Aktualitet

​Moti në Kosovë, do të ketë shkarkime rrufesh në disa zona

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Published

on

Vendi ynë gjatë dy ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluar shiu.

Kjo situatë e krijuar barike mund të sjellë edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 – 23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Aktualitet

27 vjet nga rënia e komandantit Ismet Jashari

Published

on

Sot mbushen 27 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari. Ai ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai u lind në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës.

Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë. Më 11 mars të po atij viti, ai, bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së.

Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari caktohet me detyrë ushtarake në zonën e Llapushës, me qëllim të zgjerimit dhe konsolidimit të radhëve të ushtrisë çlirimtare.

Më 23 gusht të vitit 1998, pasi ushtria armike kishte ndërmarrë të gjithat masat për të depërtuar në drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari organizon rezistencën në pikën e tij të pamposhtur, në Bajrak të Luzhnicës.

Më 24 gusht në mbrëmje, luftëtarët e lirisë kishin depërtuar thellë në pozicionet armike, duke u shkaktuar dëme në njerëz dhe në teknikë lufte, luftëtarët militantë, Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj, nuk kishin arritur të tërhiqeshin.

Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie trimi ndër më të dalluarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Në altarin e atdheut kishin rënë edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

Sot trupi i dëshmorit Ismet Jashari prehet në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë, të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova.

Continue Reading

Bota

​Aksident i rëndë në Poloni, shoferi vdes pasi mer flakë kamioni

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën A2 në Poloni mbrëmë, duke vrarë një person, raporton portali polak Remiza.pl.

Kamerat e mbikëqyrjes kapën aksidentin që ndodhi pak para orës 23:00 me orë lokale pranë Tarnawa Rzepińska në Qarkun Sulęcin, në perëndim të vendit.

Një kamion që udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt Poznanit u përplas me një kabinë pagese në autostradë.

Një zjarr shpërtheu menjëherë pas përplasjes dhe shoferi vdiq në vendin e aksidentit.

Një numër i madh personeli të shërbimeve të emergjencës ndërhyri dhe një hetim u nis për të hedhur dritë mbi rrethanat e këtij aksidenti të rëndë,

Continue Reading

Aktualitet

​Ksamil, siguria detare shpëton 28 pushues që po rrezikoheshin në det të hapur

Published

on

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare e Shqipërisë po vijojnë intensivisht monitorimin e hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. 

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë kësaj jave, janë kontrolluar 414 mjete lundruese, nga të cilat 26 janë bllokuar për shkelje të ndryshme – 16 xhet-ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

Njëmbëdhjetë prej mjeteve lundruese janë kapur duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 100 mijë lekë.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 28 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 9 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112.

Continue Reading

Aktualitet

​Tentoi të kalonte kufirin me narkotikë, arrestohet shtetasi nga Franca në Morinë

Published

on

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë arrestuar sot shtetasin E. A., 22-vjeç, banues në Francë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij gjetën në një çantë të fshehur një sasi lënde narkotike kanabis në formën e cigareve. 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve Kukës sekuestruan sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Të kërkuara