Lajmet

​Presidenti italian uron Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë

Published

on

Presidenti italian, Sergio Mattarella ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet urimit dërguar presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, Mattarella ka thënë se Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional.

“Me rastin e festës kombëtare ju përcjell juve dhe popullit mik kosovar urimet më të mira nga Republika italiane. Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia. Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional. Integrimin e Prishtinës në institucionet europiane e konsiderojmë si një hap me rëndësi primare në kompletimin e ndërtimit të shtëpisë së përbashkët europiane dhe me të njëjtën bindje vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Europian. Duke rikonfirmuar angazhimin e vendosur italian në drejtim të stabilitetit rajonal përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, edhe njëherë ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për mirëqenie dhe prosperitet për Republikën e Kosovës”, thuhet në urimin e presidentit italian.

Aktualitet

Dështon përpjekja e 51-të për konstituim të Kuvendit

Published

on

Edhe në përpjekjen e 51-të për konstituim të Kuvendit seanca dështoi nga kryesuesi Avni Dehari i cili ia ndërpreu fjalën deputetes Ganimete Musliut në foltore.

Pasi që deputetja e PDK-së Ganimete Musliut në nisi fjalimin e saj me “Nëse ke pak moral njerëzor…”, kryesuesi Dehari ia ndërpreu fjalë.

Musliu iu afrua Deharit, u fjalosën dhe kryesuesi e shpalli të ndërprerë seancën duke ftuar deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 25 korrik.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Gjykata Kushtetuese më datë 26 qershor i kishte dhënë 30 ditë për përfundimin e seancës konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Musliu ia largoi mikrofonin Deharit, ndërpritet seanca

Published

on

Është ndërprerë seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës me vendim të kryesuesit, Avni Dehari, pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin. Dehari pasi këtij veprimi të Musliut tha se e ndërpret seancën dhe e njëjta vazhdon me 25 korrik në orën 11:00. 

Paraprakisht, Musliu mori fjalën në emër të PDK-së për të propozuar anëtarin e komisionit verifikues për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, mirëpo asaj ia ndali fjalën Dehari.

Kjo nxiti Musliun t’i shkojë te hapësira e kryesuesit të seancës duke ia marrë mikrofonin dhe ndal fjalën atij.

 

Continue Reading

Aktualitet

Nura nga PDK: E votoj Limajn për kryetar të Kuvendit

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka thënë se do të votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se lideri i Nisma Socialdemokrate është më i devotshëm sesa gjysma e deputetëve të LVV-së.

Nura duke hyrë në objektin e Kuvendit, në përpjekjen e 51-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, përsëriti qëndrimin e PDK-së se nuk do të votojnë për kryeparlamentar asnjë deputet të LVV-së i cili ka qenë anëtarë i kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kandidaten e tanishme të LVV-së, Albulena Haxhiu.

“PDK e voton Fatmir Limajn duke e ditur se ai është më i devotshëm dhe ka dinjitet se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne kemi një qëndrim se vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Fatmir Limaj do të e meritonte votën e PDK-së”, tha Nura për media.

Continue Reading

Aktualitet

Përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Për të 51-në herë janë mbledhur deputetët e Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit, pasi që kanë mbetur edhe pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues.Gjykata Kushtetuese më datë 26 qershor i kishte dhënë 30 ditë për përfundimin e seancës konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk foli për media por vetëm kaloi në heshtje pranë gazetarëve, dhe kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, nuk e ka komentuar kërkesën e presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, para seancës së 51-të konstituive.

Nga rradhët e PDK-së, deputetja  Blerta Deliu-Kodra kritikoi Vetëvendssojen për moskonstitumi të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se Kosova dhe qytetarët e saj po vuajnë për shkak të paaftësisë së tyre.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja nuk është e mirë, por sipas tij, pas kërkesës së presidentes që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me pasojat juridike që mund të lindin nëse Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda 30-ditësh, krijohet hapësirë edhe disa ditë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjykata ka vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh afat kohor që nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit që i bie me datë 26 korrik.

 

Continue Reading

Të kërkuara