Lajmet

​Nis takimi Osmani-Reynolds

Guvernatorja Reynolds gjatë qëndrimit në Kosovë do ta takojë edhe liderë të tjerë institucionalë.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Guvernatorja Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s, derisa do të ketë edhe deklarim për medie.

Guvernatorja Reynolds gjatë qëndrimit në Kosovë do ta takojë edhe liderë të tjerë institucionalë.

Lajmet

KEK-u njofton ndaljen e njësisë A4 të Termocentralit Kosova A

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar për ndaljen e njësinë A4 të Termocentralit Kosova A në mesnatë.

Sipas KEK-ut, kjo do të ndodhë për shkak të një sinjalizimi për defekte në ventilatorë të kullës ftohëse.

Kjo ndalesë bëhet me qëllim të parandalimit të një defekti me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar trajtimin sa më të hershëm të problemit”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se kapaciteti i kësaj njësie nuk është planifikuar për prodhim gjatë ditës së nesërme.

Ekipet e Termocentralit Kosova A janë në gjendje të plotë gatishmërie dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe sanimin e defektit, sapo të krijohen kushtet teknike. Objektivi ynë mbetet rikthimi i njësisë në operim sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Dënimi i dytë për dhunë seksuale si krim lufte në Kosovë

Published

on

By

Gjykata dje ka dënuar Zivojin Nesiq me 15 vjet burgim për krime të dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky është vetëm rasti i dytë në historinë e pasluftës ku një individ dënohet për dhunë seksuale si krim lufte, duke përfaqësuar një zhvillim të rëndësishëm në procesin e drejtësisë tranzicionale në vend.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e mirëpriti vendimin, duke e cilësuar si një hap të domosdoshëm për njohjen e vuajtjeve të të mbijetuarve dhe për ndërtimin e një sistemi drejtësie që vë në qendër viktimën.

Në këtë rast, e mbijetuara ka qenë përfituese e shërbimeve të QKRMT-së, duke marrë mbështetje të vazhdueshme psikologjike dhe ligjore përgjatë gjithë procesit gjyqësor. Organizata thekson se fuqizimi i të mbijetuarve për të dëshmuar, pavarësisht barrierave shoqërore dhe emocionale, është një element thelbësor në kërkimin e drejtësisë.

“Ky dënim nuk është vetëm drejtësi individuale, por edhe një mesazh i qartë për shoqërinë kosovare dhe institucionet që duhet të përballen me të kaluarën e dhimbshme të luftës”, thuhet në deklaratën e QKRMT-së.

Qendra gjithashtu ritheksoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës dhe për të kontribuar në krijimin e një sistemi drejtësie që respekton dhe dëgjon zërin e viktimave./KP/

Continue Reading

Lajmet

Profesor Avni H. Alidemaj publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze “Central European Business Review”

Published

on

By

Profesori Avni H. Alidemaj nga Fakulteti i Shkencave Politike në UBT, së bashku me bashkëautorë nga Letonia, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë publikuar së fundmi një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare “Central European Business Review”. Kjo revistë, e cila ka selinë në Republikën Çeke, është indeksuar në databazat e njohura botërore si SCOPUS dhe Web of Science, që e vendos atë në mesin e botimeve me ndikim në fushën e ekonomisë dhe biznesit.

Në punimin e titulluar “Indeksi i lirisë ekonomike dhe investimet e huaja direkte: Kapërcimi i hendekut midis ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim”, autorët trajtojnë një temë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik global. Artikulli analizon lidhjen mes lirisë ekonomike dhe investimeve të huaja direkte (FDI), duke ofruar një krahasim të detajuar mes vendeve me ekonomitë më të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Kjo qasje ndihmon në kuptimin më të thellë të faktorëve që ndikojnë në tërheqjen e investimeve dhe në strategjitë që shtetet mund të ndjekin për të përmirësuar klimën e tyre ekonomike.

Bashkëpunimi ndërkombëtar midis autorëve, të cilët vijnë nga institucione akademike të ndryshme, tregon gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe shkëmbimit të njohurive në fushën e politikave ekonomike. Ky hulumtim mund të shërbejë si një burim i vlefshëm për politikëbërësit dhe ekspertët që punojnë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e klimës së investimeve në vendet në zhvillim.

Për të lexuar artikullin e plotë dhe për të njohur më shumë detaje nga ky studim, mund të vizitoni linkun e mëposhtëm:
https://cebr.vse.cz/corproof.php?tartkey=cbr-000000-0943

Continue Reading

Lajmet

Dështon sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, 33-të herë pa sukses

Published

on

By

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke shënuar herën e 33-të që legjislatura e nëntë nuk arrin të konstituohet.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nisi mbledhjen me kërkesën për emrat e komisionit, por PDK, LDK dhe AAK nuk i dhanë ato. Më pas u hodh në votim komisioni, i cili mori vetëm 51 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Për shkak të mungesës së konsensusit, seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë më 19 qershor në orën 10:00.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dështimet vazhdojnë. Albulena Haxhiu ka dështuar gjashtë herë në garën për kryeparlamentare, ndërsa mbi njëzet herë është bllokuar formimi i komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.

Partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe NISMA kundërshtojnë mënyrën e fshehtë të votimit dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar kërkesë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese lidhur me këtë proces.

Sipas rregullores, vazhdimi i seancës konstituive duhet të mbahet çdo dyzetetetë orë derisa të konfirmohet përbërja e re e Kuvendit.

Continue Reading

Të kërkuara