Kronikë e zezë

​Ngrihet aktakuzë kundër 13 personave për keqpërdorim të detyrës dhe marrje të ryshfeti në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) personave të pandehur me inicialet S.M., B.U., H.B., R.U.,B.B., I.H., A.B.,A.A., N.A. H.N, A.K., R.A., dhe I.Q., në mesin e tyre nëntë (9) persona zyrtar – teknik të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 e 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se “Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”.

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdesë, duke e detyruar viktimën të paguajë kamatë mujore prej 100%.

Sipas Policisë së Kosovës, pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet serbi në Jarinje për ryshfet ndaj zyrtarit policor

Published

on

By

Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Serbisë, pasi ka ofruar 50 euro ryshfet një zyrtari policor.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në PKK Jarinje, ku i dyshuari ka tentuar t’i japë para zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë si “Dhënie e ryshfetit”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Sipas raportit njëditor të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar disa raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në Prishtinë është raportuar se një person ka dëmtuar veturën e ish të dashurës së tij duke e goditur me shqelm. Viktima, nga frika, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Prishtinë, një burrë i dyshuar është arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në Pejë, një tjetër i dyshuar është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në një raport shtesë për një rast tjetër në Pejë, policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Obiliq për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të armëmbajtjes pa leje në Obiliq.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Mazgit, Obiliq, ku është arrestuar një burrë i dyshuar, pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur dhe sekuestruar një revole me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Guri i Plakës” në Obiliq, është arrestuar një tjetër burrë i dyshuar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me 26 fishekë. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara