Aktualitet

​Ngrihet flamuri i BE në Tiranë, Rama: Nga sot rruga jonë bëhet më sfiduese

Në këtë ceremoni munguan përfaqësues të opozitës.

Published

on

Mëngjesin e sotëm para Kryeministrisë në Tiranë u zhvillua sot ceremoniali i ngritjes simbolike të flamurit të BE, pas çeljes zyrtare së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e evropiane. Në këtë ceremoni morën pjesë anëtarë të qeverisë, mazhorancës, trupa diplomatike, përfaqësues të feve dhe të ftuar të tjerë.

Me këtë rast, kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij tha se ngritja e flamurit të Bashkimit Evropian shënon ngritjen Shqipërisë në një tjetër nivel, jo vetëm në marrëdhënie me BE, por edhe me të ardhmen e saj, me institucionet, liritë dhe të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në çdo drejtim.

Në këtë ceremoni munguan përfaqësues të opozitës, e në këtë aspekt, Rama deklaroi se do të donte që të ishin të pranishëm. Por, kjo ishte e pamundur, tha ai, për shkak të pozitës në të cilën ndodhet opozita.

Do kisha dashur shumë që sot të mund të ishte këtu dhe opozita, jo thjeshtë sepse jo gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mban vulën e palës sonë, por sepse ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, natyrshëm, kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Mirëpo, sot për sot, opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe me logjikën e marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Shqipërinë, që nga korrupsioni domethënës tek minimi i demokracisë dhe një pjese tjetër, e cila ndryshon nga e para vetëm për faktin se nuk është damkosur si e padëshirueshme për partnerët tanë ndërkombëtarë dhe këta të dytët, edhe kur i fton nuk vijnë sepse kanë frikë nga të parët. Kështu që, hë për hë, do bëjmë siç kemi bërë gjithmonë se gjë tjetër nuk bëjmë dot edhe po të duam”, u shpreh Rama.

Kryeministri nuk la pa falënderuar as shtetet partnere dhe amabsadorët që kanë kontribuuar në zhvillimin e Shqipërisë.

Rama u shpreh se tashmë rruga e Shqipërisë bëhet më e vështirë dhe më sfiduese duke theksuar se energjia, vendosmëria dhe durimi hyjnë në një test të ri.

Ngritja ceremoniale e flamurit të Bashkimit Evropian në ballin e kësaj godine nuk është simbolizimi i fundit i një beteje historike si kjo për Shqipërinë evropiane, por është vetëm përshkallëzimi i kësaj beteje. Nga sot, rruga jonë nuk bëhet më e lehtë, por shumë më sfiduese dhe përballja me plagët dhe hijet e të shkuarës, e cila kërkon ende përpjekje të mëdha për t’u fituar përfundimisht, hyn në një fazë të re, fryma e ndryshimit hyn në një thellësi të re, aftësitë për ndryshim hyjnë në një sprovë të re, energjia, vendosmëria dhe durimi hyjnë në një test të ri”, vijoi Rama.

Kryeministri shqiptar tha se shpejtësia e anëtrësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të varet shumë edhe nga ligji e drejtësia duke bërë apel prokurorëve e gjyqtarëve të mos ua mohojnë fëmijëve Shqipërinë Evropaine.

Edhe ligji dhe drejtësia hyjnë në një shkallë të re vështirësie si kontributorë të pazëvendësueshëm në ndërtimin e kësaj rruge të atdheut drejt të ardhmes, dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë së re se shpejtësia e anëtarësimit të vendit të fëmijëve tanë në Bashkimin Evropian do varet shumë edhe nga integriteti dhe nga puna e tyre. Mos ua mohoni për asgjë në botë fëmijëve tuaj Shqipërinë evropiane që meritojnë dhe jini të bindur se për sa kohë, të paktën unë do të jem këtu, shumica qeverisëse e Shqipërisë nuk do të bëhet kurrë mburoja e asnjë subjekti të punës suaj ashtu sikundër ju nuk do të ndiheni kurrë vetëm në luftën tuaj me korrupsionin dhe me krimin e organizuar”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se rrugëtimi drejt anëtarësimi në BE nuk ngjan me asnjë rrugëtim tjetr në hsitorinë e shqiptarëve pasi u shpreh se është rrugëtimi i parë i historisë ku shqiptarët kanë mundësinë e artë të bëjmë shtetin që meritojnë fëmijët.

Ky rrugëtim nuk ngjan me asgjë që shqiptarët kanë jetuar në shekuj sepse si në asnjë rrugëtim tjetër më parë, ky i yni është një rrugëtim drejt lirisë, jo robërisë, drejt paqes dhe sigurisë për fëmijët tanë, jo drejt luftërave dhe pasigurisë për hesap të të tjerëve, drejt shtetit modern demokratik të shqiptarëve, jo drejt vasalitetit apo nënshtrimit ndaj perandorish dhe regjimesh që shqiptarët nuk mundën asnjëherë t’i zgjedhin por ua imponoi forca e dhunës mbi kokën e tyre. Ky është rrugëtimi i parë i historisë sonë ku ne kemi mundësinë e artë të bëjmë shtetin që meritojnë fëmijët tanë, falë transferimit masiv të dijes së shtetndërtimit demokratik që është thelbi i procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, përfundoi Rama.

Gjatë ditës së martë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbajtën konferencën e parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian që shënon edhe nisjen e negociatave për anëtarësim.

Lajmet

Pezullohet nga detyra zyrtari policor në Aeroportin e Prishtinës: Paratë e gjetura i hodhi në kutinë e bamirësisë

Published

on

By

Më 14 shtator, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar informacionin për një rast të ndodhur në Stacionin Policor Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Rasti lidhet me humbjen e një shume prej 105 eurosh, e raportuar nga një punonjës i aeroportit më 9 shtator.

Gjatë këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, hetuesit konstatuan se paratë i kishte gjetur një udhëtare (shtetase e Kosovës me banim në Gjermani), e cila ia kishte dorëzuar menjëherë zyrtarit policor në detyrë.

Pas veprimeve hetimore të IPK-së, zyrtari policor pranoi marrjen e parave, por pranoi se nuk i kishte trajtuar ato sipas procedurave ligjore e institucionale. Në vend të dorëzimit zyrtar, paratë ishin vendosur nga zyrtari në kutinë e donacioneve të një organizate bamirëse brenda hapësirave të aeroportit.

Për të garancuar zhvillimin e papenguar të hetimeve, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë të zyrtarit policor. Ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimin për veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”. /E.A/

 

Continue Reading

Aktualitet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbeh rreziqet nga inteligjenca artificiale pas paralajmërimeve drastike të ekspertëve

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbehur rreziqet që kanosen nga inteligjenca artificiale (AI), pas disa ditësh paralajmërimesh drastike nga ekspertët e fushës.

“Keni shumë forcave tepër negative që po e ngrenë këtë çështje pa pasur nevojë dhe po përmendin gjëra që nuk do të ndodhin kurrë,” deklaroi Trump gjatë një vizite në Irlandë.

Një nga paralajmërimet erdhi nga një ish-kërkues i kompanisë Anthropic, i cili tha se “ka një mundësi të madhe që të gjithë të vdesim në një të ardhme të afërt” nëse ritmi i tanishëm i zhvillimit vazhdon.

Të shtunën, krerët kryesorë të industrisë u dëgjuan duke bërë thirrje për një ngadalësim të zhvillimit. Trump nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj ideje, por u shpreh: “Ne jemi përpara Kinës në inteligjencën artificiale… dhe, sinqerisht, dua ta mbaj kështu, sepse kushdo që fiton garën e AI, fiton gjithçka”.

Trump foli në të njëjtën ditë kur kërkuesi i AI, Jacob Coxon  i cili u largua nga Anthropic disa ditë më parë tha për BBC-në se stafi që po zhvillon këto sisteme është “vërtet i frikësuar” për të ardhmen e njerëzimit.

Coxon  i cili ka punuar gjithashtu në OpenAI, mirëpriti idenë e një ngadalësimi, por theksoi se ai duhet të koordinohet edhe me Kinën.

Të shtunën, Elon Musk, pronar i xAI, dhe Sam Altman nga OpenAI, mbështetën paralajmërimin e kreut të Anthropic, Dario Amodei, se ritmi i zhvillimit duhet të ngadalësohet “për të reduktuar rrezikun që diçka të shkojë seriozisht keq”.

Udhëheqësi i Anthropic tha se çdo ngadalësim do të duhej të jetë i kufizuar për të parandaluar Kinën që të marrë epërsinë.

 

Shtohen pikëpyetjet se si do të dukej një “ngadalësim” i AI-së

Çështjet që rrethojnë inteligjencën artificiale kanë nxitur debata të ashpra — dhe përfaqësojnë një dilemë për shumë udhëheqës botërorë.

Nga njëra anë, ky sektor shihet si një mundësi e jashtëzakonshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar sistemet dixhitale e metodat e vjetruara të punës.

Nga ana tjetër, kanë ndodhur edhe disa incidente ku inteligjenca artificiale duket se ka shkuar seriozisht keq.

Në gusht, OpenAI njoftoi se kishte ngadalësuar trajnimin e disave prej modeleve të saj më të avancuara të AI-së për të përmirësuar sigurinë.

Krijuesi i ChatGPT tha se po shton masa të reja pasi agjentët e saj të AI-së anashkaluan mbrojtjet e sigurisë dhe sulmuan kibernetikisht kompaninë teknologjike Hugging Face.

Po në të njëjtin muaj, u bë e ditur se dy nga mjetet më të fuqishme të AI-së në botë krijuan profile të rreme njerëzore për të mashtruar njerëzit gjatë disa tentativave për sulme kibernetike.

Instituti i Sigurisë së AI-së në Britaninë e Madhe (AISI) tha se në rastin më serioz, modeli Mythos AI i kompanisë Anthropic u përpoq të merrte qasje në një shërbim duke dërguar mesazhe private përmes llogarive të rreme që imitonin njerëz të vërtetë  dhe më pas fshiu provat.

/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Në përmbyllje të Javës së Gruas, bëhet thirrje për më shumë gra në pozita udhëheqëse

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në përmbylljen e “Javës së Gruas”, një program që përgjatë muajve të fundit bëri bashkë përfaqësues nga institucionet, komunat, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat.

Gjatë fjalës së saj Haxhiu,  vlerësoi lart kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës, nga biznesi, kultura e sporti, e deri te shkenca dhe politika duke theksuar se puna dhe rezultatet e tyre tashmë flasin vetë.

Megjithatë, ajo ngriti shqetësimin për pabarazinë që ende ekziston në shoqëri, ku shumë grave u duhet të punojnë dyfish për të marrë të njëjtin vlerësim si burrat.

“Këtë pabarazi nuk duhet ta pranojmë si normale. Gratë duhet të vlerësohen për punën dhe aftësinë e tyre dhe të kenë të njëjtat mundësi për të marrë përgjegjësi e për të udhëhequr. Dua të shoh më shumë gra në krye të listave, në udhëheqjen e komunave, institucioneve e kompanive dhe kudo ku merren vendime”, u shpreh ajo.

Në përmbyllje, u përmend se përparimi i grave është drejtpërdrejt i lidhur me përparimin e të gjithë shoqërisë, pasi suksesi i një gruaje hap rrugën për ecjen përpara të të tjerave. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti bën thirrje për çështjen e presidentit: Të papranueshme zgjedhjet e reja, të gjejmë kompromis

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së parë të Qeverisë së re, u ka bërë thirrje subjekteve politike dhe deputetëve të Kuvendit që të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai e cilësoi si të pafalshme mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje për këtë çështje.

Sipas Kurtit, një dialog i hapur dhe i sinqertë mes palëve mund të çojë në zgjedhjen e kreut të shtetit. Ai përmendi marrëveshjen politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, duke i vënë theksin sfidës me qëndrimet e disa deputetëve të LDK-së që po hezitojnë ta zbatojnë këtë marrëveshje.

“Jemi kaq afër zgjidhjes së presidentit saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë në zgjedhje sërish për të ardhur prapë në të njëjtën pikë. Ju bëj thirrje liderëve politikë dhe deputetëve le ta zgjidhin çështjen e presidentit. Le t’i japim vendit tonë institucionet në përputhje me vullnetin qytetar dhe le të ecim përpara”, deklaroi ai.

Kryeministri shtoi se gjetja e një kompromisi politik është plotësisht e mundur dhe sjell rezultate, duke marrë si dëshmi konkrete të këtij bashkëpunimi vetë konstituimin e Kuvendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara