Aktualitet

Hajdinaga: Ulqini është më i lirë se Prishtina

Përfaqësues të kësaj organizate thanë se janë përgatitur për pritjen e turistëve.

Published

on

Drejtues të Organizatës Nacionale të Turizmit të Malit të Zi kanë shpalosur të premten në Prishtinë ofertat turistike për sezonin veror 2022. Përfaqësues të kësaj organizate thanë se janë përgatitur për pritjen e turistëve duke ftuar kosovarët t’i kalojnë pushimet në bregdetin malazez.

Pavarësisht ngritjes së çmimeve në tregjet globale, Liljana Qukiq përfaqësuese e Organizatës Nacionale të Turizmit në Mal të Zi tha se do të bëjnë përpjekje që çmimet për shërbime të mbeten të njëjta sikur në vitin e kaluar.

“Ajo që është interesante është që Mali i Zi, për këtë vit e ka përgatitur një ofertë turistike të llojllojshme. Turizmi është munduar dhe ende po mundohen që t’i mbajnë çmimet në nivelin e vitit të kaluar, edhe pse po e shohim që për çdo ditë po rriten çmimet e të gjitha gjërave ushqimore dhe shërbimeve të ndryshme. Mirëpo, duke respektuar rëndësinë e këtij tregu, po mundohemi që çmimet t’i mbajmë në nivelin e vitit të kaluar”, theksoi ajo.

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga pret që në këtë vit të shtohet edhe më shumë numri i turistëve nga Kosova, derisa tha se Ulqini është më i lirë se Prishtina.

“Kosova e njeh Ulqinin jo më pak se unë. Do të mundohemi që çmimet mos të rriten në limitet e pakapshme për çdo xhep të turistëve nga Kosova… Marrë në përgjithësi, Ulqini është më i lirë se Prishtina. Restorantet në Prishtinë janë më shtrenjtë se në Ulqin. Ndërsa, sa i përket shtrenjtimit dhe hoteleve jemi më konkurrent me çmime se sa edhe vet Shqipëria… Unë ju rekomandoj që të shkoni në çdo qytet të Malit të Zi, ju ftoj të shkoni në Shqipëri dhe shtatë ditë t’i lini për Ulqinin”, theksoi Hajdinaga.

Në këtë konferencë për media ofertat e turistike i kanë prezantuar edhe përfaqësuesit e qyteteve tjera bregdetare, nga Cetinje, Podgorica, Tivari dhe Budva. Po ashtu përfaqësuesit nga Mali i Zi, theksuan se autoritetet atje kanë hequr masat parandaluese për COVID-19, dhe nuk kërkohet më në kufi certifikata e vaksinimit.

Continue Reading

Lajmet

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Prokurorinë Speciale të Kosovës

Published

on

By

Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit të ambasadës, fokus i takimit ishte partneriteti në luftën kundër terrorizmit, kontrabandës së drogës e migrantëve, krimit kibernetik dhe organizatave kriminale transnacionale.

“Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me PSRK-në, në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, si terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe e migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Continue Reading

Aktualitet

Papa Leoni XIV në Francë: Mbi 500 mijë besimtarë priten në meshën e Parisit

Published

on

By

Papa Leoni XIV e nis të premten një vizitë katërditore në Francë, e para e një pape në këtë vend në 18 vjet, ndërsa momenti kryesor do të jetë mesha e madhe të shtunën në qendër të Parisit, ku pritet të marrin pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Presidenti Emmanuel Macron e priti Papën në aeroportin “Orly” të premten në mëngjes. Më vonë, ai pritet të zhvillojë bisedime me të në Pallatin Élysée për çështje gjeopolitike dhe inteligjencën artificiale. Macron dhe Papa do të mbajnë gjithashtu një fjalim të përbashkët në Metz, raporton BBC.

Megjithatë, presidenti nuk do të marrë pjesë në asnjë nga meshat e Papës, kryesisht për të respektuar ndarjen e rreptë të shtetit nga feja në Francë. Në meshën në Champs-Élysées do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu. Aty pritet të jenë edhe disa kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, mes tyre Marine Le Pen, Edouard Philippe, Gabriel Attal dhe Bruno Retailleau.

Vizita është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Macronit dhe ekipit të Vatikanit që u angazhua për organizimin e saj. Sipas këtyre raportimeve, presidenti francez ishte i pakënaqur me kufizimin e karakterit ceremonial të vizitës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për paqen e stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit.

Përmes një deklarate, nga ambasada amerikane kanë bërë të ditur se mezi presin të punojnë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Sipas deklaratës, në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë forcimi i paqes rajonale, stabiliteti si dhe prosperiteti i ndërsjellë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Të kërkuara