Aktualitet

​Shqipëri: 619 raste të reja dhe një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, (MSHMS) bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 619 qytetarë.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 327 në Tiranë, 32 Shkodër, 31 Durrës, 26 Fier, 24 Berat, 21 Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë etj.

Janë 3.167 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetare nga Gjirokastra 83-vjeçe.

Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274.802.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 281.470 raste, prej tyre 274.802 janë shëruar, 3.167 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 3.501 pacientë./Atsh

Vendi

Maqedonci takohet me zëvendëskryeministrin çek, diskutojnë për industri mbrojtëse dhe trajnime ushtarake

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës Çeke, Jaromír Zůna, në kuadër të takimit të CEDC–Western Balkans (Bashkëpunimi i Mbrojtjes i Evropës Qendrore – Ballkanit Perëndimor).

Gjatë këtij takimi, dy ministrat diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, transferimit të teknologjisë ushtarake, si dhe thellimit të partneritetit në fushën e trajnimit dhe edukimit ushtarak për pjesëtarët e forcave të mbrojtjes.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Profesorët e UBT-së publikojnë punim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”

Published

on

By

Profesorët e UBT-së kanë shënuar një tjetër arritje të rëndësishme shkencore me publikimin e punimit të tyre më të ri me titull “Evaluation of Systemic Pharmacotherapy in Bacterial Skin Infections: Adherence to Clinical Guidelines and Factors Associated with Treatment Outcomes” në revistën prestigjioze ndërkombëtare Pharmacoepidemiology (MDPI).

Kjo revistë është me Impact Factor 1.6, e indeksuar në platformat shkencore Scopus dhe Web of Science (ESCI), si dhe e renditur në kuartilin Q2 sipas SCImago Journal Rank (SJR).

Studimi trajton farmakoterapinë sistemike të infeksioneve bakteriale të lëkurës, nivelin e zbatimit të udhëzimeve klinike dhe faktorët kyç që ndikojnë në rezultatet e trajtimit. Përmes të dhënave nga praktika reale klinike, ky punim jep një kontribut të rëndësishëm në promovimin e përdorimit racional të antibiotikëve dhe forcimin e parimeve të antimicrobial stewardship në mjekësi.

Ky botim është rezultat i bashkëpunimit shkencor të profesorëve të UBT-së me kolegë nga University of Maribor dhe Jacksonville University. Autorë të studimit janë Lirim Shefki Mustafa, Arieta Hasani Alidema, Mirlinda Havolli, Linda Connelly dhe Fitim Bexhet Alidema.

Punimi është publikuar në Pharmacoepidemiology (2026, Volume 5, Article 38).

Punimi i plotë mund të lexohet këtu.

 

Continue Reading

Botë

Të paktën 8 të plagosur nga të shtënat me armë afër një shkolle në Turqi

Published

on

By

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë, pasi një person i armatosur hapi zjarr të martën në afërsi të një shkolle të mesme në Turgutlu të provincës Manisa, në perëndim të Turqisë.

Sipas zyrës së guvernatorit lokal, sulmi ndodhi rreth orës 07:59. I dyshuari shtëni pranë hapësirës së shkollës dhe u largua nga vendngjarja, por u kap dhe u arrestua me shpejtësi nga forcat e sigurisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet mjekësore dhe ato policore, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë përreth zonës.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të panjohura.

Ky incident pason një seri ngjarjeve të ngjashme tragjike në shkollat e Turqisë. Në prill, një 14-vjeçar vrau 9 nxënës dhe një arsimtar në provincën Kahramanmaraş, ndërsa në një tjetër rast në Şanlıurfa, një ish-nxënës plagosi 16 persona para se të kryente vetëvrasje. Ngjarjet kanë nxitur reagime të forta publike, duke shtyrë presidentit Recep Tayyip Erdoğan të paralajmërojë masa të reja ligjore për kufizimin e posedimit të armëve.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me shefen e FMN-së ne New York, flasin për ekonominë dhe reformat

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në ShBA ka zhvilluar një takim në New York me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, ku u diskutua për partneritetin dypalësh, ecurinë ekonomike të vendit dhe sfidat globale.

Gjatë takimit, Kurti theksoi se agjenda reformuese e Qeverisë synon krijimin e vendeve cilësore të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve. Si prioritete kryesore ai përmendi zgjerimin e programit “SuperPuna për Gratë” dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të arsimit dual.

Kryeministri prezantoi edhe treguesit ekonomikë të vendit gjatë këtij viti, duke veçuar rritjen ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në të dytin.

Në fokus të bisedës ishin edhe sfidat me të cilat po përballet ekonomia globale, si rritja e çmimeve të naftës dhe kriza energjetike, si dhe masat e nevojshme për përballimin e tyre. Kurti e falënderoi znj. Georgieva për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FMN-në, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

Continue Reading

Të kërkuara