Sport

​Real Madridi vjen me kamp stërvitor në Kosovë

Published

on

Njëri ndër klubet më të mëdha në botë Real Madridi do të mbaj një kamp stërvitor prej pesë ditësh dhe do të ketë për qëllim zbulimin dhe avancimin e talentëve të futbollit në vendin tonë.

Robin Krasniqi, përfaqësues zyrtar i kampit të Real Madrid në Kosova me këtë rast tha se është shumë i lumtur që ka punuar dhe ka arritur që ta sjellë këtë projekt në Kosovë dhe kjo është bërë për shkak të entuziazmit të madh që ekziston për futbollin në Kosovë.

“Jam shumë i lumtur që pas një pune disa mujore janë…. storie. Mua më kanë pyetur njerëzit nga Anglia, nga shtete të ndryshme se pse e keni zgjedhur Kosovën që ta organizojmë dhe është një arsye e thjeshtë. Edhe pse nuk e flas shumë mirë gjuhën shqipe por kam një lidhje me Kosovën dhe shtëpia imë është këtu. E di që në Kosovë natyrisht ka një entuziazëm shumë të madh rreth futbollit kështu edhe në një far mënyrë është nder ky. Gjithmonë kam menduar se si t’ia kthej diçka shtetit… dhe besoj se ky ka qenë projekti i duhur. Natyrisht që Real Madridi është një prej skuadrave më të mira në botë dhe besoj se ky projekt do të jetë i duhuri për ne”, tha Krasniqi.

Ndërsa Arlind Sadiku, zëdhënës i kampit stërvitor të Real Madridit në Kosovë tha se ky eveniment është shumë i rëndësishëm sepse do të drejtohet nga trajner dhe skaut r të njëri prej klubeve më të mira në botë.

“Besoj që do të jetë një kamp stërvitor që i është nevojitur fëmijëve tanë për të punuar në mënyrat më të përparuara që mund të ketë një klub. E dimë që Real Madridi është një prej klubeve më të mëdha ne Evropë nëse jo më i forti kështu që për fëmijët tanë besoj që fillimisht do të jetë një kënaqësi të punojë me ekspertët e futbollit, do të jenë dy trajner që do të vijnë nga Spanja. Në të njëjtën kohë ata janë skaut dhe do të kenë mundësi që të përcjellin fëmijët nga mosha 6 deri në 16 vjeç, pra do të jenë pjesë e këtij evenimenti, kështu që për të gjithë fëmijët natyrisht që është eksperiencë e cila u ka munguar sepse e dimë se në çfarë kushte punohet në Kosovë”, tha Sadiku.

Me tutje Sadiku sqaroi se në fund ta trajnimit, fëmijët do të paisen me një çertifikatë dhe ata që tregojnë talent mund të vërehen nga skautët dhe mbase edhe të bashkohen me klubin mbretëror një ditë.

“Në fund fëmijët do të marrin nga një certifikatë nga klubi kështu që edhe do te kenë mundësi natyrisht që nëse prej trajnerëve, skautëve të Real Madridit sheh talentin tek ata do të kenë mundësi të ftohen në një të ardhme te klubi mbretëror, por ç’është më ë rëndësishmja po e themi edhe njëherë është që eksperiencë sikur kjo është e veçantë sepse është njëjtë sikur të kryesh një kamp stërvitor në Spanjë, njëjtë edhe në Kosovë sepse me të njëjtat mënyra, metoda që punohet atje, do të punohet edhe në Kosovë”, tha Sadiku.

Sport

Bashkimi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit për shkak të vizave

Published

on

By

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit, e paraparë të zhvillohet të martën nga ora 20:00, në kuadër të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë drejt Anglisë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me pajisjen me viza.

Sipas njoftimit zyrtar, klubi ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme, por çështja e vizave vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Për këtë arsye, Bashkimi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për caktimin e një date të re, që do t’i mundësonte skuadrës të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të zhvillojë ndeshjen.

D.L

Continue Reading

Sport

Mediat italiane vlerësojnë Zhegrovën, por kritikojnë sulmin e Juventusit

Published

on

By

Edon Zhegrova po merr vlerësime pozitive nga mediat italiane për aftësitë e tij individuale, ndërsa Juventusi vazhdon të përballet me vështirësi në fazën ofensive.

Në një analizë të publikuar nga “Goal”, gazetari Simone Eterno ka theksuar se futbollisti kosovar mund t’i sjellë më shumë kreativitet sulmit të Juventusit, por skuadra nuk mund të mbështetet vetëm në cilësitë e tij individuale.

Sipas analizës, Zhegrova ka dëshmuar se mund të ndryshojë ritmin e lojës përmes driblimeve dhe depërtimeve, duke krijuar më shumë mundësi në sulm.

Megjithatë, mediumi italian thekson se Juventusi duhet të përmirësojë organizimin ofensiv për të shfrytëzuar më mirë potencialin e reprezentuesit të Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Daniele Adani kritikon Edon Zhegrovën: Nuk është në nivelin e Juventusit

Published

on

By

Ish-futbollisti i Serie A, Daniele Adani, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj reprezentuesit të Kosovës, Edon Zhegrova, duke vënë në dyshim nivelin e tij për të luajtur te Juventusi.

Në një deklaratë për “Rai Sport”, Adani ka vlerësuar se Zhegrova nuk i përmbush kërkesat e klubit italian dhe se do të ishte më i përshtatshëm për një skuadër të mesit të tabelës.

“Edon Zhegrova nuk është lojtar i nivelit të Juventusit. Ai duhet të luajë për një skuadër që lufton për mesin e tabelës, sepse luan vetëm 30 minuta për ndeshje”, është shprehur Adani.

Deklarata e tij vjen si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj aftësisë së sulmuesit kosovar për t’u përshtatur me kërkesat e Juventusit.

D.L

Continue Reading

Sport

Vinicius përfshihet në incident me një zyrtar të La Liga-s, kërkon falje para skuadrës

Published

on

By

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, është përfshirë në një incident pas përfundimit të ndeshjes së fundit, ku dyshohet se ka shtyrë një zyrtar të La Liga-s në tunelin që çon drejt dhomave të zhveshjes.

Sipas gazetarit Marcos Benito të emisionit sportiv “El Chiringuito TV”, ngjarja ka ndodhur derisa braziliani po largohej nga fusha.

Pas incidentit, Vinicius ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, duke kërkuar falje para bashkëlojtarëve dhe stafit teknik të Real Madridit.

“Vinicius kërkoi falje në dhomat e zhveshjes dhe i shpjegoi veprimet e tij”, ka deklaruar gazetari Marcos Benito.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse sulmuesi brazilian do të përballet me një suspendim prej dy ndeshjesh, që mund ta lërë jashtë përballjeve ndaj Sevillas dhe Barcelonës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara