Lajmet

​NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre

U tha se do ta diskutojnë pragun për shpenzimin e të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje.

Published

on

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, thanë më 7 qershor se financimi i aleancës ushtarake do të jetë një nga temat kryesore të samitit të ardhshëm në Vilnius, së bashku me zgjerimin e aleancës dhe garancitë për siguri.

Smith dhe Stoltenberg, që morën pjesë në një konferencë virtuale të sponsorizuar nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, thanë se anëtarët do ta diskutojnë pragun për shpenzimin e të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s në mbrojtje, shkruan REL.

Smith u zotua se SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë presion për t’u siguruar që anëtarët të shpenzojnë të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të tyre në mbrojtje, siç është rënë dakord në Premtimin e Investimeve të Mbrojtjes (DIP) të vitit 2014, i cili kërkon që vendet ta përmbushin pragun prej 2 për qind deri në vitin 2024.

Përveç kësaj, Smith tha se 2 përqindëshi “është një prag, jo një tavan” dhe se planet e ardhshme të NATO-s mund të kërkojnë rritje të mëtejshme të këtij pragu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po planifikojnë të sjellin një DIP 2.0” në samit, tha Smith, duke shtyrë aleatët e NATO-s ta përmbushin dhe kapërcejnë pragun prej 2 për qind brenda viteve të ardhshme.

Udhëheqësit e 31 vendeve të NATO-s, të cilët do të mblidhen më 11 dhe 12 korrik në kryeqytetin lituanez, pritet të zhvillojnë gjithashtu biseda kritike për të ardhmen e NATO-s, lidhur me një zgjerim të mundshëm.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili i ka bërë presion NATO-s për ta lejuar anëtarësimin e vendit të tij, pritet të marrë pjesë në samit. Ai tha në fillim të kësaj jave se Ukraina është “gati për t’u anëtarësuar” dhe se aleanca duhet ta marrë një vendim për anëtarësimin e Ukrainës në këtë samit.

Lidhur me zgjerimin e mundshëm të NATO-s, Smith dhe Stoltenberg e bënë të qartë se ekziston një gamë e gjerë modelesh potenciale për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Ukrainë, por se zgjidhja ka të ngjarë të jetë një kompromis midis opinioneve të ndryshme të aleatëve të NATO-s.

“Ne po shikojmë një sërë opsionesh për të sinjalizuar se Ukraina po përparon në marrëdhëniet e saj me NATO-n”, tha Smith.

Lajmet

Punëtorët e autobusëve mblidhen te Komuna e Prishtinës, kërkojnë pagat e tyre

Published

on

By

Transportuesit privatë dhe atë të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” janë duke mbledhur para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po protestojnë pasi kanë pezulluar të gjitha linjat, meqenëse nuk kanë marrë pagat e tyre.

Në një njoftim të dielën ndërmarrja theksoi se kriza nuk lidhet me gjendjen e saj financiare të brendshme, por me vonesat e komunës.

Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme. Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve”, thuhej në njoftim.

Për çështjen e trafikut një ditë më parë foli edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës./EO

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, të dielën rreth orës 17:10.

Policia ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim një delegacion të kongresit amerikan

Published

on

By

Presidentja, Vjosa Osmani do të pret sot në takim një delegacion të kongresit amerikan.

Takimi do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes, me fillim nga ora 09:30.

Kështu ka njoftuar Presidenca përmes një komunikate për media, ku po ashtu u bë e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit/EO

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, LDK sot nominon kandidatin për kryeministër

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet sot në ora 15:00.

Pos, diskutimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, ky subjekt pritet ta nominojë edhe kandidatin për kryeministër, e që pritet të jetë kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Pra, ky subjekt tashmë i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku i priu LDK-së edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke arritur që t’i marrë 171 mijë e 357 vota, apo 18.27 për qind./EO

Continue Reading

Të kërkuara