Kronikë e zezë

​Prokuroria tregon krejt çka u konfiskua gjatë aksionit Brezovica

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur 11 lokacione të ndryshme.

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, sot ka realizuar aksionin Brezovica, i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur 11 lokacione të ndryshme, konkretisht 8 lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale marrja e ryshfetit, fajdeja dhe ushtrimi i ndikimit.

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar:

Certifikatë e pronësisë (10 fletë)

Skicë (një fletë) dhe

Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar:

Dy telefona Samsung

Një laptop HP

Si dhe dokumente të ndryshme

Gjatë kontrollit tek i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar:

Një telefon Samsung me dy kartela sim card

Një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA.

Një hard disk Apacer.

Një kompjuter laptop i markës Lenovo.

Një kompjuter laptop i markës Dell.

Një kompjuter laptop i markës Acer.

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar:

Një revole me numër serik 54A 040356.

9 fishekë të kalibrit 45 mm

Dy karikator të revoles

Një kallf i revoles

Gjatë kontrollit tek i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar:

Një telefon IPHONE 7, ngjyrë e zezë.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar:

Telefon Iphone 13, ngjyrë hiri

Laptop Apple,

Dokumente ,

Certifikata Kadastra 3 faqe,

Kopje Plani 20 faqe,

Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe,

Kontrata të trojeve, 30 faqe,

Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe,

Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica.

3 Vula

USB dhe një Sd Card

Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë

Gjatë kontrollit tek i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pistoletë “Crvena Zastava me numër serik 1947,

Një karikator dhe 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm,

Një veturë Toyota,

Një veturë “Mercedes G class”,

Një telefon Iphone 13 pro,

Tri kartela bankare,

Dokumente të ndryshme.

Gjatë realizimit të kontrollit tek i dyshuari G.S., në 2 lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

Një veturë Mercedes Benz S500, një veturë Toyota Land Cruiser,

Një librezë e veturës,

Një librezë e veturës,

Një telefon Iphone 12 Mini,

Një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyrë e zezë,

Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë:

Veturë Mercedes AMG,

Një librezë e veturës,

Kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER,

Çelës ngjyrë e zezë me të bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes.

Kronikë e zezë

Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për arrestimin e të dyshuarit, i cili tashmë është identifikuar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, dha detaje mbi gjendjen e viktimave:

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj për UBTnews.

I dyshuari që po kërkohet është pronari i lokalit ku ndodhi incidenti, ndërsa dyshohet se personi i plagosur u qëllua aksidentalisht, pasi nuk kishte lidhje me shkakun e konfliktit fillestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante dhe Prokurori i Shtetit për të udhëhequr hetimet.

Elezaj shtoi se po punohet me intensitet të lartë për kapjen e autorit.

“Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Aktualisht, operacioni i kërkimit po vazhdon në disa lokacione, ndërsa policia bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarit.

 

Continue Reading

Lajmet

34 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është regjistruar një numër i lartë i gjobave të shqiptuara dhe i aksidenteve në rrugët e vendit

Sipas të dhënave zyrtare, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, mirëpo janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku, prej të cilëve 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit, ka shqiptuar gjithsej 1896 tiketa trafiku.

Sa i përket aktiviteteve operative për rendin dhe ligjin, janë arrestuar 5 persona, ku 2 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë dërguar direkt në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë për pengimin e policisë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti ka penguar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti në raportin e Policisë është klasifikuar për veprën penale-Pengim i personit zyrtar.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunë në familje.

Rasti i parë është regjistruar në Vushtrri, ndërsa dy raste e tjera në rajonin e Prishtinës.

Në rastin në Vushtrri është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës grua.

“Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjithashtu edhe në Graqanicë është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se deri sa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka shqetësuar dhe kanosur viktimat

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Prishtinë është shoqëruar për intervistim një burrë i dyshuari, pasi që dyshohet se ka kryer veprën – dhunë në familje ndaj viktimës grua.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara