurit.

Edhe pse shumë prej tyre janë të dobishme, disa përbërje të mikrobiomeve lidhen me sëmundjen e Crohn-it, astmën, diabetin e tipit 2 dhe sëmundje të tjera kronike.

Në përgjithësi, ne pamë se ekspozimi ndaj ndotjes lidhet me një profil inflamator të mikrobeve të zorrëve, të cilat mund të kontribuojnë në një sërë rezultatesh të pafavorshme shëndetësore në të ardhmen”, përfundoi Alderete.

Shëndet

Mos e pini kafenë në çdo orar, ja koha më e mirë sipas ekspertëve

Published

on

Për shumë prej nesh, kafeja është një pjesë e domosdoshme e rutinës së përditshme. Ajo është aty për të na dhënë atë dozë të energjisë që na nevojitet gjatë ditës.

Megjithatë, kafeja nuk këshillohet të konsumohet në çdo orar.

Sipas studimeve, duhet të shmangni konsumimin e kafeinës pas orës 02:00 ose të paktën shtatë orë para se të flini gjumë, pasi mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj.

Një studim, botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine, zbuloi se konsumimi i kafeinës gjashtë orë para se të shkoni në shtrat ndikonte në cilësinë e gjumit, edhe pse efektet e kafeinës mund të mos ndiheshin më.

Pjesëmarrësit e studimit ishin në gjendje të binin në gjumë pa problem, por cilësia e gjumit nuk ishte njësoj si te dikush që nuk kishte konsumuar kafe disa orë para gjumit.

Sipas studimeve të bëra nga studiues në Britani dhe SHBA, pirja e një ekspresi të dopio tri orë para gjumit mund të kthejë orën e trupit prapa pothuajse një orë. Kjo gjë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurodegjeneruese, të tilla si Alzheimeri.

Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën që gjendet në kafe, por edhe për atë që gjendet te pijet me sodë apo ato energjike.

Koha më e mirë për të konsumuar kafe është ora 10 e paradites. Sa i përket konsumit të përgjithshëm, Klinika Mayo rekomandon mbajtjen e konsumit të kafeinës në 400mg në ditë, ose afërsisht katër filxhanë kafeje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shëro aneminë me këto ushqime të fuqishme

Published

on

Një ditë, teksa ngjitesh shkallët, ndjen lodhje të tepërt. Më vonë vëren se zemra të rreh më fort se zakonisht, pa ndonjë arsye të qartë.

Kjo të shqetëson dhe vendos të shkosh te mjeku. Për fat të mirë, nuk është asgjë serioze, thjesht hemoglobinë e ulët, pra anemi.

Atëherë lind pyetja: çfarë duhet të hash për të rritur hemoglobinën?

Mëlçia

Ndër burimet më të pasura me hekur, i cili është thelbësor për prodhimin e hemoglobinës. Edhe pse disa njerëz nuk e preferojnë për shkak të shijes, i’a vlen ta provoni. Me kohën mund të mësoheni dhe përfitimet janë të mëdha.

Bishtajoret dhe perimet

Vetëm bishtajoret nuk sigurojnë sasi të larta hekuri, këshillohet t’i kombinoni me ushqime të pasura me vitaminë C, që ndihmon në përthithjen e hekurit. Perimet që përmbajnë vitaminë C, duhen ngrënë të freskëta janë: specat, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, speci djegës, spinaqi, majdanozi, karotat dhe panxhari.

Ushqimet e pasura me acid folik

Acidi folik është i rëndësishëm jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe në rastet e anemisë, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ushqimet që janë të pasura me acid folik: asparagët, portokajtë, kokrrat e grurit, avokadon, fasulet, sojën dhe farat e kungullit.

Peshqit e kaltër

Ofrojnë yndyra të shëndetshme, vitamina të grupit B dhe Omega-3, të rëndësishme për shëndetin e rruazave të kuqe të gjakut. Disa prej tyre janë salmoni, toni, sardelja dhe skumbria. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Përfundimisht pa duhan, bima që redukton dëshirën për të

Published

on

Personat që prej shumë vitesh janë konsumues të duhanit, e kanë shumë të vështirë të heqin dorë me lehtësi.

Nikotina është ajo që krijon varësinë ndaj pirjes së duhanit e shkakton probleme në organizmin tuaj. Pra, sa më shumë pini duhan, aq më shumë trupi juaj ka nevojë për nikotinë.

Por, kur ju vendosni të lini duhanin, sigurisht kjo është shumë e vështirë por ka një mënyrë për t’ju ndihmuar në këtë rrugë.

Përdorni bimën Stevia ( bimë shkurreje në gjethin e së cilës gjenden shumë glikozide të ëmbla) për të hequr dorë nga duhani.

Kjo është përdorur si sheqer diabetik. Përdorimi i sheqerit diabetik bllokon sinjalet që dërgon truri nga mungesa e cigareve dhe ju nuk do të ndjeni shumë moskonsumimin.

Stevian mund ta gjeni të lëngshme ose pluhur. Ju mund ta gjeni atë në supermarkete dhe dyqane të ushqimit të shëndetshëm.

Stevia është gjithashtu e rekomandueshme për ata që janë duke u përpjekur për të humbur peshë dhe për rregullimin e presionit të gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Vitamina C: Ushqyesi që trupi juaj ka më shumë nevojë këtë stinë

Published

on

Vitamina C është ushqyes i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në periudhën kur janë më të shpeshta virozat.

Ajo ndihmon në shkurtime të kohës së sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe vepron si antioksidant kundër radikaleve të lira.

Për më tepër, vitamina C mbështet shëndetin e zemrës, syve, ndihmon gjatë shtatzanisë, parandalon rrudhat e parakohshme dhe ndihmon rritjen dhe zhvillimin normal të trupit, si dhe përthithjen e hekurit.

Organizmi i njeriut nuk mund të prodhojë apo ruajë vitaminën C, prandaj marrja përmes ushqimeve është thelbësore.

Sasia ditore e rekomanduar:

Meshkujt: 90 mg

Femrat: 75 mg

Femrat shtatzënë: 85 mg

Nënat që ushqejnë me gji: 120 mg

Duhanpirësit: +35 mg mbi dozat e mësipërme

Sasia maksimale e sigurt për përdorim është 2000 mg në ditë. Një regjim ushqimor i shëndetshëm ofron sasi të mjaftueshme të vitaminës C.

Ushqimet më të pasura me vitaminë C:

1 gotë lëng portokalli: 93 mg

1 gotë lëng qitro: 70 mg

1 kivi: 64 mg

Gjysmë racioni brokoli: 51 mg

Gjysmë racioni luleshtrydhe: 49 mg

Speca të kuq: burim i shkëlqyer i vitaminës C

Vitamina C dhe stresi

Stresi gjatë ditës është i pashmangshëm. Mungesa e vitaminës rrit ndjeshmërinë ndaj saj, duke e bërë më të vështirë menaxhimin. Personat me mungesë të kësaj vitamine shpesh ndihen të lodhur, të paenergjik dhe të depresionuar.

Simptoma të mungesës së vitaminës C:

Probleme me dhëmbët dhe mishrat: Mund të shkaktojë erozion dhe rënie të dhëmbëve.

Sistem imunitar i dobët: Organizmi sëmuret më shpesh dhe rikuperimi zgjat më shumë.

Plogështi: Shfaqet si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës dhe mund të shkaktojë anemi.

Shtim në peshë: Trupi nuk përdor yndyrnat si burim energjie, duke rritur masën dhjamore.

Përfshirja e ushqimeve të pasura me vitaminë C në dietë ndihmon në mbrojtjen e shëndetit dhe në ruajtjen e energjisë së përgjithshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara