Sport

​Pas Hakimit, PSG e do edhe yllin tjetër të Interit, kësaj radhe me parametra zero

Gjigantët francezë janë të etur për të nënshkruar me 28-vjeçarin.

Published

on

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic është subjekt i interesimit nga Paris Saint-Germain, raporton “Le 10 Sport”.

Gjigantët francezë janë të etur për të nënshkruar me 28-vjeçarin si një lojtar i lirë kur kontrata e tij aktuale me “Neroazzurrët” të skadojë verën e ardhshme.

Megjithatë, Interi ende shpreson ta vazhdojë kontratën me Brozovicin me kushte të reja pasi ai vazhdon të luajë një rol kyç në skuadrën e Simeone Inzaghit.

lajme

Ylli i Javës – Almir Kryeziu

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, i dedikuar futbollistit më të dalluar të xhiros në Superligën e Kosovës.

Për xhiron e 19-të të këtij edicioni, çmimi i është ndarë për herë të dytë futbollistit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 2:1 ndaj Gjilanit.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Kryeziu u shpreh i lumtur për çmimin dhe theksoi se synimi i Ballkanit mbetet titulli kampion dhe suksesi në Kupën e Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen e tyre. /D.L/

Continue Reading

Sport

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Published

on

By

Distria Krasniqi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2026, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, një nga turnetë më prestigjioze të xhudos botërore. Medalistja e dyfishtë olimpike e Kosovës konfirmoi edhe një herë nivelin e saj elitar në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell KosovaPress.

Xhudistja kosovare triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, në një duel të fortë të zhvilluar para një audience të madhe në kryeqytetin francez. Me paraqitje të sigurt gjatë gjithë turneut, Distria tregoi se forma e saj mbetet në nivel të lartë.

Kjo medalje e artë përbën një sinjal të fortë për ciklin olimpik që çon drejt Lojërave Olimpike Los Angeles 2028, ku Krasniqi synon të vazhdojë historinë e suksesit për veten dhe për xhudon e Kosovës./KosovaPress/

Continue Reading

Sport

Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Slam-in e Parisit

Published

on

By

Gjashtë xhudistët e Kosovës do të marrin pjesë në Eventin e Madh të Parisit, që do të zhvillohet me datën 7 dhe 8 shkurt në Accor Arena të Parisit.

Kosova të garoj në pesë kategori.

Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Distria Krasniqi (-52 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg), në krye me Driton Kukën dhe të artën Majlinda Kelmendin, do të synojnë që do të kthehen me medalje në Kosovë.

Ky event do të mbledhë 499 garues nga 80 shtete e 6 kontinente, garë e cila ndjeket nga mijëra shikues çdo vit. /KosovaPress/

Continue Reading

Sport

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026

Published

on

By

Sot kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026, të cilat do të zgjasin deri më 22 shkurt, duke rikthyer Olimpiadën Dimërore në Evropë me një program rekord dhe theks të veçantë te barazia gjinore dhe qëndrueshmëria.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga katër sportistë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Në qendër të vëmendjes është skiatorja Lara Colturi, e renditur e pesta në botë, e cila konsiderohet si shpresa kryesore për një medalje olimpike për Shqipërinë. Garat kryesore të saj do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt.

Olimpiada e 25-të Dimërore përfshin një rekord prej 116 eventesh medaljesh dhe shënon përparim të madh në barazinë gjinore, me gratë që garojnë në mbi 53 për qind të eventeve.  Këto Lojëra shënojnë gjithashtu një moment historik për barazinë gjinore, pasi për herë të parë drejtohen nga një presidente grua e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.

Shqipëria shpreson që pjesëmarrja në Milano–Kortina 2026 të përfaqësojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve dimërore në vend dhe, pse jo, të sjellë një sukses historik në arenën olimpike.

Continue Reading

Të kërkuara