Kronikë e zezë

​Për shkak të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm po hetohet një rast

Janë gjetur dhe janë sekuestruar disa pajisje teknike.

Published

on

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, të martën mbrëma hetuesit policorë në rrugën “Adem Jashari” në Vushtrri, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.

Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar disa pajisje teknike.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmet

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas përleshjes në Gjakovë

Published

on

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë.

Sipas Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, rreth orës 21:30 është pranuar informacioni për një përleshje në rrugën “Ali Ibra”.

Si pasojë e incidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë.

Njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Sipas policisë, në mesin e të lënduarve ndodhet edhe personi i dyshuar për rastin.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për vrasje në tentativë

Published

on

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026 rreth orës 20:50, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar një tjetër mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime.

Pas incidentit, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Ferizaj, i gjendet thikë dhe rezulton nën ndikimin e alkoolit

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar shqetësime për qytetarët në rrugën “Shaqir Hasani”.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026, pasi policia ka pranuar një informatë për një person që po shqetësonte kalimtarët në këtë zonë.

Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit trupor i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë, thikë.

“Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, pas testimit me alkooltest, është konstatuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.79 promila alkool në gjak.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në lidhje me votimin

Published

on

Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me procesin e votimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 qershor rreth orës 20:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale që lidhet me ndikimin e paligjshëm në procesin zgjedhor.

Në kuadër të hetimeve, policia ka intervistuar edhe dy dëshmitarë meshkuj kosovarë për të sqaruar rrethanat e rastit.

Po ashtu, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku si prova materiale janë sekuestruar materiale që lidhen me votimin, si dhe katër telefona mobilë.

Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara