Kronikë e zezë

​Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtatë personave, njëri prej tyre polic

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës, gjegjësisht për organizim të skemave të bixhozit.

Published

on

Prokuroria në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një polici dhe gjashtë personave të tjerë. Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës, gjegjësisht për organizim të skemave të bixhozit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.N., në cilësinë e personit zyrtar, i caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me dashje dhe dijeni e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i krijuar favore personit tjetër në atë mënyrë që gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, i pandehuri në kundërshtim me detyrat e tija zyrtare, kishte komunikuar përmes telefonit dhe pa autorizim, me avokatin e të dyshuarit-tani i ndjerë, i cili ka qenë i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje, me qëllim të mundësimit të lirimit të tij fillimisht nga masa e ndalimit, e më pas duke i mundësuar të takohej dhe të ketë kontakte me familjarët e tij e me persona të tjerë, si dhe duke kërkuar edhe nga zyrtarët e tjerë policorë që ishin në zbatim të vendimit të prokurorit të shtetit mbi ndalimin e të dyshuarit-tani i ndjeri, që t’ia mundësonin kontaktet me familjarët dhe personat e tjerë, kështu duke vazhduar edhe me pengimin e zbatimit të masës së paraburgimit.

Të pandehurit Rr.K., V.B., Q.Th., Y.K., dhe G.M., në vazhdimësi e deri më 07.09.2023, në vende të ndryshme të Prishtinës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo tjetrin, kanë organizuar, ndihmuar dhe marrë pjesë në lojëra të fatit-bastore, përmes një faqes së internetit dhe përdorimit të telefonave të mençur.

Lajmet

Tre të ndaluar për rrëzimin e vinçit në Prishtinë, një punëtor humbi jetën

Published

on

Tre persona janë ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me rrëzimin e vinçit në një vendpunishte në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku humbi jetën një punëtor 26-vjeçar, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.

Sipas Prokurorisë, të ndaluarit janë A.Sh., i dyshuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe B.S. dhe E.E., të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

B.S. dyshohet në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë ndërtuese, ndërsa E.E. si përfaqësues i kompanisë investuese të projektit.

Prokuroria ka bërë të ditur se për aksidentin është njoftuar më 28 korrik rreth orës 15:00. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Hetimeve, Inspektorati i Punës, si dhe ekspertë të sigurisë në punë dhe inxhinierisë mekanike.

Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, janë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë dhe është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes nga njësia e forenzikës.

Si pasojë e aksidentit, jetën ka humbur E.Sh., ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe po vazhdon trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa brenda afatit ligjor do të shqyrtohet edhe kërkesa për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dyshuarve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Automjet me targa serbe kapet në Jarinjë me pajisje për falsifikim dhe kartela bankare, arrestohen të dyshuarit

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në Pikëkalimin Kufitar Jarinjë, nën dyshimin për posedim dhe përdorim të mjeteve për falsifikim dhe keqpërdorim të kartelave bankare.

Gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, të drejtuar nga një shtetas i Serbisë, policia, në bashkëpunim me Njësinë për Krime Kibernetike, ka sekuestruar disa kartela bankare, një laptop, pajisje të ndryshme elektronike, shtatë telefona mobilë, lexues të kartelave, vula të ndryshme dhe prova të tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Falsifikuan dokumentet e pesë veturave, një i arrestuar në Vushtrri

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona, pronarë të një autosalloni në Vushtrri, të dyshuar për falsifikim të dokumentacionit të pesë automjeteve.

Sipas hetimeve të Njësisë për Hetimin e Autokrimeve, të dyshuarit dyshohet se kanë ndryshuar vitin e prodhimit të automjeteve përmes falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentoi t’i korruptojë policët me 100 euro, arrestohet shtetasi gjerman në Kaçanik

Published

on

Një shtetas gjerman është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht kishte kryer lëvizje të rrezikshme me veturë në komunikacion, ndërsa gjatë ndalimit u kishte ofruar zyrtarëve policorë 100 euro me qëllim që t’i shmangej gjobës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara