Aktualitet

​Osmani pret në takim presidentin e Këshillit Evropian

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për të ofruar siguri dhe mirëmbajtje të rendit.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret sot në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Osmani dhe Michel do të takohen në ora 10, dhe mediat do të mund të marrin pamje, ndërsa në ora 11:00 do të mbajnë konferencë për media.

Michel erdhi të martën pasdite në Kosovë dhe do të shkojë sot.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për të ofruar siguri dhe mirëmbajtje të rendit.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se si rrjedhojë disa segmente rrugore do të jenë përkohësisht të bllokuara.

Bota

Erdogan: Po bëjmë përpjekje intensive për të shmangur përhapjen e luftës Izrael-Iran

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij është angazhuar me përpjekje intensive për të parandaluar përkeqësimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke paralajmëruar rrezikun e një “katastrofe më të madhe” në rajon.

Duke folur gjatë një aktiviteti të sindikatave në Ankara, kreu i shtetit turk theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal dhe dënimit të çdo sulmi që shkel sovranitetin e shteteve.

Turqia bën përpjekje intensive për të parandaluar që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër Iranit të shndërrohen në një katastrofë më të madhe”, u shpreh Erdogan, sipas agjencisë Anadolu.

Ai shtoi më tej: “Nuk i aprovojmë kurrë sulmet kundër sovranitetit të Iranit, sigurisë së rajonit, pavarësisht se nga vijnë ato, dhe ne shprehim qartë reagimin tonë.”

Deklarata e presidentit turk vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas shkëmbimeve të fundit ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, duke ngjallur shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në nivel rajonal.

Continue Reading

Bota

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Published

on

By

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Szijjarto theksoi se Hungaria dhe Sllovakia vendosën ta bllokojnë paketën e sanksioneve si përgjigje ndaj planeve të Bashkimit Evropian për ta ndërprerë dalëngadalë importin e energjisë nga Rusia.

E bëmë këtë sepse Bashkimi Evropian … dëshiron t’ua ndalojë shteteve anëtare, përfshirë Hungarinë dhe Sllovakinë, blerjen e gazit natyror dhe naftës së lirë nga Rusia, siç kanë bërë më parë”, u shpreh Szijjarto.

Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të mbështeten në furnizimet me gaz dhe naftë ruse dhe kanë ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Moskën.

Komisioni Evropian, më 10 qershor, propozoi një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës më shumë se tri vjet më parë, duke shënjestruar të ardhurat e Moskës nga energjia, bankat dhe industrinë ushtarake.

Kryeministri sllovak, Robert Fico, reagoi duke thënë se Sllovakia nuk do ta mbështesë paketën e sanksioneve nëse Komisioni Evropian nuk ofron një zgjidhje për situatën me të cilën përballet Sllovakia nëse BE-ja ndalon importet e energjisë ruse.

Nevojitet pajtimi njëzëri i të gjitha shteteve anëtare për të kaluar propozimi për sanksione.

Të dielën në mbrëmje, kryeministri hungarez, Viktor Orban, i bëri thirrje BE-së ta heqë nga rendi i ditës propozimin për ndalimin e importimit të energjisë ruse, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të energjisë pas bombardimit të Iranit nga SHBA-ja./REL/

Continue Reading

Bota

Rusia: Raundi i tretë i bisedimeve me Ukrainën do të bëhet i qartë këtë javë

Published

on

By

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se raundi i tretë i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës do të bëhet i qartë këtë javë.

Peskov diskutoi mundësinë e një raundi të ri bisedimesh midis Rusisë dhe Ukrainës me gazetarët në kryeqytetin Moskë dhe deklaroi se ata vazhdojnë të punojnë me Ukrainën në nivel ekspertësh.

Procesi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Stamboll vazhdon. Procesi i shkëmbimit të të burgosurve dhe kufomave vazhdon“, tha Peskov.

Peskov u shpreh se besojnë se raundi i tretë i negociatave do të bëhet i qartë këtë javë, duke shtuar: “Prandaj, ne po vazhdojmë punën tonë”.

Duke vënë në dukje se takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, do të zhvillohet vetëm pasi të përfundojë procesi i negociatave, Peskov tha se ata po punojnë për të arritur qëllimet që kanë vendosur në lidhje me Ukrainën.

Continue Reading

Bota

Paralajmëron Irani: Mund të sulmojmë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme

Published

on

By

Irani nuk e ka përjashtuar mundësinë e një reagimi ushtarak të drejtpërdrejtë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore që Shtetet e Bashkuara ndërmorën ndaj objekteve të tij bërthamore. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm për Arsim dhe Kërkim, Saeed Khatibzadeh, në një intervistë për rrjetin televiziv Al Jazeera.

Irani do të vendosë se si, kur dhe në çfarë niveli t’u përgjigjet amerikanëve,” u shpreh Khatibzadeh, duke shtuar se vendi i tij e konsideron të drejtë legjitime mbrojtjen e sovranitetit dhe kapaciteteve strategjike përballë agresionit të jashtëm.

Ai e cilësoi sulmin e forcave amerikane ndaj impianteve bërthamore si Fordoë si një “gabim të rëndë”, duke theksuar se kjo përbën një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare.

Hakmarrjen Irani e nisi fillimisht ndaj Izraelit, ku edhe këtë të hënë ndërmori një sulm masiv me raketa.

Ndërkohë, Izraeli ka vijuar sulme ajrore rreth Teheranit, duke synuar qendrat e komandës së Gardës Revolucionare Islamike.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, u bëri sërish thirrje të gjitha palëve të shmangin çdo formë sulmi ndaj objekteve bërthamore, duke paralajmëruar për rreziqe të mëdha nga rrezatimi.

Continue Reading

Të kërkuara