Lajmet

​Mes tensionesh e akuzash Hajdari raporton për investitorët strategjikë

Deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur në lidhje me investitorët strategjikë në Kosovë.

Published

on

Me tensione, akuza dhe kundër akuza është zhvilluar raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në Komisionin Parlamentar për Ekonomi. Deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur në lidhje me investitorët strategjikë në Kosovë.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ndërsa ka kritikuar ministren e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari për “vonimin dhe stërzgjatje 2-vjeçare të shqyrtimit të 44 aplikacioneve për statusin e investitorit strategjik”, deputeti nga VV-ja, Armend Muja ka pyetur Shalën se a ka interesa të ngushta familjare me kompaninë garuese “Moxikoluma”.

“Për mua një shqetësim ka qenë, që nga fillimi i këtij Komisioni, është pikërisht tek kompania ‘Moxikolumo’, kryetar ke pasur një fokus të veçantë tek kjo kompani. Pyetja ime, është a keni ju konflikt interesi ose interes drejtpërdrejt tek kjo kompani? Sepse në Shalën e Bajgores ku planifikohet, të gjithë mua më kanë raportuar, banorët, që ju keni interesa të drejtpërdrejta, që nga ish-asistenti i juaj që është drejtor, djali i vëllait tuaj që ka bërë studimin, dhëndri i Ferat Shalës që ka dhënë lejen e pëlqimit mjedisor. Pra, këto janë interesa për Shalën e Bajgores. A mund të na thoni që janë të vërteta”, theksoi Muja.

Fillimisht deputeti Shala ka refuzuar të përgjigjet dhe theksoi se kjo është shpifje dhe tentativë për të devijuar raportimin e ministres Hajdari.

“Po nuk të përgjigjem unë ty, këto janë krejt shpifje tujat. Edhe nuk të përgjigjem, mjafton kaq. Shpifje të juaja dhe insinuata. S’mund të devijoni debatin nga kjo, badihava, kot e ke. Për ‘Kosmonte’ po pyes. Mos u ngutuni, deri në fund unë jam i gatshëm për të biseduar. Nuk po ikim”, theksoi Shala.

Sërish pas dy ore, në fund të mbledhjes, pati përplasje midis këtyre dy deputetëve, ku u përfshi edhe deputetja Mimoza Kusari Lila.

Deputeti Muja ka insistuar të marrë përgjigje nga deputeti Shala për çka tha se këtë rast do ta dërgoi edhe në Agjencinë Kundër Korrupsion.

“Pyetje drejtpërdrejt për kryetarin a ka konflikt interesi në këtë projekt. Nëse ka është mirë të përgjigjeni para publikut. A keni konflikt interesi?”, pyeti sërish Muja deputetin Shala.

Në fund deputeti Shala nuk pranoi se ka konflikt interesi, por akuzoi deputetin Muja pa u bërë shumë e qartë kjo.

“S’ka hiç, dërgoje. Nuk kam, për ata po them futi edhe shumarët (rojet e pyjeve) të Shalës së Bajgores dhe shiko mos po del ti diku aty, madje edhe më rëndë se sa kaq. Është e drejt e imja të përgjigjem. Atë e dinë Armend Muja, nuk e din ti (deputetes Mimoza Kusari Lila). Nuk mund të na diktoni agjendën tash me lojëra të tilla. Nëse ai përmend emra të specialistëve, të profesorëve universitarë me tendencë, pa asnjë konflikt interesi. Unë kam të drejt të përmend emrin e shumarit që e ruan parkun, bjeshkën”, theksoi Shala.

Përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës edhe ndërmjet deputetit Pal Lekaj të AAK-së dhe deputetit të VV-së, Driton Hyseni. Lekaj akuzoi VV-në se në opozitë kanë ulëritur për mungesë të investimeve.

“Për mua shqetësuese kam qenë në disa vizita jashtë vendit, ende mendojnë që këtu në Kosovë duhet investitorët të vijnë me pancir, se ende ekziston luftë. Po ju tregoj, që para tre ditësh. Më falni unë po them që ju s’jeni askund me informim. Edhe s’jam duke folur me juve (deputet Hyseni). Nëse dëshironi me u fut në polemikë, hyjmë edhe për luftë, edhe për paqe, investime, edhe të për të gjitha. Por, po e them, që na keni lodhur… për mua të vijë një ministre pas 18 muajve që keni ulëritur, dhe keni thënë që për 20 vjet s’ka pasur aplikacione për investime strategjike dhe tani prapë refrenin e njëjtë, është e pakuptimtë dhe nëse vazhdoni kështu unë nuk shoh dritë sa i përket investimeve strategjike në Kosovë”, theksoi Lekaj.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti nga VV, Driton Hyseni, i cili tha se Lekaj është kontradiktor.

“Në të njëjtën kohë po thoni që duhet të vini me pancirë. Kështu je në kontradiktë totale”, theksoi Hyseni.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë këtij raportimi tha se 44 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik. Ajo duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës këto aplikacione, tha se nuk mund të shkojë në burg për një aplikacion që është i jashtëligjshëm.

“Unë nuk mund të shkoj në burg për një aplikacion që është jashtëligjshëm në sektorë që nuk i përket investimeve strategjike. Unë po ofrojë mundësinë që të plotësojnë kriteret dhe të vijnë në Komision. Kjo është detyrë e atij Komisioni që t’i trajtojë me kujdes, me maturi, dhe jo me një katrahurë si e kemi trashëguar”, theksoi Hajdari.

Po ashtu kryetari i Komisionit, Ferat Shala, është shprehur i befasuar se si ministrja Hajdari komunikon me investitorët potencialë në Whatsapp.

“Keni komunikim të vazhdueshëm, i kam përcjellë edhe prononcimet e juaja mediale që komunikoni edhe në Whatsapp. Ka qenë për mua befasi, si ka mundësi në nivel të ministres komunikon me investitorët në Whatsapp dhe kush ju këshillon që investitorët strategjikë të komunikoni me rrjete sociale”, ka pyetur Shala ministren Hajdari.

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, e ka pranuar se komunikon me investitorët potencialë strategjikë në Whatsapp. Por ajo ka shtuar se konfirmimet janë të shkruara përmes emailit.

Lajmet

Filharmonia e Kosovës organizon koncerte edukative për nxënësit e shkollave fillore

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të sjellë dy koncerte edukative për nxënësit e shkollave fillore në kuadër të programit “Arti në shkolla”, me qëllim afrimin e fëmijëve me muzikën klasike dhe instrumentet muzikore.

Koncertet do të mbahen në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe do t’i dedikohen publikut të ri.

Më 4 qershor 2026, duke filluar nga ora 13:30, Kuinteti Frymor i Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë veprën e njohur “Pjetri dhe Ujku” të Sergei Prokofiev, të aranzhuar nga David Sale. Në këtë koncert do të performojnë Zanë Abazi në flaut, Xhovana Marku në obo, Shkumbin Bajraktari në klarinetë, Meriton Ferizi në fagot dhe Ilir Kodhima në korno.

Një ditë më vonë, më 5 qershor, në të njëjtën orë dhe vend, do të prezantohet koncerti “Dialog”, me vepra të kompozitorëve David Hartzell, James Curnow, Robert Clérisse, Leroy Ostransky dhe Thomas Simaku. Në këtë mbrëmje do të interpretojnë Betim Krasniqi në trombon dhe Misbah Kaçamaku në piano.

Përmes këtyre aktiviteteve, Filharmonia e Kosovës synon të nxisë interesimin e fëmijëve për muzikën artistike dhe t’u ofrojë atyre një përvojë të afërt me botën e instrumenteve dhe interpretimit muzikor.

Continue Reading

Lajmet

25 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 25 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 39 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu, Policia ka shqiptuar 2,225 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.

Në kuadër të aktiviteteve policore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona për vepra dhe raste të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës hap Festivalin e Baletit Klasik dhe Modern në Shkup me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të jetë pjesë e Festivalit të Baletit Klasik dhe Modern në Shkup, ku është ftuar të hapë edicionin e sivjetmë me shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloros.

Shfaqja do të mbahet më 6 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar në Shkup, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar të trupës së baletit kosovar.

Nga Baleti Kombëtar i Kosovës kanë bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë festival përbën një nder të veçantë dhe një mundësi të rëndësishme për të kontribuar në shkëmbimin kulturor dhe artistik në rajon. Sipas tyre, ky aktivitet shërben gjithashtu për të frymëzuar gjeneratat e reja të baletit dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet artistëve.

Në njoftim thuhet se programi i festivalit i kushton vëmendje të veçantë edhe promovimit të artistëve të rinj, duke u ofruar atyre mundësinë të ndajnë përvojat skenike me publikun dhe profesionistët e fushës.

Pjesëmarrja e Baletit Kombëtar të Kosovës në këtë festival vjen si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e artit skenik dhe prezantimin e vlerave artistike të vendit në skenat rajonale dhe ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste të dhunës në familje, sipas raportit të Policisë.

Rasti i parë është shënuar në Podujevë, ku është intervistuar një grua nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, ata janë përleshur mes vete.

Sipas raportit, lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të rastit kanë nisur hetimet.

Ndërkaq, në Pejë raportohet se një grua është sulmuar nga një e dyshuar, po ashtu grua.

Edhe për këtë rast, Policia ka nisur hetimet.

Në rastin e tretë, në Gjakovë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në Rahovec, një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar nga një burrë.

Palët janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara