Shëndeti

Këshilla psikologjike që funksionojnë për të humbur peshë

Një nga programet e fundit më të njohura të humbjes së peshës quhet Noom.

Publikuar

Të gjitha programet e dobësimit kanë një të përbashkët: Pretendojnë se kanë gjetur çelësin që t’ju bëjnë të humbni kilogramë

Një nga programet e fundit më të njohura të humbjes së peshës quhet Noom dhe pretendon se psikologjia e sjelljes është çelësi për të ndihmuar njerëzit që të dobësohen.

Psikologjia e sjelljes synon të kuptojë se pse sillemi në një mënyrë të caktuar dhe të analizojmë modelet e veprimeve dhe sjelljeve tona.

Megjithëse nevojiten të tjera studime për efektivitetin e Noom, nga ana tjetër, teknika të psikologjisë mund t’i ndihmojnë njerëzit që të humbasin peshë me sukses.

Të gjitha programet e dobësimit kanë një të përbashkët: Pretendojnë se kanë gjetur çelësin që t’ju bëjnë të humbni kilogramë

Një nga programet e fundit më të njohura të humbjes së peshës quhet Noom dhe pretendon se psikologjia e sjelljes është çelësi për të ndihmuar njerëzit që të dobësohen.

Psikologjia e sjelljes synon të kuptojë se pse sillemi në një mënyrë të caktuar dhe të analizojmë modelet e veprimeve dhe sjelljeve tona.

Megjithëse nevojiten të tjera studime për efektivitetin e Noom, nga ana tjetër, teknika të psikologjisë mund t’i ndihmojnë njerëzit që të humbasin peshë me sukses.

Këto janë sjelljet që këshillon Noom:

Vendosja e qëllimit

Shumë programe të humbjes së peshës fillojnë duke u kërkuar njerëzve të vendosin një qëllim. Krijimi i këtij “qëllimi” në të vërtetë ju motivon të ndryshoni sjelljen. Një kombinim i qëllimeve (aktiviteti fizik, ushqimi i shëndetshëm) mund të jetë më efektiv për t’i mbajtur njerëzit të motivuar dhe për t’i ndihmuar të arrijnë qëllimet.

Por sa synime duhet të vendosë një person? Një studim zbuloi se përcaktimi i qëllimit do të thotë që keni më shumë gjasa të bëni ndryshimet, që në fund të fundit do të thotë se keni më shumë të ngjarë të humbni peshë. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë konkrete të numrit të saktë të qëllimeve që duhet të vendosen.

Vetë-monitorimi

Matja e peshës dhe asaj çfarë hani – e njohur si “vetë-monitorimi” – është një nga strategjitë më efektive nga fusha e psikologjisë së sjelljes për humbjen e peshës dhe është përfshirë në shumicën e programeve të menaxhimit të peshës. Vetë-monitorimi funksionon duke ju bërë më të vetëdijshëm për atë që po hani dhe pini dhe çfarë po ndodh me peshën tuaj.

Nga ana tjetër, kjo mund t’ju ndihmojë të shmangni konsumimin e ushqimeve të pashëndetshme. Hulumtimet tregojnë se peshimi të paktën një herë në javë çon në suksesin më të madh – një studim madje sugjeron peshimin e përditshëm.

Shëndeti

Si të dukeni më të rinj gjatë të 50-ve?

Përdorimi i vitaminës E dh shmangia e sheqerit janë vetëm dy prej tyre.

Publikuar

nga

Të gjithë e dimë se nuk ka asnjë pilulë magjike që ju bën të dukeni më të rinj, por zgjedhjet e një jetese të shëndetshme ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Edhe pse ndryshimet në lëkurë janë më të dukshme në të 40-at dhe 50-at, ka disa sekrete që mund të parandalojnë plakjen e parakohshme, për të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Acidi Linoleik

Acidi linoleik është i mbushur me antioksidantë, forcon barrierat mbrojtëse të lëkurës duke parandaluar inflamacionin, dëmtimin dhe formimin e rrudhave.

Kur barriera është e fortë dhe lagështia e ekuilibruar, cikli i ripërtëritjes së lëkurës fillon të funksionojë në mënyrë optimale duke ngadalësuar ritmin e plakjes.

Acidi i mbron gjithashtu lëkurën nga ndotësit mjedisorë si tymi, ajri i thatë e i nxehtë, rrezet UV, ndryshimi i klimës etj.

Po ashtu është në gjendje të ndihmojë në shërimin e dermatitit apo ekzemës.

Vitamina E

Vitamina E është në gjendje të zbehë dhe lëmojnë rrudhat dhe strukturën e lëkurës.

Çelësi për ndalimin ose ngadalësimin e formimit të rrudhave është forcimi i barrierës lipidike, gjë që kjo vitaminë e bën më së miri.

Nëse përdoret me vitaminën C dhe krem ​​kundër diellit, vetitë e saj shumëfishohen dhe lëkura juaj përfiton edhe më tepër mbrojtje.

Shmangni sheqerin

Sipas ekspertëve të shëndetit, sheqeri duhet të konsumohet patjetër me moderim nga gratë mbi 40 vjeç, në të kundërt mund të dëmtojë dhe të plakë lëkurën.

Kur ka një tepricë të glukozës në trup, ajo ndërlidhet me kolagjenin dhe elastinën, proteina që i japin lëkurës tonë qëndrueshmëri dhe elasticitet.

Kjo lidhje ngurtëson proteinat e lëkurës, duke e bërë lëkurën më të dobët, më të hollë dhe më pak të hidratuar.

Kolagjeni

Kolagjeni është një element i rëndësishëm që ruan shëndetin e lëkurës, thonjëve dhe flokëve.

Me kalimin e moshës trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, prandaj ju mund ta merrni atë edhe në formë lëngu apo pluhuri.

Uji i klorofilit

Uji me klorofil është një mënyrë e lehtë për tu detoksifikuar, për të promovuar shëndetin e lëkurës dhe për t’i siguruar trupit sasi të konsiderueshme antioksidantësh.

Antioksidantët që gjenden në klorofil, funksionojnë në trup duke reduktuar toksinat dhe dëmtimet nga radikalet e lira.

Ka efekte anti-inflamatore dhe antimikrobike, gjë që mund të reduktojë edhe aknet dhe të përmirësojë pamjen e lëkurës tuaj.

Hidratohuni

Trupat tanë përbëhen nga 60 – 70% ujë. Prandaj uji është thelbësor që trupat të funksionojnë sa më mirë dhe të ruajnë freskinë rinore.

Flini

Të bëni një gjumë të mirë gjatë natës (7 deri në 9 orë) ndihmon në qetësimin e trurit, trupit dhe lëkurës tuaj. Kur përmirësoni cilësinë e gjumit për një afat të gjatë, do të jeni më energjikë dhe më produktiv gjatë ditës. /AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Këto janë ushqimet e shëndetshme dhe me pak kalori

Një asparag përmban vetëm 27 kalori dhe në të njëjtën kohë përmban vitaminën K dhe folate.

Publikuar

nga

Disa nga ushqimet që përmbajnë gati 0 kalori janë:

Molla

Padyshim molla është një ndër frutat më të përhapur në botë. Ato përmbajnë një numër të madh të ushqyesve, që kanë efekte pozitive për shëndetin e njeriut. Një mollë përmban 57 kalori dhe 3 gram fibra.

Asparagu

Një asparag përmban vetëm 27 kalori dhe në të njëjtën kohë përmban vitaminën K dhe folate.

Brokoli

Është një nga perimet me një efekt shumë të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai së bashku me disa perime të tjera njihen për efektin e tyre në luftimin e kancerit.

Trangujt

Duke marrë parasysh se përbërja e trangujve është gati 80% ujë, atëherë kjo tregon se është një nga produktet me më së paku kalori dhe në të njëjtën kohë me efekt shumë të dobishëm për shëndetin e njeriut.

Shalqiri

Është një nga frutat që përmban shumë ujë dhe shumë pak kalori. Shalqiri përmban gati të gjitha llojet e vitaminave dhe ka vetëm 46 kalori.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Ngjyra e syve tregon sa e tolerojmë dhimbjen e lindjes, thotë shkenca

Opsioni më real është që ju të përjetoni një nivel dhimbjeje dhe ndjesi të pakëndshme gjatë lindjes.

Publikuar

nga

Ngjyra e syve tanë mund të tregojë se sa mirë ne tolerojmë dhimbjen, emocionet negative ose ankthin.

Shkencëtarët thonë se ne mund të parashikojmë se cili do të ishte pragu ynë i tolerancës ndaj dhimbjes gjatë lindjes. Dhe megjithëse lindjet pa dhimbje janë të mundshme, opsioni më real është që ju të përjetoni një nivel dhimbjeje dhe ndjesi të pakëndshme gjatë lindjes.

Gjithsej 58 gra shtatzëna kanë marrë pjesë në një studim të kryer në Universitetin e Pitsburgut në SHBA, dhe në bazë të rezultateve të tyre është treguar se gratë me sy të kaltër ose të gjelbër, e përballojnë dhimbjen më lehtë.

Ndryshe nga ato, gratë shtatzëna me sy me ngjyrë më të errët ndienin lehtësim shumë më të madh kur iu nënshtruan anestezisë epidurale, gjë që, sipas shkencëtarëve që drejtuan hulumtimin, konfirmon se pragu i tyre i tolerancës ndaj dhimbjes është më i ulët.

Po kështu, hulumtimet tregojnë se nënat me sy të kaltër vuajnë më pak nga ankthi dhe depresioni pas lindjes sesa nënat me sy me ngjyrë më të errët. Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar shkaqet pas këtyre të dhënave, supozohet se gjenetika mund të përfshihet.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjashtë sekretet për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Konsumoni më pak produkte shtazore dhe ushqime të përpunuara.

Publikuar

nga

Nuk është më një sekret se regjimi ushqimor dhe stërvitja janë çelësi për të jetuar një jetë të gjatë të shëndetshme, por lista nuk ndalet me kaq.

AgroWeb.org bazuar në këshillat e ekspertëve më të mirë botërorë të shëndetit, ndan me ju këshillat e tyre për mënyrat më të lehta të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj.

Mbroni shëndetin e zemrës

Nëse dëshironi të jetoni gjatë, atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është të mbroni dhe përmirësoni shëndetin tuaj kardiovaskular.

Këshillat për këtë janë:

Ndiqni një regjim ushqimor të pasur me fruta, perime dhe bishtajore.

Konsumoni më pak produkte shtazore dhe ushqime të përpunuara.

Jini fizikisht aktiv. Kryeni të paktën 150 minuta ushtrime gjatë gjithë javës.

Flini 7 ose 8 orë gjumë në natë.

Mbani një peshë të shëndetshme.

Mbani nën kontroll dhe në nivele optimale kolesterolin, sheqerin në gjak dhe presionin e gjakut. Të gjitha vijnë si rezultat natyral i aktivitetit fizik dhe ushqimit të shëndetshëm.

Ushtrohuni

Ushtroni të paktën 30 minuta çdo ditë. Sidomos nëse keni presion të lartë të gjakut ose diabet.

Gjithashtu ngritja e peshave ose përdorimi i shiritave të rezistencës, ushtrime që ndihmojnë për forcimin e muskujve, kanë treguar se reduktojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme me 10- 17%”.

Lini duhanin

Një nga mënyrat më të thjeshta për të jetuar më gjatë është të lini duhanin.

Nëse nuk pini duhan, të jetosh më gjatë dhe më shëndetshëm zakonisht varet nga zgjidhja më e dukshme që është mënyra e të ushqyerit. Regjimi ushqimor mesdhetar është ai që të gjithë ekspertët sugjerojnë dhe preferojnë.

Konsumoni më shpesh kërpudha

Kërpudhat janë i vetmi burim ushqimor i një aminoacidi të fuqishëm me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore me emrin L-ergothioneine (shkurtimisht ERGO).

Sipas disa studimeve, konsumi i lartë i kërpudhave ka të ngjarë të shpjegojë pse vende si Franca, Irlanda dhe Italia, kanë jetëgjatësi relativisht të lartë. Kjo ka bërë që disa shkencëtarë ta quajnë ERGO ‘vitamina e jetëgjatësisë”.

Kufizoni proteinat shtazore

Tashmë është e vërtetuar se duke reduktuar konsumin e proteinave që gjenden tek produktet shtazore, ju mund të jetoni më gjatë.

Duke u fokusuar në një regjim ushqimor me bazë bimore, ju mund të rrisni jetëgjatësinë tuaj.

Merrni fitonutrientët e nevojshëm për organizmin

Fitonutrientët si resveratroli dhe kuercetina mund të kenë efekte të fuqishme në shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj.

Resveratroli, i cili gjendet në ushqime si rrushi, vera, boronicat, kikirikët dhe kakao,ka treguar se përmirëson cilësinë e jetës.

Kuercetina, e cila gjendet në ushqime si mollët, qepët dhe lakra jeshile, shoqërohet me rritjen e jetëgjatësisë. Ajo gjithashtu ka efekte neuroprotektive dhe anti-inflamatore në trup. /AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara