Lajmet

​Përfaqësuesi i ShBA-ve në OSBE kërkon lirim pa kushte të tre zyrtarëve policorë

Carpenter ka thënë se sundimi i ligjit duhet të mbështetet.

Published

on

Përfaqësuesi i Përhershëm i ShBA-ve në OSBE, ambasadori Michael Carpenter ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre zyrtarëve policorë të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia.

Në takimin e radhës, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Prespës në Strugë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me ambasadorin Carpenter, ku biseduan për situatën në vend pas rrëmbimit nga forcat serbe të tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës thuhet se ambasadori Carpenter ka thënë se sundimi i ligjit duhet të mbështetet, derisa theksoi kërkesën për lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre zyrtarëve policorë të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia.

“Në lidhje me veprimin agresor të Serbisë, Kryeministri Kurti, tha se ky akt është shkelje e Kushtetutës, rendit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe kërkoi që agresioni të dënohet nga faktori ndërkombëtar”, citohet të ketë thënë Kurti.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Lajmet

Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit e vrasjes në Prizren

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes që ndodhi në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Sipas Prokurorisë, në mesin e të dyshuarve janë Sh. O., një i mitur dhe A. O., e cila dyshohet për shtytje në kryerjen e veprës penale. Të dyshuarit ndodhen në ndalim dhe po hetohen për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Shtytje në vrasje të rëndë”.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur më 14 qershor pas një konflikti të mëhershëm lidhur me emërtimin e një rruge në lagje. Konflikti verbal dyshohet se ka eskaluar në përleshje fizike, ku janë përdorur mjete të mprehta.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima A.O. ka humbur jetën, ndërsa I.O. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët për kërkim-shpëtim

Published

on

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët në fushën e kërkim-shpëtimit urban, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban Bazik dhe i Avancuar” është mbajtur në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare të FSK-së, me pjesëmarrjen e ushtarakëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjatë trajnimit janë trajtuar tema që lidhen me reagimin në raste katastrofash natyrore dhe emergjencash të shkaktuara nga faktori njerëzor.

Pjesëmarrësit kanë zhvilluar aftësi praktike në operacionet e kërkim-shpëtimit, përdorimin e pajisjeve të specializuara, ofrimin e ndihmës së parë dhe koordinimin e veprimeve në situata emergjente.

Sipas njoftimit, ky aktivitet synon rritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama pret pianistin italian Mirco Roverelli në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim pianistin dhe dirigjentin e njohur italian, Mirco Roverelli.

Takimi u mbajt me rastin e koncertit që Roverelli do të mbajë sonte nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare.

Rama vlerësoi lart pjesëmarrjen e artistit italian në kryeqytet, duke theksuar se qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin një performancë të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Ai tha se organizimi i ngjarjeve të tilla kulturore pasuron jetën artistike të kryeqytetit dhe sjell pranë publikut emra të njohur të skenës botërore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Britania ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç

Published

on

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se Britania do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç dhe do të vendosë kufizime edhe në platformat e lojërave dhe transmetimeve të drejtpërdrejta.

Sipas tij, masat e reja kanë për qëllim “kthimin e fëmijërisë” për të rinjtë dhe rritjen e sigurisë së tyre në internet. Ai ka përmendur platforma si Snapchat, TikTok dhe Instagram, si dhe faqe lojërash ku mundësohet komunikimi me të panjohur.

Starmer deklaroi se një ndalim i plotë është “zgjedhja e duhur”, duke shtuar se ndryshimet do t’u ofrojnë fëmijëve më shumë siguri, kohë dhe mundësi për zhvillim jashtë botës online.

Sipas planit, ndalimi do të përfshijë edhe platforma si YouTube, Facebook dhe X, ndërsa aplikacionet e mesazheve si WhatsApp dhe Signal nuk do të preken.

Qeveria britanike pritet të miratojë rregulloret deri në fund të vitit, ndërsa ndalimi i plotë parashikohet të hyjë në fuqi në pranverën e ardhshme.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara