

Lajmet
Rritet numri i viktimave të dhunës në familje që kërkojnë strehim, kërkohet financimi i tyre nga shteti
Published
4 years agoon
By
Betim GashiGjatë muajit prill është rritur numri i viktimave të dhunës në familje që kërkojnë strehim. E rritja e këtij numri, bënë që të rriten edhe nevojat financiare të strehimoreve, për çka Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve po kërkon ndihmë nga shteti.
Është Konventa e Stambollit që obligon shtetin që të financojë këto të fundit. Kështu u tha pas takimit që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministrja, Nita Shala patën me drejtueset e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, të cilën e vizituan në vazhdën e vizitave me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit.
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, e cila mori pjesë në vizitat për nder të kësaj dite, tha se ndanë shqetësimin e përbashkët për fenomenin e dhunës në familje, si dhe nevojën për të siguruar mbrojtje sa më të mirë për viktimat e dhunës në familje.
Ajo tha se në takimin e sotëm në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, morën një lajm të mirë, e që është shtimi i rasteve kur familjet biologjike mbrojnë viktimat e dhunës.
“Ndamë shqetësimin e përbashkët për fenomenin e dhunës në familje, si dhe nevojën për të siguruar mbrojtje sa më të mirë për viktimat e dhunës në familje. Morëm edhe një lajm të mirë që gjithmonë e më shumë familjet biologjike po shprehin vullnetin që të ndihmojnë viktimat e dhunës në familje dhe praktikisht synojmë që edhe më tutje të bashkëpunojmë, të bashkërendojmë aktivitetet, në mënyrë që t’i japim një përgjigje sa më efektive këtij fenomeni”, tha ajo.
Drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Zana Hamiti – Asllani tha se numri i viktimave që kërkojnë strehim në këtë qendër është rritur dukshëm në muajin prill. Asllani bëri të ditur se kjo nuk është vizita e parë që ministrja Albulena Haxhiu i bëri kësaj qendre.
Sipas saj, që nga vizita e parë e Haxhiut e deri më tash kanë ndryshuar shumë gjëra, duke u ofruar viktimave kushte që siç tha ajo, janë të nivelit evropian.
“Ministrja na ka vizituar edhe herëve tjera për t’u interesuar për kushtet që ne iu ofrojmë viktimave në strehimore. Po më duket që edhe ajo është ndarë e kënaqur se pas shumë vizitave të mëhershme është një ndryshim i madh, është rinovuar objekti, dhe kushtet për viktimat janë në nivel evropian. Numri i rasteve të strehuara është në rritje, muajin e fundit, por po shpresojmë që me fushata sensibilizuese t’i informojmë viktimat që ato e kanë një vend të sigurt të drejtohen, mos të durojnë dhunën, të vijnë në strehimore dhe procedurat e mëtutjeshme”, tha ajo.
Krahas rritjes së numrit të viktimave që kërkojnë strehim, ajo tha se nevojitet edhe financim, për çka u shpreh optimiste se do t’i ndihmojë Ministria e Drejtësisë, pasi pas saj, është Konventa e Stambollit që obligon shtetin për të financuar strehimoren.
“Me ratifikimin e Konventës së Stambollit, tash që është pjesë e Kushtetutës së Kosovës, po besojmë që do t’i zbatojnë ato ligje, të përputhen me Konventën e Stambolli dhe të kemi të paktën një financim të qëndrueshëm meqë strehimorja, jo veç e Prishtinës, por në gjithë Kosovën, përballen me mungesë financiare. Konventa e Stambollit e obligon shtetin që ta financojë strehimoren edhe pse është OJQ. Po shpresojmë në këtë drejtim dhe shpresoj që do të kemi përkrahje të vazhdueshme nga ministrja”, tha ajo.
Lidhur me këtë, zëvendësministrja Nita Shala tha se në prioritet e Ministrisë së Drejtësisë është edhe krijimi i një linje të veçantë buxhetore, për çka theksoi se po punojnë intensivisht që të gjejnë një mekanizëm për ta bërë sa më shpejt të implementueshëm.
Lajmet
SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën për një kohë të pacaktuar
Published
42 minutes agoon
September 12, 2025By
UBTnews
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se Uashingtoni ka vendosur të pezullojë për një periudhë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.
Në deklaratën e publikuar nga Ambasada thuhet se ky vendim është marrë për shkak të shqetësimeve rreth veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë kontribuar në rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë, duke vështirësuar bashkëpunimin produktiv mbi prioritetet e përbashkëta.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, thuhet në deklaratë.
Dialogu strategjik kishte për synim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, në interes të qytetarëve.
Lajmet
“Kam shumë për të thënë”: Rubin konfirmon se do të jap dëshmi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Published
50 minutes agoon
September 12, 2025By
UBTnews
“Kam shumë për të thënë javën e ardhshme”, tha James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë ndihmës sekretar amerikan i Shtetit, derisa konfirmoi se do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Rubin do të dëshmojë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të dëshmoj në Tribunalin special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte, do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, tha Rubin për emisionin “Christiane Amanpour Presents: The Ex Files with James Rubin”.
Madeleine Albright, tashmë e ndjerë, ishte kryediplomate amerikane.
Gjykata Speciale, e cila i heton krimet e pretenduara të luftës, ka seli në Holandë dhe funksionon me staf ndërkombëtar, edhe pse e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015.
Atje, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në një proces të tejzgjatur gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta.
Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, ndërkaq gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill 2023.
Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj në prill të këtij viti ndërkohë, më 15 shtator do të nis paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse./D.B/KP
Lajmet
Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon
Published
2 hours agoon
September 12, 2025By
UBTnews
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin jo-rezident të Kosovës, Richard Rodgers.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj njoftoi se me Rodgers ka biseduar për proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.
“Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale“, ka shkruar Haradinaj.
Në fund, Haradinaj vlerësoi mbështetjen e Australisë për Kosovën.
“Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme“, përfundoi ai./D.B/KP
Lajmet
Kurti viziton për ngushëllime familjen Idrizi
Published
2 hours agoon
September 12, 2025By
UBTnews
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Idrizi në Gjakovë.
Ai i shprehu ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, Afrim Idrizi, aktivist i çështjes kombëtare, luftëtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri vlerësoi lart kontributin e të ndjerit dhe të familjes Idrizi, që ka dhënë për liri edhe dëshmorin Bashkim Idrizi, për çështjen kombëtare, çlirimin e vendit, si dhe kontributin në paqe./D.B/KP

Trupi juaj pa mish të kuq, ja ndryshimet që mund ti keni

Muzikë, modë dhe pasion, jeta e Victoria Beckham do të shfaqet në një dokumentar në Netflix

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën për një kohë të pacaktuar

“Kam shumë për të thënë”: Rubin konfirmon se do të jap dëshmi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Rregullat e forta të Julia Roberts për një fëmijëri të disiplinuar

UBT dhe Rektori Hajrizi vlerësohen me çmimet më të larta globale si rol model për inovacion, sipërmarrësi dhe impakt shoqëror nga Triple E Awards

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

Kurti viziton për ngushëllime familjen Idrizi

Gërmimet në Turqi zbulojnë kafka elefantësh 7.7 milionë vjeçare
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26