Kronikë e zezë

​“Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”, arrestohen tetë persona në Prishtinë

Arrestimi është bërë të hënën rreth orës 23:30.

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tetë persona pasi të njëjtit janë gjetur duke luajtur bixhoz. Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh, Policia bën të ditur se rasti është iniciuar si “Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”. Ndërsa arrestimi është bërë të hënën rreth orës 23:30.

“Rr. 1 Tetori, Prishtinë 27.03.2023-23:30. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe qipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit të dyshuarit jenë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kronikë e zezë

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se janë të luftës

Published

on

By

Pas gërmimeve të kryera nga njësitë e policisë në Rahovec, janë gjetur pjesë eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet janë dërguar menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe analiza të ADN-së.

“Lidhur me rastin njësia kompetente policore ka filluar gërmimet ku gjatë gërmimeve janë hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore të cilat dyshohet se i përkasin një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për autopsi dhe analizën e ADN-së”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Disa raste të dhunës në familje, arrestohen tre persona dhe konfiskohet një armë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme.

Në rastin  e parë në  Klinë, policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe një revole me pesë fishekë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Gjakovë dhe Rahovec. Në të dyja qytetet, pas mosmarrëveshjeve në familje në dy raste të ndara, burrat kanë sulmuar fizikisht gratë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke i arrestuar të dyshuarit, të cilët me vendim të prokurorit po mbahen në paraburgim.

Ndërkohë, në Lipjan, një tjetër rast i dhunës ka përfunduar me lëndimin e viktimës, e cila ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari për këtë sulm ka arritur të largohet dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia, e cila po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, kanosi me armë një tjetër

Published

on

By

Në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës behët e ditur se është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar me armë një person tjetër pas një konflikti.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë shkrepëse.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt, nën dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vushtrri: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Një aksion kontrolli i Policisë së Kosovës në një shtëpi në Vushtrri ka rezultuar me gjetjen e një arme zjarri mëngjesin e së martës. Rreth orës 07:25, zyrtarët policorë kanë arrestuar një të dyshuar pasi gjatë bastisjes në pronën e tij u gjet një armë e paligjshme.

Sipas raportit njëditor, policia ka konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike së bashku me një karikator që përmbante gjashtë fishekë.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Të kërkuara