Universi i UBT

UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ondokuz Mayis University

Përmes këtij memorandumi, UBT dhe Ondokuz Mayis University, do të bashkëpunojnë në fushën e arsimit dhe kulturës.,

Publikuar

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me rektorin e Ondokuz Mayis University në Turqi, prof. dr. Yavuz Ünal.

Përmes këtij memorandumi, UBT dhe Ondokuz Mayis University, do të bashkëpunojnë në fushën e arsimit dhe kulturës, si dhe kërkimit shkencor, e ku do të ndajnë dhe shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë që kanë stafi nga të dyja institucionet arsimore.

Ky memorandum parasheh inkurajimin e të dyja palëve në qasjet kërkimore dhe arsimore, ndërmjet stafit akademik, asistentëve, studiuesve, ekspertëve dhe studentëve, duke zhvilluar marrëdhëniet ekzistuese dhe duke mundësuar përdorimin e përbashkët të rezultateve të punës kërkimore.

Lajmet nga UBT

Bashkëthemeluesi i kompanisë SACH, Shpend Thaqi, zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT

Thaqi nga kompania SACH, informoi studentët për 17 pikat e kësaj kompanie në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.

Publikuar

nga

Në kuadër të ligjëratave të lëndës së marketingut me profesorin e UBT-së, Agim Zuzaku, studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, patën mundësi që të ndjekin një ligjëratë tematike me njërin nga themeluesit e kompanisë SACH, Shpend Thaqi.

Përmes kësaj ligjërate tematike, studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, u informuan më në detaje rreth kompanisë SACH, për fillimet e para të kësaj kompanie, si dhe për brendin që kanë sjell së fundmi me SACH PIZZA dhe SACH CAFFE.

Në këtë ligjëratë tematike, Shpend Thaqi nga kompania SACH, informoi studentët për 17 pikat e kësaj kompanie në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut, duke fokusuar ligjëratën e tij më shumë tek investimet në marketing, nga marketingu tradicional e deri tek ai digjital.

Ndër të tjera, në këtë ligjëratë u diskutua edhe për krijimin e brendit, hartimin e strategjisë së marketingut, kanalet e distribuimit, grumbullimin e informacioneve, analizimin e informacioneve, e deri tek lansimi i produkteve të reja në treg, duke i ndërlidhur të gjitha këto me shembuj konkret në kuadër të kompanisë SACH.

Studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, zhvilluan një interaktivitet me bashkëthemeluesin e kompanisë SACH, Shpend Thaqi dhe profesorin e UBT-së, Agim Zuzaku, rreth strategjisë së marketingut dhe mënyrave të ndryshme të zhvillimit të tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Certifikohet grupi i parë i nxënësve në trajnimin e 3D Max & Robotics në Korça Innovation and Technology Hub

Korça Innovation & Technology Hub është qendra më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë në rajon.

Publikuar

nga

Ditën e djeshme, në ambientet e bibliotekës së Korçës u mbajt ceremonia e certifikimit të grupit të parë të nxënësve që përfunduan me sukses fazën e parë në trajnimin e 3D Max & Robotics në Korça Innovation and Technology Hub.

Që prej muajit janar, të rinjtë e Shkollës së Mesme Profesionale TIK kanë punuar intensivisht së bashku me trajnerin Freeman dhe mësuesin e tyre Piro, duke u aftësuar hap pas hapi drejt projekteve më të mëdha.

I ftuar ishte dhe kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, i cili shprehu entuziazmin dhe mbështetjen e tij në fazat e ardhshme që ky grup parashikon të ndërmarrë.

Korça Innovation & Technology Hub është qendra më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë në rajon që menaxhohet suksesshëm nga UBT në Prishtinë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Ish-studentja e Fakultetit Juridik në UBT, Erza Alishani, ka filluar internshipin në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë

Rrugëtimin e saj në UBT, Erza e ka cilësuar si ndër eksperiencat më të mira.

Publikuar

nga

Ish-studentja e Fakultetit Juridik në UBT, Erza Alishani, pas sukseseve dhe përfitimit të njohurive në nivelin bachelor, tashmë është angazhuar me punë në Odën Ekonomike Amerikane, në Prishtinë.

Njohuritë e përfituara gjatë studimeve bachelor në Fakultetin Juridik në UBT, kanë bërë që ajo të jetë e gatshme për të punuar, duke e përgatitur për trajtimin e problemeve komplekse në një mënyrë më sistematike.

“Gjatë studimeve në UBT kam pasur mundësi të shumta për ta praktikuar profesionin, të cilat kanë bërë që të përfitojë njohuri dhe të jem e gatshme për të punuar. Kjo është veçantia e UBT-së, e cila njëherit të ndihmon të mësohesh me sfidat e jetës”, ka thënë ajo.

Rrugëtimin e saj në UBT, Erza e ka cilësuar si ndër eksperiencat më të mira, për shkak të mundësive të shumta që iu janë ofruar për të marrë pjesë nëpër forume e gara të ndryshme, ndër to duke qenë edhe pjesëmarrëse në garën internacionale të arbitrazhit të mbajtur në Vjenë në vitin 2019.

Ajo ka thënë që stafi akademik i UBT-së i kanë dhënë gjithmonë hapësirën e nevojshme për të shprehur talentin e saj dhe ka uruar që secilit studentë t’i buzëqeshë fati përgjatë studimeve në këtë institucion të arsimit të lartë.

Fakulteti Juridik në UBT është një nga programet e shumta të studimit që ofron cilësi dhe profesionalizëm, duke u ofruar studentëve kushte moderne infrastrukturore dhe profesionistët më të mirë të drejtësisë që ka Kosova.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Gjimnazit UBT testuan aftësitë e tyre në Garën Ndërkombëtare “MOS”

Në ambientet e UBT-së, në Prishtinë, kësaj gare ju nënshtruan nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT dhe Gjimnazit UBT.

Publikuar

nga

Për herë të katërt në Kosovë është duke u zhvilluar në UBT, Gara Ndërkombëtare Microsoft Office Specialist “MOS”, e cila po teston shkathtësitë dhe njohuritë e nxënësve dhe studentëve në MS Word, MS Excel dhe MS Power Point në versionin 2019.

Në ambientet e UBT-së, në Prishtinë, kësaj gare ju nënshtruan nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT dhe Gjimnazit UBT, nga ku në testet unike që UBT ka përpiluar në bashkëpunim me Certiadrian, ata përforcuan aftësitë dhe njohuritë e tyre në paketën e Microsoft.

Duke parë nivelin e jashtëzakonshëm të mësimdhënies në Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe Gjimnazit UBT, kjo garë u cilësua si një nga garat më interesante nga profesionistët e fushës së Microsoft në UBT, dhe në saje të kësaj, UBT edhe njëherë dëshmoi nivelin e lartë të edukimit edhe në shkollimin e mesëm të lartë.

Përmes organizimeve të tilla që po sjell UBT, studentët dhe nxënësit nga e gjithë Kosova do të kenë mundësi që të zgjerojnë diapazonin e tyre të informacioneve dhe të shfaqin potencialin e tyre në këtë fushë, nga ku UBT iu hap dyert atyre për zhvillim profesional në rrugëtimin e tyre në karrierë.

Përveç përfitimit të njohurive, nxënësit dhe studentët që marrin pjesë në garën Microsoft Office Specialist “MOS”, përfitojnë një eksperiencë të paharruar, duke pasur kështu mundësinë që të marrin edhe certifikim i cili do t’iu shërbejë shumë në karrierën e tyre.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara