Lajmet

Dyshohet se ​Putinit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore

Në mesnatën e së shtunës, ai kishte “të përziera të rënda” dhe mjekët ndërhynë rreth orës tre të mëngjesit.

Published

on

Fundjavën e kaluar, Vladimir Putinit thuhet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, raportoi një kanal në Telegram që monitoron shëndetin e presidentit rus.

Në mesnatën e së shtunës, ai kishte “të përziera të rënda” dhe mjekët ndërhynë rreth orës tre të mëngjesit, raportoi kanali General SVR. Putin tani është rikuperuar, pretendohet.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi shefi i inteligjencës së Ukrainës sugjeroi se Putini ishte zëvendësuar nga një dublues gjatë një vizite shtetërore në Iran. Kirill Budanov, kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ka pohuar më parë se Putini po trajtohet fshehurazi për kancer dhe se kryekëshilltari, Nikolai Patrushev e zëvendëson rregullisht gjatë operacioneve.

Asnjë nga pretendimet e kanalit nuk është konfirmuar, por Putin nuk do të ishte lideri i parë rus që do të përdorte këto metoda. Stalini besohet të ketë përdorur dyshe të shumta gjatë kohës në krye të Bashkimit Sovjetik, dy prej të cilëve që atëherë kanë folur për përvojën.

Vetë Putini ka pranuar se kishte menduar të përdorte mashtrime për mbrojtje gjatë luftës çeçene, por pretendon se e hodhi poshtë idenë dhe se ajo nuk u zbatuar kurrë.

Gjenerali SVR, i cili pretendon se drejtohet nga një ish-oficer i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, tha sot se “Putinit i duhej ndihmë urgjente mjekësore natën e së premtes, 22 korrik deri të shtunën, 23 korrik. Rreth orës një pas mesnate, presidenti thirri stafin mjekësor të rezidencës së tij. Putin u ankua për të përziera të rënda. Rreth njëzet minuta më vonë, një ekipi shtesë mjekësor me mjekët e presidentit, dihet se mjekët e kanë ndihmuar dhe kanë qëndruar tre orë me të dhe pasi është përmirësuar gjendja e tij janë larguar nga dhoma e tij”.

Ndryshe, drejtori i CIA-s William Burns tha javën e kaluar se Putin ishte edhe “shumë i shëndetshëm”. Kremlini mohon në mënyrë rutinore se Putini ka probleme shëndetësore.

Lajmet nga UBT

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube: PODCASTI

Continue Reading

Lajmet

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Investim 5.8 milionë euro për kompleksin modern të xhudos

Published

on

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar nisjen e investimit për një kompleks modern sportiv në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.

Ai ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata prej rreth 5.8 milionë eurosh për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendra e parë ndërkombëtare e trajnimeve në Kosovë.

“Xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën,” ka thënë Çeku, duke theksuar se ky projekt është një falënderim për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe të gjithë kampionët që e kanë ngritur lart emrin e vendit.

Qendra e re do të përfshijë sallë sportive, hapësira moderne për fitness, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, ambiente për akomodim të sportistëve dhe stafit, si dhe hapësira për kujdes mjekësor dhe funksion teknik ditor.

Sipas ministrit, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt dhe përbëjnë një investim që i shërben sportit, sportistëve dhe imazhit të vendit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara