Lajmet

​OKB miratoi rezolutën me të cilën dënohen ashpër sulmet ruse në Ukrainë

Ata i bënë thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë forcat e saj nga Ukraina.

Published

on

Kombet e Bashkuara kanë miratuar sot një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme që dënon pushtimin rus të Ukrainës, raporton CNN. Ata i bënë thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë forcat e saj nga Ukraina.

Këshilli votoi me 141 vota pro, pesë kundër dhe 35 abstenime. Ndërsa rezultatet u vendosën në ekranin e dhomës, ndodhi një ovacion i rrallë në këmbë. Rezultati, megjithëse ligjërisht jo detyrues, mbart njëfarë peshe politike globalisht, megjithëse është e dyshimtë nëse do të ndryshojë agresionin ushtarak të Moskës.

Rezoluta “kërkon gjithashtu që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarë”.

Përpara se rezoluta të hidhej në votim, ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya mori një duartrokitje të rrallë nga dhoma e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Menjëherë pas votimit, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres vlerësoi mesazhin e tij.

“Mesazhi i Asamblesë së Përgjithshme është i zëshëm dhe i qartë: Përfundoni armiqësitë në Ukrainë tani. Heshtni armët tani. Hapni derën e dialogut dhe diplomacisë tani. Integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohen në përputhje me Kartën e OKB-së”, tha ai.

“Ne nuk kemi asnjë moment për të humbur. Efektet brutale të konfliktit janë të dukshme. Por sado e keqe që është situata për njerëzit në Ukrainë tani, ajo kërcënon të bëhet shumë, shumë më keq. Koha që po kalon është një bombë me sahat”, shtoi ai.

Lajmet

​Mbappe i gatshëm të shkëlqejë edhe me Francën

Published

on

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se ndihet më i relaksuar dhe plotësisht i përshtatur me jetën në Madrid, ndërsa është gati të ndihmojë përfaqësuesen franceze në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në “Parc des Princes”, ylli i Real Madridit tha se është në formë të mirë dhe se problemi i vogël në kyçin e këmbës së djathtë tashmë ka kaluar.

“Trajneri dëshiron që unë të luaj. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem të madh,” tha Mbappe.

Sulmuesi francez shtoi se ambientimi në kryeqytetin spanjoll e ka ndihmuar të gjejë qetësinë dhe ekuilibrin që kërkonte.

“Kam pasur vite më të ndërlikuara, por në Madrid jam përshtatur mirë. Nuk është një kritikë ndaj Francës, por është e vërtetë që jam më i qetë atje. Stili i jetës është më pak kaotik se në Paris,” tha Mbappe.

Deschamps ndërkohë paralajmëroi skuadrën e tij të mos e nënvlerësojë Azerbajxhanin, kundërshtarin e radhës në “Parc des Princes”.

“Sigurisht që nuk janë ndër ekipet më të mira evropiane, por vijnë nga një barazim kundër Ukrainës. Shtatë nga lojtarët e tyre luajnë për Qarabag-un, që ka fituar dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve,” theksoi ai.

Franca kryeson grupin e saj me dy fitore nga dy ndeshje dhe do të përballet me Azerbajxhanin në Paris, përpara se të udhëtojë drejt Islandës tri ditë më vonë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një grua në Dragash pas shpërthimit të bombolës së gazit

Published

on

Një grua ka humbur jetën në Dragash, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e viktimës.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, derisa trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Published

on

Paralajmërime për cunami janë lëshuar për disa vende pasi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi brigjet e Filipineve jugore.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 62 km në juglindje të qytetit Manay, në rajonin Mindanao, në një thellësi prej 22 km.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor me seli në SHBA tha se valë deri në 3 metra ishin të mundshme në rajon, me paralajmërimin që mbulonte edhe rajonet Sulawesi dhe Papua të Indonezisë.

Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se priste dëme dhe lëkundje pasuese.

Presidenti fiLipinas, Ferdinand Marcos, tha se autoritetet po vlerësonin situatën në terren.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës po përgatiten tashmë dhe do të nisin sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë. Po punojmë pa ndërprerje për të siguruar që ndihma të arrijë tek të gjithë ata që kanë nevojë. Le të vazhdojmë të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të lutemi për sigurinë e të gjithë bashkatdhetarëve tanë”, shtoi presidenti.

Ndryshe, tërmeti është ndër më të fuqishmit që kanë goditur “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit vitet e fundit, një zonë që ka më shumë se 800 tërmete çdo vit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Published

on

Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, datë kjo e shpallur nga OKB që konsiderohet e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pa stabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç janë vendet që kanë kaluar luftëra, apo konflikte.

Kjo datë shënohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me rrezik, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta.

Shëndeti Mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, meqenëse vlerësohet se sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara