Lajmet

​MINT do t’i subvencionojë ndërmarrjet për blerjen e makinerive

Sipas njoftimit të MINT-it, përkrahja financiare e ofruar nga MINT/KIESA kap vlerën totale prej 1 milion.

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), fton Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) të aplikojnë për përkrahje financiare përmes shpalljes së thirrjes publike për subvencionim për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese.

Sipas njoftimit të MINT-it, përkrahja financiare e ofruar nga MINT/KIESA kap vlerën totale prej 1 milion dhe ka për qëllim zvogëlimin e deficitit tregtar përmes rritjes së kapaciteteve prodhuese të Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVNM), rritjen e investimeve, rritjen e eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Granti do të ndahet në tri lot-e, si në vijim: Loti 1 – Ndërmarrjet Mikro (të punësuar deri në 9 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 400,000.00€, Loti 2 – Ndërmarrjet e Vogla (të punësuar 10 deri në 49 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 400,000.00€, Loti 3 – Ndërmarrjet e Mesme (të punësuar 50 deri në 249 punëtorë) Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 200,000.00€”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu sipas MINT-it një Ndërmarrje Mikro, me të punësuar deri në 9 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 20 mijë euro, ndwrsa Ndërmarrjet e Vogla, me të punësuar deri 49 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 35 mijë euro dhe Ndërmarrjet e Mesme, deri 249 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 50 mijë euro.

Vendi

Kosova konfirmon miqësoret e radhës: Ndeshje me Çekinë në Pragë dhe me Andorrën në Prishtinë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se “Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore gjatë muajve maj dhe qershor, si pjesë e përgatitjeve për sfidat e ardhshme zyrtare. Përzgjedhësi dhe ekipi do të kenë mundësinë të testojnë formën e lojtarëve kundër dy kundërshtarëve me stile të ndryshme loje.

Sfida e parë do të luhet në udhëtim më 31 maj 2026, ku Kosova do të përballet me Çekinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” në Pragë, një impiant i njohur që pritet të dhurojë një atmosferë të fortë për futbollistët tanë.

Pas duelit në Pragë, përfaqësuesja do të kthehet në Prishtinë për ndeshjen e dytë. Më 7 qershor 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të jetë nikoqire e Andorrës. Ky takim u shërben tifozëve vendas për të parë nga afër ekipin kombëtar dhe lojtarëve për të konsoliduar strategjitë e tyre përpara ndeshjeve kualifikuese.

Këto dy miqësore shihen si një mundësi e mirë për të provuar emra të rinj dhe për të rritur kohezionin e grupit para nisjes së ciklit të ri garues.

Continue Reading

Lajmet

Baleti i Kosovës përmbyll me sukses turneun në El Salvador

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka përmbyllur pjesën e parë të turneut në Amerikën Qendrore dhe Latine me tri gala mbrëmje në El Salvador, së bashku me Baletin Kombëtar të El Salvadorit.

Shfaqjet në Teatro Nacional de San Salvador u mbajtën para rreth 1400 spektatorëve dhe me sallë të mbushur plot.

Institucioni falënderoi autoritetet dhe partnerët në El Salvador për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se ky bashkëpunim shënon fillimin e një miqësie dhe bashkëpunimi afatgjatë mes dy vendeve.

Pas El Salvadorit, Baleti Kombëtar i Kosovës do të vazhdojë turneun me tri shfaqje në Kolumbi.

Continue Reading

Vendi

Dëmtohet një kamion nga shpërthimi dhe digjet një shtëpi në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste si – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Ajet Gërguri” në Vushtrri, ku menaxheri i një kompanie ka njoftuar policinë se një kamion i tyre ishte dëmtuar nga një mjet shpërthyes.

Pas ekzaminimit nga njësia e specializuar për deminim, zyrtarët policorë kanë konstatuar se dëmtimi në mjet nuk ishte i ri, por dyshohet se kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate dore në një kohë më të hershme.

Prokurori është njoftuar menjëherë për këtë rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, i cili tashmë po trajtohet.

Ndërkohë, një tjetër incident është raportuar pasditen e së hënës në zonën e Trepçës në Mitrovicën e Jugut, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.

Pronari i shtëpisë ka njoftuar menjëherë autoritetet, gjë që ka mundësuar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të zjarrfikësve dhe njësive policore. Megjithëse zjarri u lokalizua dhe u fik plotësisht, dëmet materiale në objekt janë të konsiderueshme. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar apo pasoja në njerëz. Edhe për këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një shtetas serb në Merdarë, iu gjetën materiale nxitëse në veturë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në pikën kufitare në Merdarë, nën dyshimin se pas një kontrolli në veturën e tij janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer mbrapsht në drejtim të Serbisë.

“Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara