Lifestyle

​Shkencëtarët pohojnë se gjysma e miqve tuaj nuk ju konsiderojnë mik

Vetëm 50% e miqësive janë miqësi të vërteta, që do të thotë se vetëm gjysma e miqve tanë nuk na konsiderojnë miq.

Published

on

Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore PLOS One zbulon se ne as nuk e dimë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë.

Vetëm 50% e miqësive janë miqësi të vërteta, që do të thotë se vetëm gjysma e miqve tanë nuk na konsiderojnë miq.

Në hulumtim morën pjesë 84 studentë të moshës 24-38 vjeç. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se shumica e njerëzve supozojnë se dikush që ata e konsiderojnë mik i konsideron gjithashtu një mik. 94% e pjesëmarrësve në hulumtim prisnin që njerëzit që i identifikuan si miq do t’i renditnin në të njëjtën mënyrë.

Studiuesit zbuluan se pothuajse gjysma e miqësive nuk ishin në të vërtetë reciproke. Edhe pse është vetëm një studim i vogël, rezultatet janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme që kanë të bëjnë me miqësitë. Një sondazh i vitit 2011 tregoi se 45% e miqësive janë të ndërsjella, ndërsa një sondazh i vitit 2005 tregoi se vetëm 34% e miqve mendojnë në të njëjtën mënyrë për njëri-tjetrin.

Njerëzve nuk u pëlqen të dëgjojnë se njerëzit që i konsiderojnë miq nuk mendojnë kështu për ta“, tha Alex Pentland. Ai pretendon se kjo mund të lidhet me faktin se shumë nuk dinë të përcaktojnë se çfarë është në të vërtetë miqësia.

Psikologu evolucionar, Robin I.M. Dunbar, thotë se ka shtresa miqësie dhe shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të mbajnë një numër të madh miqësish kuptimplote. Ka thjesht një sasi të kufizuar kohe dhe kapital emocional që mund të investojmë. Kjo është arsyeja pse ka vend vetëm për pesë llojet më intensive të marrëdhënieve.

Edhe pse mund të mendoni se keni shumë miq, cilësia e këtyre marrëdhënieve është e rëndësishme.

Lifestyle

Ilaçi natyral kundër zbokthit

Published

on

Kush do të thoshte që artikulli të cilin çdo ditë e përdorin në kuzhinë mund të bëjë aq shumë për bukurinë tonë. Kripa e detit është e pasur me minerale siç janë magnezi, kaliumi dhe natriumi, ndërsa atë e bëjnë aleat shumë të fuqishëm të bukurisë.

Përdoret për piling të fytyrës dhe trupit, zbardhjen e dhëmbëve, si edhe banjë për shputa të lodhura, por a e keni ditur që mund t’jua zgjidhë problemin me zbokthin?

Është bonus që ky tretman, në të cilin blogeret botërore betohen, është i lirë – një kg kripe të trashë kushton më pak se 1 euro.

Ja si duhet të veproni…

Njomni flokët dhe ndani në disa pjesë. Nëpër sipërfaqe të kokës qitni një ose dy lugë kripë deti dhe me gishta të lagur bëni butësisht masazh flokëve 10-15 minuta. Nëse mund të kërkoni nga dikush që t’jua bëjë masazhin – edhe më mirë!

Do të jetë më i efektshëm, ndërkaq edhe ju do të mund të kënaqeni me masazh, pastaj qitni shampon dhe shpëlani flokët. Rezultati do të jetë i dukshëm që nga tretmani i parë!

Continue Reading

Lifestyle

Trajtime natyrale kundër rënies së flokëve

Published

on

Rënia e flokëve paraqet problem serioz për njerëzit. Preparatet e ndryshme kozmetike shkakton rënie më të madhe të flokëve, në vend se të parandalojnë një gjë të tillë.

Provoni ndonjë nga këto trajtime natyrale, përzierje që mund t’i përgatisni në shtëpi e të mos humbni shumë para dhe kohë.

Më poshtë i keni tri përzierje kundër rënies së flokëve:

Tundeni një të verdhë të vezës derisa të bëhet shkumë, shtoni një lugë të vogël rum dhe një lugë të vogël vaj ricini.

Aplikoni këtë maskë në flokë e masazhoni kokën. Rekomandohet që kjo masë të qëndrojë në kokë të paktën tri orë, por do të ishte edhe më mirë të qëndronte gjatë tërë natës. Pastaj shpëlani flokët me ujë në të cilin keni shtrydhur lëng limoni.

Përsëriteni këtë tretman një herë në javë, derisa ta arrini rezultatin e dëshiruar. Maska tjetër ka për bazë hithin.

Hidhni 100 gr. rrënjë hithi në një litër alkoool prej 70% dhe lëreni masën të qëndrojë për shtatë ditë. Pastaj hidheni përzierjen e fituar në një shishe të pastër dhe shtojani disa pika vaj ricini. Me këtë përzierje duhet t’i masazhoni rrënjët e flokëve çdo ditë, shkruan femina.

Për fund, edhe një ilaç natyral. Ziejini 100 gr. hithra në gjysmë litër ujë për 20 minuta. Mbulojeni enën dhe lëreni përzierjen të qëndrojë për tetë orë. Pastaj kullojeni lëngun dhe shtojani uthull molle. Masazhojini rrënjët e flokëve çdo natë me këtë maskë.

Continue Reading

Lifestyle

Ja pse zgjoheni me flokë të yndyrshëm

Published

on

Continue Reading

Lifestyle

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Published

on

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte negative tek fëmijët e tyre.

Interneti është i mbushur me informacione rreth metodave e strategjive të fundit për rritjen e fëmijëve në epokën digjitale. Por, ka ide të thjeshta, të testuara e të provuara, që mund të jenë instrument për rritjen e një fëmije me vetëbesim, të mirë dhe të arsimuar.

Këshillat e mëposhtme vijnë direkt nga ekspertët e Universitetit të Harvardit.

Shpenzoni kohë me fëmijët

Kjo është baza për çdo gjë. Duhet që rregullisht të shpenzoni kohë me fëmijët, të interesoheni në hobit dhe problemet që i kanë dhe, më e rëndësishmja, dëgjoni çfarë kanë për të thënë. Jo vetëm që do të mësoni më shumë rreth personalitetit unik të fëmijës, por veprat tuaja do të jenë shembull për ta si të kujdesen dhe të jenë të vëmendshëm për të tjerët.

Tregoni fëmijës sa shumë e dashuroni

Sipas hulumtimeve, shumë fëmijë nuk e dinë se janë personi më i rëndësishëm në botë për prindërit. Fëmijët këto fjalë kanë nevojë t’i dëgjoni direkt nga ju. Mos harroni t’i thoni këto fjalë aq shpesh sa mundemi, sepse kësisoj ai ndjehet më sigurt, i dashur dhe i vlerësuar.

Tregojuni si të ballafaqohen me probleme, e jo si të ikin nga to

P.sh., nëse fëmija papritmas vendos të heqë dorë nga trajnimet e futbollit, pyetni ata të shpjegojnë se përse duan ta bëjnë këtë, e gjithashtu shpjegojani obligimet që i kanë për kolegët e ekipit.

Nëse prapëseprapë dëshirojnë të heqin dorë, atëherë ndihmoni fëmijës t’i gjejë pasionet e vërteta.

Continue Reading

Të kërkuara