Lajmet
Osmani: Gratë promovojnë arsimimin duke qëndruar kundër dhunës në baza gjinore
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, UN Women në partneritet me Zyrën e Presidentes dhe Fondacionin IPKO, të mbështetur nga Ambasada britanike në Kosovë, organizuan sot një aktivitet me gra dhe vajza nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, për t’i frymëzuar ato të vazhdojnë arsimin e tyre dhe bëhen udhëheqëse të së nesërmes.
Gjatë aktivitetit u hap edhe ekspozita me punimet e vajzave të pranishme, duke treguar se si arti mund të jetë mjet i thyerjes së barrierave, stereotipeve gjinore dhe fuqizimit të vajzave.
Në fjalimin e saj hyrës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani tha se gratë dhe vajzat e reja promovojnë arsimimin duke qëndruar kundër dhunës në baza gjinore.
“Vetëm së bashku do të bëjmë që zëri i grave dhe vajzave të reja të dëgjohet në çdo tryezë ku merren vendime për to, për shoqërinë dhe për të gjithë botën”, tha Osmani.
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott nënvizoi ndikimin disproporcional të pandemisë mbi gratë dhe vajzat.
“Barra e kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit ka rënë mbi gratë dhe vajzat, ndërsa në të njëjtën kohë ato kanë vazhduar të punojnë nga shtëpitë e tyre. Dhe kjo situatë ka qenë edhe më e vështirë për ato vajza dhe gra të reja që tashmë kanë qenë në disavantazh edhe para pandemisë. Ne po flasim për gratë dhe vajzat nga komunitetet më të rrezikuara, të cilat jo gjithmonë kanë qasje të lehtë në arsim, trajnim dhe punësim”, tha Abbott.
Vlora Tuzi Nushi, udhëheqëse e Zyrës së UN Women, tha se gratë ende përballen me diskriminim kur bëhet fjalë për udhëheqje.
“Prandaj, ne kemi nevojë për më shumë gra në vendimmarrje që përfaqësojnë gratë dhe vajzat në të gjithë diversitetin dhe aftësitë e tyre, dhe në të gjitha situatat kulturore, sociale, ekonomike dhe politike”, tha Nushi.
Ky event u organizua në përputhje me temën globale të këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Grave “Gratë në udhëheqje: Arritja e një të ardhme të barabartë në botën e COVID-19”, ditë kjo e cila vlerëson përpjekjet e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave në të gjithë botën në formësimin e një të ardhme më të barabartë dhe rimëkëmbje nga pandemia COVID-19, duke nxjerr në pah boshllëqet që mbeten.
Në bazë të një vlerësimi të shpejtë i kryer në Kosovë në maj 2020 nga UN Women, UNDP, UNFPA dhe UNKT, zbuloi se pandemia ka përkeqësuar barrën e punës së kujdesit të papaguar mbi gratë dhe vajzat duke penguar dhe kufizuar performancën e tyre profesionale dhe arsimore.
Bota
Trump: Nëse Elon Musk do të blejë TikTok-un e mirëpres këtë vendim pozitiv
Published
7 minutes agoon
January 22, 2025By
UBT NEWSPresidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për idenë që miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, të blejë aplikacionin TikTok. Gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se do të ishte i hapur ndaj një marrëveshje të tillë, duke theksuar se nëse Musk do të dëshironte ta blinte TikTok-un, ai e mirëpriste këtë vendim pozitiv.
Trump përmendi se gjatë mandatit të tij të mëparshëm ishte takuar me pronarët e TikTok-ut dhe kishte sugjeruar që aplikacioni të blihej dhe t’i jepej “gjysma” e SHBA-së. Ai argumentoi se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një partneritet të fuqishëm me TikTok-un dhe se kjo marrëveshje mund të ishte shumë e arsyeshme për të dyja palët.
Gjithashtu, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që shtynte ndalimin e TikTok-ut për 75 ditë, duke cituar çështje të sigurisë kombëtare dhe duke u munduar të shpëtojë aplikacionin, i cili përdoret nga rreth 170 milionë amerikanë. Ai theksoi se TikTok mund të kishte një vlerë deri në një trilion dollarë, dhe se SHBA kishte të drejtën ta shesë ose ta mbyllë aplikacionin.
Në këtë kontekst, Trump pohoi se administrata e tij po punonte për të krijuar një “sipërmarrje të përbashkët” me kompanitë që mund të ishin të interesuara për të blerë TikTok-un, me Shtetet e Bashkuara si partner. Ai theksoi se shumë investitorë dhe kompani mund të kishin interes në një marrëveshje të tillë, duke e bërë TikTok një mundësi tërheqëse për SHBA-në.
Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë të SHBA-së miratoi një ligj që mund të ndalonte TikTok-un nëse ByteDance, kompania kineze që e zotëron, nuk pranonte investime të tjera për aplikacionin. Pas një periudhe të shkurtër pa funksionim të shërbimeve, TikTok njoftoi se ishte duke rikthyer shërbimet për përdoruesit amerikanë pas garancive nga Trump./UBTNews/
Bota
Huamarrja në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë në katër vjet
Published
23 minutes agoon
January 22, 2025By
UBT NEWSHuamarrja e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, duke shkuar në afro 18 miliardë paund. Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare, huamarrja neto e sektorit publik ka arritur në 17.8 miliardë paund për muajin dhjetor, duke shënuar nivelin e tretë më të lartë për çdo dhjetor. Kjo shifër është 10.1 miliardë paund më e lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe ka tejkaluar parashikimet e shumicës së ekonomistëve, të cilët kishin pritur një huamarrje prej 14.1 miliardë paund.
Rritja e huamarrjes është shpesh e lidhur me rritjen e pagesave të interesit të borxhit, një faktor që ka shtuar barrën për financat publike. Kjo situatë ka vënë nën presion Rachel Reeves, kancelaren, e cila po përballet me kritikë për rritjen e vazhdueshme të borxhit, pavarësisht premtimit të saj gjatë fushatës zgjedhore për të stimuluar ekonominë dhe për të rregulluar situatën ekonomike të vendit. Kjo huamarrje e lartë vjen pas një periudhe të gjatë të krizave ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka përjetuar një rënie të ndjeshme të zhvillimit ekonomik dhe një situatë të pasigurt financiare./UBTNews/
Bota
Scholz dhe Macron takohen pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë
Published
34 minutes agoon
January 22, 2025By
UBT NEWSKancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë në Paris më 24 janar për një takim me Presidentin francez Emmanuel Macron, vetëm dy ditë pasi Donald Trump do të marrë detyrën si president i SHBA-së. Takimi pritet të zhvillohet në Pallatin Elysee rreth mesditës, dhe në fokus të bisedimeve do të jenë pozicionimi i ardhshëm i Bashkimit Evropian ndaj Shteteve të Bashkuara, situata në Ukrainë, si dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Scholz nuk është i vetmi politikan gjerman që do të udhëtojë në Paris në këtë periudhë. Anke Rehlinger, presidente e dhomës së lartë të parlamentit gjerman, Bundesrat, ndodhet në Paris për një vizitë nga 21 deri më 24 janar, ku do të takohet me kryetarët e dy dhomave të parlamentit francez. Po ashtu, Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, do të zhvillojë një takim me homologun e tij francez, Sébastien Lecornu, më 25 janar. Takimet e këtyre liderëve kanë për qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe koordinimin mes dy shteteve evropiane në përgjigje të sfidave globale./UBTNews/
Lajmet
Haradinaj takon Serwer: Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë
Published
39 minutes agoon
January 22, 2025By
UBTNewsKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme Amerikane Daniel Serwer.
Ai ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë e gjatë dhe përmbajtësore me profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme Amerikane Daniel Serwer.
“Diskutuam për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova. Angazhimi me dekada i Prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria institucionalë si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan. E ftova z. Serwer që të vijë në Kosovë për të ndarë pikëpamjet dhe për të ofruar ndihmën e tij, që Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj.
Trump: Nëse Elon Musk do të blejë TikTok-un e mirëpres këtë vendim pozitiv
Huamarrja në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë në katër vjet
Scholz dhe Macron takohen pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë
Haradinaj takon Serwer: Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë
111 vjet nga dorëheqja e Ismail Qemalit si kryeministri i parë i Shqipërisë
Iraku miraton ligjin që mund të lejojë martesat e të miturve
Kurti në takim me ministrin e Jashtëm norvegjez
Nxënësit e UBT International Smart Schools dhe studentët e psikologjisë organizojnë aktivitete edukative dhe kreative për fëmijët e kopshtit “Borëbardha”
“Ka vetëm dy gjini”- DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia “X” në pasaportë
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!