Sport

​Milan-Inter, finalja e Superkupës vjen me një risi të madhe

Serie A prezanton për herë të parë sistemin gjysëm sutomatik të pozitës jashtë loje (SAOT).

Published

on

Me rastin e finales së Superkupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit , e planifikuar për 18 janar në Arabinë Saudite, Serie A prezanton për herë të parë sistemin gjysëm sutomatik të pozitës jashtë loje (SAOT), një sistem i përdorur tashmë nga FIFA me rastin e Kupës së Botës në Katar.

“Është një ditë e rëndësishme, ne ishim liga e parë në botë që kishim teknologjinë e vijës së portës, e para që kishim VAR dhe tani e para që do të kemi offside gjysmë automatike”, tha shefi i Lega Serie A, Luigi De Siervo .

“Është një mjet që na lejon të punojmë në mënyrë të përsosur, ne kemi bërë shumë stërvitje për të mbërritur të përgatitur për raundin e dytë. Superkupa do të jetë një test shumë i rëndësishëm”, theksoi shefi i arbitrave, Gianluca Rocchi.

“Është një mjet që na lejon të bëjmë më pak gabime dhe të shkurtojmë kohët e vendimeve, por nevojiten trajnime të nivelit të lartë. Megjithatë, edhe me ardhjen e gjysmë-automatizmit, aspekti njerëzor në vendime mbetet thelbësor”, shtoi ai.

Pas Superkupës do të jetë radha e Serisë A, duke nisur nga dita e parë e turit të dytë, të planifikuar për fundjavën e 27 janarit.

Sport

Inzagi ka dyshime te Çalhanoglu, Asllani titullar në Firence

Published

on

Pas paraqitjes së Hakan Çalhanoglu në derbin e Milanos, trajneri Simone Inzagi ka shprehur dyshime për formën e mesfushorit turk. Edhe pse Çalhanoglu kërkoi të ishte titullar dhe u aktivizua nga minuta e parë, performanca e tij në një ndeshje me intensitet të lartë nuk i ka bindur drejtuesit e ekipit.

Për ndeshjen e nesërme ndaj Fiorentinës, e cila është një takim i prapambetur i javës së 14-të në Serinë A, Inzagi ka vendosur që Kristjan Asllani të jetë titullar nga minuta e parë. Ndërkohë, Çalhanoglu do të aktivizohet vetëm gjatë zhvillimit të ndeshjes, me mundësi për të hyrë më vonë në lojë.

Ndeshja mes Interit dhe Fiorentinës do të zhvillohet nesër mbrëma në Firence dhe do të nisë në minutën e 16:00.

Continue Reading

Sport

Dukagjini nënshkruan me portierin Cyrus Margono

Published

on

Klubi klinas, Dukagjini ka konfirmuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme (e mërkurë) nënshkrimin me portierin nga Indonezia, Cyrus Margono.

Dukagjini ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas nënshkrimeve me Dienit Isufin, Elan Racin dhe Etienne Tare, ‘Hithat’ kanë zyrtarizuar edhe një transferim.

Bëhet fjalë për portierin indonezian, Cyrus Margano, i cili së fundmi ishte në Greqi te Panathinaikos B.

Postimi pa ndërhyrje i Dukagjinit:

KF Dukagjini ka kënaqësinë të zyrtarizojë marrëveshjen me portierin, Cyrus Margono.

Margono vjen pas një periudhe të kaluar në Greqi te Panathinaikos B, ku u aktivizua në 17 ndeshje.

“Gardiani” indonezian ka luajtur edhe për ekipet universitare në SHBA: Denver Pioneers dhe UK Ëildcats.

23-vjeçari ishte me ne edhe gjatë fazës përgatitore në Turqi, ku me cilësitë e treguara mes shtyllave dhe besimin që fitoi gjatë kësaj periudhe, besojmë se ai do të jetë një forcë e rëndësishme dhe një vlerë e shtuar për ekipin tonë.

Cyrus është i gatshëm për sfidat pranverore, andaj ne i urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën “bardhegjelbër”.

Selamat datang, Cyrus Margono!

Continue Reading

Sport

Simona Halep njofton tërheqjen nga tenisi në moshën 33-vjeçare

Published

on

Simona Halep, ish-numri 1 në botë në tenisin për femra, ka njoftuar tërheqjen nga sporti në moshën 33-vjeçare, pas humbjes 2-0 ndaj Lucia Bronzetti në turneun e Cluj.

Ajo shpalli vendimin me emocione të përziera, duke thënë se trupi i saj nuk mund të kthehej më në nivelin që kishte pasur më parë. Halep, fituese e dy titujve Grand Slam (Roland Garros 2018 dhe Wimbledon 2019), ishte një nga tenistet më të suksesshme të epokës së saj, por përballja me dënimin dhe lëndimet e shumta e detyruan të largohet nga sporti. Ajo u pezullua për 4 vjet pas një testimi pozitiv për doping në gusht 2023, por dënimi u ul në 9 muaj.

Continue Reading

Sport

Në terrenin e gjelbërt, Milani dhe Roma përplasen për trofeun e ëndrrave!

Published

on

Milani hyn në çerekfinalet e Kupës së Italisë me synimin për të shkundur shijen e hidhur të humbjes ndaj rivalëve të tyre, Interit, pas një barazimi të vonshëm 1-1 të dielën e kaluar. Pas katër ndeshjeve pa fitore, skuadra e trajnerit Sergio Conceicao ka shënuar vetëm dy fitore në pesë ndeshje të fundit, dhe përballja me Romën është shumë e rëndësishme për ta, pasi kërkojnë të rikthejnë ritmin fitues.

Nga ana tjetër, Roma ka qenë në formë të shkëlqyer, duke ruajtur një rekord prej vetëm një humbjeje në dhjetë ndeshje të fundit (6 fitore dhe 3 barazime). Ndeshja e fundit për ta ishte një barazim 1-1 në shtëpi kundër liderëve të Serie A, Napolit. Skuadra e trajnerit Claudio Ranieri ka pritur me padurim suksesin në Kupën e Italisë, pasi e fitoi trofeun për herë të fundit në vitin 2008.

Ndeshja do të zhvillohet më 5 shkurt në “San Siro” me fillim nga ora 21:00, dhe pritet të jetë një përballje e fortë, me të dyja skuadrat që kërkojnë një fitore të rëndësishme.

Formacionet e mundshme për të dyja skuadrat janë:

Milani (4-2-3-1): Maignan; Walker, Tomori, Pavlovic, Theo; Fofana, Musah; Pulisic, Reijnders, Leao; Abraham

Roma (4-3-3): Svilar; Rensch, Hummels, Ndicka; Saelemaekers, Kone, Paredes, Pellegrini, Angelino; Dybala, Dovbyk

Continue Reading

Të kërkuara