Aktualitet

​Sezoni i korrjeve, Shqipëria parasheh 225 mijë tonë grurë

MBZhR synon të zhvillojë strategji të reja.

Published

on

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikon që nga sezoni i ri i korrjeve të përfitohen 225 mijë tonë grurë, që mbulon 50% të nevojës së tregut vendas, kryesisht në zonat rurale, ndërsa industria e blojes vijon të furnizohet me grurë nga importi.

Në kushtet e tkurrjes së prodhimit të grurit shkaktuar nga kufizimet e eksporteve nga lufta Rusi-Ukrainë dhe temperaturat ekstreme të të nxehtit që po dëmtojnë të korrat, MBZhR synon të zhvillojë strategji të reja, krahas naftës falas dhe mbështetjes nga skemat, të cilat do t’u vijnë më shumë në ndihmë fermerëve për zgjerimin e prodhimit vendas të grurit.

“Situata e grurit në botë tashmë është e njohur. Ne u kemi ardhur në ndihmë fermerëve, duke u rimbursuar naftën. Mbi 200 mijë fermerë kanë përfituar naftën falas për vitin 2022. Mbështetje gjithashtu kanë marrë nga skemat e IPARD me mekanikët bujqësorë, duke përfituar 50-55% grant për mekanizmat bujqësore. Të gjitha kompanitë që importojnë grurë kanë lidhur kontratat me kompanitë dhe vazhdojnë normalisht furnizimin. Sipërfaqja e mbjellë me misër është rreth 58 mijë ha, dhe në krahasim me vitet e tjera është rritur me rreth 5%. Sasia totale e prodhuar në vend është 400 mijë ton, ndërsa importojmë rreth 100 mijë ton. Edhe për misrin, situata duket e mbarë, nga kontaktet me fermerët”, nënvizoi Ministria e Bujqësisë.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara