Dy persona kanë vdekur pasi janë qëlluar për vdekje nga armë zjarri pranë një karburanti në Manëz të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku sipas informacioneve të para, bëhet me dije se si pasojë e një konflikti janë qëlluar A. K (23-vjeçar) dhe F. P (33-vjeçar).
Policia e shtetit ka njoftuar se ka shpallur në kërkim autorin e veprës D.P.
Durrës- Informacion paraprak:
“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, thuhet në njoftim./S.K/TopChannel/