Aktualitet

​Rama nderohet me çmimin e solidaritetit nga “Vital Voices Global Partnership”

Kjo për mikpritjen që Shqipëria iu bëri refugjatëve afganë.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u nderua me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership” në SHBA, për mikpritjen që Shqipëria iu bëri refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psikosociale.

Çmimi iu dorëzua Ramës nga ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton, njëkohësisht dhe një nga themelueset e organizatës, çmim i cili dedikohet “për njerëz të shquar që kanë treguar guxim dhe dhembshuri në mbrojtjen e grave dhe vajzave në mbarë botën”.

Rama u nderua më ketë çmim gjatë një mbrëmje të veçantë, të organizuar me këtë rast, gjatë të cilës u shfaq një dokumentar dhe një mesazh mirënjohës nga gratë afgane që ndodhen aktualisht në Shqipëri, drejtuar kryeministrit Rama.

Në fjalën e saj Hillary Clinton deklaroi se do të donte të kishte më shumë udhëheqës sikurse është Rama.

“Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”. Kështu, së bashku me Vital Voices, Institutin e Xhorxhtaunit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Gratë për Gratë dhe Nina’s List dhe shumë të tjerë, Kryeministri Rama u hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani e kryesisht grave në nevojë dhe, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1 000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri. Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë”. Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje[…]në emër të Vital Voices, kam nderin e madh t’ja jap Çmimin e “Vital Voices Global”, Kryeministrit Edi Rama”, tha Clinton.

Pas fjalës së Clinton, Rama tha se ishte ndjenjë e mirë të dëgjohen fjalë të tilla nga një grua sic është ajo, ku theksoi se nuk është kurrfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se të jesh kryeministër i Shqipërisë në NATO është punë e lehtë, sepse sic tha ai “nuk të takon ty t’i marrësh vendimet”.

“Sigurisht të vjen mirë të dëgjosh fjalë të tilla nga një grua aq e mrekullueshme, por unë nuk jam hero. Nuk është kurrëfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin[…]Unë e them përherë se të jesh Kryeministri i Shqipërisë në NATO është punë goxha e lehtë, sepse nuk të takon ty t’i marrësh vendimet. Por gjithsesi, m’u duk mjaft e çuditshme që askujt nuk po i shkonte mendja tek këta njerëz. Më pas, në gusht, kur situata nisi të vështirësohej, dikush erdhi në Shqipëri e më tha: ‘Sekretares Klinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: ‘Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!’ ‘E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. Pastaj ai, se ishte një ‘ai’, meqë ra fjala më tregon për Vital Voice e gjithë të tjerat dhe unë i them: ‘Në rregull, le ta bëjmë’. ‘Si?”, thotë. Ta bëjmë, t’i marrim këto gra’. Më thotë: ‘A do që të të marrë në telefon Sekretarja Klinton?’’Jo i them, le ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon’. E di, meqë ra llafi, se është shumë amerikane… të paparë kur vjen puna për të të joshur e pastaj kur mbarojnë punë të thonë: ‘Më fal kush je?’. Megjithatë nuk ishte ky rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe sigurisht ishte nder shumë i madh sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës”, tha Rama. 

Lajmet

Nuk ka ndryshim: Çmimi i naftës mbetet i njëjtë.

Published

on

By

Çmimet e derivateve në Kosovë nuk kanë pësuar lëvizje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas tavanit të përcaktuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), vlerat maksimale të shitjes për sot janë: Nafta: 1.68 euro për litër; Benzina: 1.47 euro për litër; Gazi: 0.85 euro për litër

Shtrenjtimi i theksuar i naftës erdhi si pasojë e tensioneve gjeopolitike që nisën më 28 shkurt, pas shpërthimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Situata u rëndua veçanërisht me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit, një pikë strategjike përmes së cilës qarkullon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë.

Continue Reading

Lajmet

Sulm me thikë në Mitrovicë, e dyshuara dërgohet në spitalin psikiatrik

Published

on

By

Një grua është arrestuar pasditen e së mërkurës në jug të Mitrovicës, pasi dyshohet se ka therë me thikë një burrë.

Viktima është dërguar menjëherë për mjekim, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë.

Policia po e heton rastin si “lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Aktualitet

SHBA: 25 miliardë dollarë shpenzime për konfliktin në Iran

Published

on

By

Sipas një raportimi nga agjencia e lajmeve Reuters këtë të enjte, një zyrtar i lartë i Pentagonit ka dhënë vlerësimin e parë zyrtar për koston e konfliktit në Iran, duke deklaruar se lufta e Shteteve të Bashkuara ka kushtuar deri më tani 25 miliardë dollarë.

Kjo shifër, e cila është e barabartë me të gjithë buxhetin vjetor të NASA-s, u bë e ditur nga kontrollori në detyrë, Jules Hurst, gjatë një dëshmie para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Hurst sqaroi se pjesa dërrmuese e këtyre fondeve është shpenzuar për municione, megjithëse nuk dha detaje nëse në këtë vlerësim përfshihen kostot e parashikuara për riparimin e infrastrukturës së dëmtuar në Lindjen e Mesme.

Ky njoftim vjen në një moment kritik politik, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të mesmandatit, ku republikanët e presidentit Donald Trump po përballen me një betejë të vështirë për të ruajtur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndërkohë, demokratët po shënojnë rritje në sondazhe, duke u përpjekur ta lidhin luftën jopopullore me koston e lartë të jetesës.

Kongresisti Adam Smith, demokrati më i lartë në komitet, mirëpriti dhënien e shifrës pas kërkesave të shumta të paplotësuara, por mbetet e paqartë sesi Pentagoni e nxori këtë shumë.

Kjo pasi burime të mëparshme për Reuters kishin raportuar se vetëm gjashtë ditët e para të luftës i kishin kushtuar administratës të paktën 11.3 miliardë dollarë, duke krijuar pikëpyetje mbi vërtetësinë e vlerësimit të ri prej 25 miliardësh. /Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu fton partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ndërmarrë hapat e radhës për procesin elektoral duke ftuar partitë politike në një takim konsultativ nesër në orën 15:00, me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i cili bëri të ditur se në emër të këtij subjekti politik në takim do të marrë pjesë Jehona Lushaku, siç njofton Koha.net.

Ky zhvillim vjen menjëherë pas takimit që Haxhiu zhvilloi sot me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Gjatë asaj bisede, Radoniqi deklaroi zyrtarisht se KQZ-ja ka kërkuar që 7 qershori të jetë data e organizimit të procesit zgjedhor, për të siguruar kohën e mjaftueshme për të gjitha përgatitjet teknike. Takimi i nesërm në Kuvend pritet të qartësojë vullnetin e subjekteve politike dhe të çojë drejt dekretimit final të datës së votimeve.

Continue Reading

Të kërkuara