Lajmet

​Murati kërkon miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

Kështu deklaroi ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka kërkuar miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ministri tha se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, krijon qartësi juridike dhe parasheh eliminimin e çfarëdo dykuptimësie për rritjen e pagës minimale. Ai tha se përmes këtij projektligji do të lirohen nga tatimi niveli i pagës minimale në 250 euro.

“Projektligji ka qëllim fillimisht të krijojë qartësi juridike sa i përket shumës së beneficioneve, apo kompensimeve të cilat ndërlidhen me pagën minimale. Parasheh eliminimin e çfarëdo ambiguiteti apo dykuptësimi në mënyrë që të kemi siguri juridike që të lëvizin me pagën minimale. Së dyti projektligji parasheh edhe lirimin nga tatimi për pjesën e pagës minimale deri në nivelin e 250 euro parashihet që të rritet pragu tatimor me zero përqind, pra që nuk tatohet. Së treti ky projektligj e ndryshon edhe procedurën se vihet te paga minimale në mënyrë kur kemi ngërçe në Këshillin Ekonomik-Social, siç e kemi tash, kur anëtarët nuk mund të dakordohen dhe arrijnë konsensus. Plotësim-ndryshimi i ligji parasheh se kjo mund të bëhet edhe me propozimin e ministrit të Financave në mënyrë që rritja e pagës minimale tw bllokohet nga ndonjë partner social… Ky është momenti i duhur, marrë parasysh edhe gjendjen e vështirësuar ekonomike të qytetarëve edhe çmimet e rritura është e udhës që të votohet dhe ecet para me këtë projektligj që të hapet rruga për rritjen e pagës minimale”, tha ai.

Lajmet

​Reforma e asistencës sociale, lansohet masa për mbështetjen e punësimit

Published

on

By

Masa për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale, do të lansohet sot.

Në këtë ngjarje që nis në orën 13:00 marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Po ashtu i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.

Continue Reading

Lajmet

​Rexhbeçaj: Do të luajmë të bashkuar

Published

on

By

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, theksoi rëndësinë e kontrollimit të lojës në mesfushë dhe angazhimin e të gjithë ekipit për të fituar kundër Rumanisë.

Stërvitjet kanë shkuar shumë mirë këtë javë. Besoj se jemi gati, e dimë se çfarë atmosfere na pret, por ne jemi futbollistë profesionistë të gjithë, jemi të përgatitur 100 përqind për ndeshjen kundër Rumanisë. Na duhet që ta kontrollojmë lojën në mesfushë, por duhet të gjithë të luftojmë së bashku, pasi kemi ekip shumë cilësor në ofensivë. Do të luajmë të bashkuar në mënyrë që ta dominojmë lojën”, tha Rexhbeçaj, duke premtuar se do të japë maksimumin për fitoren e Kosovës.

Në Grupin C2 të Ligës së Kombeve, Rumania kryeson me 12 pikë, ndërsa Kosova e ndjek me 9 pikë. Për të fituar grupin dhe për të avancuar në Ligën B, Kosovës i nevojitet një fitore më e thellë se 3:0 kundër rumunëve. Ndeshja vendimtare do të zhvillohet nesër në ora 20:45.

Continue Reading

Lajmet

​Malishevë, arrestohen tetë persona të mitur të përfshirë në një rrahje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Malishevë, janë arrestuar tetë persona të mitur të cilët ishin përfshirë në një rrahje mes vete.

Sipas policisë në këtë rast dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri.

Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë me dije se të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Trump emëron Robert F. Kennedy Jr. në krye të Departamentit të Shëndetësisë

Published

on

By

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të emërojë zotin Robert F. Kennedy Jr. në krye të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), agjenci që ka një shtrirje të gjerë, që nga mbikëqyrja e ilaçeve, vaksinave dhe sigurisë ushqimore, e deri tek kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe programet e kujdesit shëndetësor.

Për një kohë të gjatë, amerikanët janë dëmtuar nga industria ushqimore dhe e prodhimit të ilaçeve, të cilat janë përfshirë në manipulime, keqinformime dhe dezinformime, kur bëhet fjalë për shëndetin publik”, tha zoti Trump në një postim në rrjetin TruthSocial ndërsa njoftoi emërimin e zotit Kennedy. Ai tha se: “Kennedy do ta bëjë Amerikën përsëri të madhërishme dhe të shëndetshme!”

Zoti Kennedy, një ish demokrat që kandidoi si i pavarur në garën presidenciale të këtij viti, i dha fund fushatës së tij duke shprehur mbështetjen për republikanin Donald Trump me premtimin për të patur një rol në politikën shëndetësore të administratës së ardhshme republikane.

Që nga ajo kohë, ai dhe zoti Trump i kanë shtuar lidhjet, ndërsa zoti Kennedy u përshëndet me duartrokitje të forta gjatë tubimeve të republikanit Trump.

Një skeptik i kahershëm ndaj vaksinave, zoti Kennedy është një avokat që për dekada me radhë ka krijuar një bazë të gjerë mbështetësish që e admirojnë punën e tij për mjedisin, duke ngritur padi kundër kompanive të mëdha farmaceutike dhe të prodhimit të plehrave kimike që përdoren në bujqësi. Ai ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta lidhur me përbërësit në artikujt ushqimor.

Ndërsa u përfshi në fushatën e republikanit Donald Trump, zoti Kennedy u përpoq të fitonte mbështetjen e nënave të reja, me mesazhin për ushqime më të shëndetshme në Shtetet e Bashkuara. Ai premtoi se do të ndiqte shembullin e rregullave evropiane për ushqimet. Ai nxori sloganin “Ta Bëjmë Amerikën të Shëndetshme Përsëri”.

Gjatë mandatit të parë, Presidenti Trump eliminoi shumë rregulla për industritë e mëdha, përfshirë atë të ushqimit, çka mund të bjerë ndesh me synimet e zotit Kennedy për të bërë shtrëngime kur flitet për përbërësit ushqimor. Gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump bëri thirrje për më pak inspektime në industrinë e mishit.

Qëndrimi i zotit Kennedy ndaj vaksinave e ka bërë atë një figurë të debatueshme mes demokratëve dhe disa republikanëve, çka ngre pikëpyetje në lidhje me mundësinë e marrjes së konfirmimit në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Zoti Kennedy ka thënë se do të rekomandojë heqjen e fluorit nga uji i pijshëm. Shtimi i fluorit, sipas ekspertëve, shërben për të mbrojtur dhëmbët.

Continue Reading

Të kërkuara