Lajmet

​Ngriten çmimet për bukë dhe drithëra

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit, ku theksohet se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte i pandryshuar (0.0%) në muajin qershor, krahasuar me muajin maj.

Sipas ASK-së, përkundër mosndryshimit në muajin qershor 2021 të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin maj 2021, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.

“Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë (-1.5%); perime (-9.2%); pije alkoolike (-2.0%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5 për qind) në IHÇK. Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.6%); mish (0.2%); vajra dhe yndyra ushqimore (1.2%); pemë (3.6%); energjia elektrike (12.1%); në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19, Nr. 07/L-016, neni 15, për periudhën janar – maj 2021, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2021 me muajin qershor 2020 ishte 2.4%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.4 për qind në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin qershor 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.8%); vajra dhe yndyrat ushqimore (27.6%); duhan (4.3%); gaz (5.7%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1.5%); pajisje shtëpiake (1.9%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (24.0%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (2.7%); pushime të organizuara turistike (3.7%); kujdes personal (1.5%); shërbime financiare (4.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.7 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-13.2%); pajisje telefonike dhe të telefaksit (-8.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Lajmet

Osmani bisedon me Prattipatin për sigurinë në Kosovë, pas ndalimit të disa serbëve

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me Anu Prattipatin, të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, për të diskutuar situatën e sigurisë në vend dhe rajon. Ky takim u mbajt pas ndalimit të 16 serbëve në jug dhe jugperëndim të Kosovës, të cilët më pas u liruan në shumicë.

Osmani theksoi gjatë bisedës se veprimet e Serbisë vazhdojnë të kenë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, përmes strukturave ilegale dhe grupeve kriminale serbe. Ajo gjithashtu theksoi se serbët e arrestuar në Gjakovë dhe Prizren kishin lidhje me inteligjencën ushtarake serbe dhe me grupin terrorist të Banjskës, sipas hetimeve fillestare.

Në lidhje me ndalimin e 16 serbëve, prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për katër të arrestuarit në Gjakovë, ndërsa 10 nga 12 të arrestuarit në Prizren janë liruar tashmë. Dy të tjerët po mbahen në paraburgim. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ndalimi i këtyre personave u bë pas një operacioni në dy ditët e fundit, dhe se dyshohet se ata kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, duke pasur lidhje me inteligjencën ushtarake serbe dhe grupin terrorist të Banjskës.

Beogradi e ka mohuar këtë, duke thënë se personat e arrestuar ishin duke vizituar manastiret përreth Prizrenit.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Kosova s’ka plan B pos anëtarësimit në BE

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova nuk ka plan të dytë përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë një diskutimi në Bruksel, organizuar nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane, Kurti theksoi se Kosova ka treguar se është një partner i besueshëm për BE-në dhe beson fuqishëm në të ardhmen e saj evropiane.

Ai ka bërë thirrje që zgjerimi i BE-së të mbështetet në merita dhe ka kërkuar që shtetet që janë në linjë me politikat e jashtme të BE-së të shpërblehen, duke u larguar nga masat restriktive. Kurti gjithashtu ka theksuar se statusi kandidat për Kosovën është vonuar.

Continue Reading

Lajmet

Gjykimi për rastin ‘Banjska’ fillon zyrtarisht këtë muaj

Published

on

Pjesa kryesore e gjykimit për rastin e sulmit terrorist në Banjska, që ndodhi më 24 shtator 2023, pritet të fillojë më 17 prill 2025. Ky sulm çoi në vdekjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe u realizua nga një grup i organizuar, i cili akuzohet për terrorizëm, financim terrorizmi dhe shpëlarje parash.

Aktakuza është ngritur ndaj 45 personave, përfshirë udhëheqësin e grupit, Millan Radoiçiq, dhe disa të tjerë që dyshohet të kenë organizuar sulmin me qëllim shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë. Disa prej të akuzuarve janë në paraburgim që nga shtatori i vitit 2023.

Gjykimi do të fillojë me fjalët hyrëse të palëve dhe dëshmitë e ekspertëve. Prokuroria ka siguruar prova të shumta, përfshirë dokumente, armë dhe pajisje elektronike që lidhin të akuzuarit me aktivitete kriminale./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Kreshimir Pahoki nuk ndihet fajtor për masakrën në Daruvar

Published

on

Kreshimir Pahoki (51), ish-punonjës i policisë ushtarake, ka deklaruar të hënën në Gjykatën e Qarkut në Bjelovar se nuk është fajtor për vrasjen e gjashtëfishtë dhe plagosjen e disa personave, që dyshohet se ka kryer më 22 korrik 2024 në Shtëpinë e të Moshuarve “Vianey” në Daruvar.

Pahoki, i cili u akuzua për 13 krime të rënda, përfshirë vrasjen e nënës së tij dhe katër krime të tjera të vrasjes së rëndë, ka refuzuar të pranojë akuzat. Ai po përballet me një dënim të mundshëm të gjatë me burg, që mund të shkojë deri në 40 vjet për krimet e tij.

Krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 korrikut 2024, kur Pahoki shkoi në shtëpinë e nënës së tij për të paguar faturën e banesës. Pas një bisede të shkurtër me pronarin e shtëpisë, ai nxori një armë dhe filloi të qëllonte mbi të pranishmit, duke vrarë kujdestarin e shtëpisë, Damir Fijala, nënën e tij dhe tre banorë të tjerë të shtëpisë. Viktima e gjashtë humbi jetën më vonë në spitalin e Viroviticës si pasojë e plagëve të marra.

Në seancën e sotme të gjykatës, Pahoki e ka deklaruar veten të pafajshëm, dhe seanca do të vazhdojë me dëshmitarët dhe ekspertët që do të japin dëshmitë e tyre në ditët e ardhshme. Pahoki është akuzuar për krime të shumta, përfshirë vrasje, tentativë për vrasje, rrezikim të jetës dhe pasurisë, si dhe lëndime të rënda trupore. Sipas aktakuzës, ai mund të përballet me një dënim maksimal deri në 50 vjet burg për krimet e kryera.

Seanca e gjykatës pritet të vazhdojë dhe vendimi përfundimtar do të merret në ditët e ardhshme./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara