Lajmet

​Përfundojnë për sivjet seancat gjyqësore ndaj Salih Mustafës, gjykimi vazhdon më 18 janar

Në atë seancë do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së i cili mban kodin W04458.

Published

on

Procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të vazhdojë nga 18 janari i vitit 2021. Gjykimi për sivjet ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarit të dhjetë të Zyrës së Prokurorit të specializuar i cili ka dëshmuar nën masa mbrojtëse të sigurisë dhe pjesa më e madhe seancës është zhvilluar e mbyllur për publikun.

Dëshmitari i dhjetë i ZPS-së është i fundit për këtë vit ndërsa në janar të vitit 2022 pritet të dëgjohen edhe tre dëshmitarë të tjerë të kësaj zyre.

Pas dëgjimit të tre dëshmitarëve të fundit, ZPS nuk planifikon të paraqes dëshmitarë apo prova të tjera materiale, ka bërë të ditur kështu ndihmës prokurorja Silvia D’Ascoli.

“Kemi dëshmitarin W04485 që është parashikuar për javën e 17 janarit, dëshmitarin 4484 planifikuar për javën e katërt të janarit dhe pastaj dëshmitarin e fundit 4849 planifikuar javën e 31 janarit deri 4 shkurt që do të jetë edhe dëshmitari i fundit pas së cilëve ZPS nuk pret të ketë më dëshmitarë shtesë, po ashtu nuk presim të kemi prova materiale provuese për tu zbuluar për dëshmitarit të fundit. Prandaj do të jemi në gjendje të dorëzojmë njoftimin zyrtar në përputhje me rregullën 129 ose po atë ditë që është e premte 4 shkurt, ose maksimumi të hënën pas të premtes”, ka thënë ajo.

Çështja e ZPS-së në këtë rast gjyqësor pritet të përfundojë më 7 shkurt 2022. Seanca e radhës ndaj Salih Mustafës do të mbahet më 18 janar të vitit të ardhshëm ku do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së i cili mban kodin W04458.

Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre dhjetë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur.

Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara