Lajmet

​Mehaj: Kosova është krenare që u rreshtua me botën demokratike

Mehaj thotë se Ukraina po vazhdon rezistencën heroike për çlirim të plotë nga okupatori.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj me rastin e një vjetorit të Luftës në Ukrainë, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pas një viti forcat okupatore ruse vazhdojnë luftën kriminale dhe shkatërrimin e Ukrainës, ndërsa siç shprehet ai, Ukraina vazhdon rezistencën heroike për çlirim të plotë nga okupatori.

“Një vit Luftë në Ukrainë! Më 24 shkurt 2022 Rusia filloi sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës. I vetmi “faj” i Ukrainës ishte sepse u përcaktuan që fati i tyre politik të jetë demorkacia, BE dhe NATO. Edhe pas një viti forcat okupatore Ruse vazhdojnë luftën kriminale dhe shkatërrimin e Ukrainës, ndërsa Ukraina vazhdon rezistencën heroike për çlirim të plotë nga okupatori. Kosova është krenare që u rreshtua me botën demokratike kundër agresionit Rus. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen e Ukrainës në kuadër të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, ku jemi anëtar krah për krah me aleatët tanë nga NATO dhe BE. Regjimet autokratike mbesin kërcënim për paqen kudo në botë, por edhe në rajonin tonë. Serbia me regjimin e saj autokratik mbetet aleati i vetëm i Rusisë në fqinjësinë tonë. Por, edhe ne mbesim të palëkundur në orietimin tonë drejt NATO-së dhe BE-së. Mbesim me besim të plotë se e mira do të triumfoj mbi të keqen dhe se Ukraina do të dalë fitimtare në të drejtën e saj dhe popullit të saj. Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar Mehaj.

Lajmet

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, këto janë të hyrat dhe shpenzimet

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten raportet vjetore financiare të partive politike për vitin 2024. Raporte të cilat sipas KQZ-së, janë audituar nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).

Bazuar në këtë raport, Lëvizja Vetëvendosje gjatë vitit 2024 ka pasur të hyra dy milion e treqind e tridhjetë e shtatë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë (2 milion e 337 mijë e 168 euro), ndërsa ka shpenzuar një milion e tetëqind e pesë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë euro (1 milion e 805 mijë e 296 euro).

Derisa për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në raport thuhet se të hyrat për vitin 2024 ishin një milion e gjashtëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë euro (1 milion e 16 mijë e 978 euro), ndërsa, shpenzimet ishin nëntë qind e katërdhjetë e një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë euro (941 mijë e 266 euro).

Ndërkaq, bazuar në të dhënat e raportit, për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) thuhet se ka pasur të hyra në vlerë prej gjashtëqind e katërdhjetë e tre mijë e katërdhjetë e shtatë (643 mijë e 47 euro), derisa ka shpenzuar pesëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e tetë (594 mijë e 398 euro).

Po ashtu, në raport thuhet se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për vitin 2024 ka pasur të hyra në vlerë treqind e katërmbëdhjetë e mijë e treqind e nëntëdhjetë e mijë euro (314 mijë e 390 euro), derisa ka shpenzuar pesëdhjetë e mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e njëqind e njëzet e tetë mijë (50 mijë euro më shumë ose 365 mijë e 128 euro).

Continue Reading

Lajmet

Kjo s’është dashni por tregti – nesër protestohet kundër keqmenaxhimit të parasë publike

Published

on

By

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve mban të premten protestë duke filluar prej orës 12:00, kundër keqmenaxhimit të parasë publike dhe qasjes së paligjshme të Komunës së Prishtinës ndaj trajtimit të qenve endacakë me moton “Kjo s’është dashni, por tregti – Qytetarët nga xhepi, komuna për qejfi”.

Protesta do të nisë nga sheshi “Skënderbeu”, për të marshuar paqësisht drejt objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, raporton KosovaPress.

Me këtë rast do të kërkohet respektim i plotë i ligjeve dhe standardeve për strehimin e qenve; ndalimin e projekteve që devijojnë fonde publike pa dhënë zgjidhje të qëndrueshme; përfshirje reale të shoqërisë civile dhe komunitetit në hartimin dhe zbatimin e politikave për trajtimin e kafshëve të pastreha.

Komuna ka ndërmarrë veprime të njëanshme dhe jo transparente në masat e fundit të subvencionimit të adoptimit, duke fuqizuar strehime jashtëligjore të qenve pa e trajtuar burimin e problemit. Kjo qasje jo vetëm që nuk e zgjidh problemin e qenve endacak, por rrezikon ta përkeqësojë edhe më tej.

Kërkojmë punë të mirëfilltë, ligjore dhe të qëndrueshme nga institucionet lokale dhe jo improvizime që shkelin ligjin, etikën dhe parimet e mbrojtjes së kafshëve. Zgjidhje ka, por vetëm me transparencë, respektim të ligjit dhe përfshirje qytetare, thuhet në njoftimin e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve.

Kujtojmë, Komuna e Prishtinës nga fundi i vitit 2023 ndan pesëdhjetë euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qentë endacakë.

Qytetarët mund të marrin deri në pesë qenë endacakë. Gjobat për qytetarët që i keqtrajtojnë qentë e adoptuar variojnë nga një mijë deri në tre mijë euro. Komuna e Prishtinës deri më tash ka ndarë miliona euro për adoptimin e qenve endacakë.

Continue Reading

Lajmet

Instalacioni “Mendoj për Ty” shfaqet para selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg

Published

on

By

Alketa Xhafa-Mripa shfaqi instalacion e saj në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte të Armatosura, e cila shënohet më 19 qershor.

Dhjetëra fustane të varura në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë konflikteve të armatosura dhe nga figura publike në shenjë solidariteti, u shfaqën para ndërtesës së Këshillit të Evropës të enjten.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se puna e Alketa Xhafa-Mripës e ka kthyer dhimbjen në motiv dhe heshtjen në kujtesë të fuqishme publike.

Si një artiste nga Kosova me famë ndërkombëtare, ajo vazhdon të flasë për ato e ata që nuk do të harrohen kurrë. Ajo kujton, por edhe kërkon. Zgjon ndërgjegjen, bën thirrje për llogaridhënie dhe këmbëngul që drejtësia duhet të mbizotërojë”, shkroi Kurti në Facebook.

Numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99, nuk dihet.

Por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20.000.

Megjithatë, statusin ligjor si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës e kanë marrë vetëm afër 2.000 persona.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg shkroi në Facebook se, duke e sjellë këtë instalacion në zemër të Evropës, “Mendoj për Ty” është shndërruar “në një simbol të qëndresës dhe mbijetesës, dhe shërben si një rikujtim se eliminimi i dhunës seksuale në konflikte është i mundur vetëm nëse i japim mbështetje të pakushtëzuar të mbijetuarave dhe vendosim autorët përballë drejtësisë”.

Ajo tha se përurimi zyrtar i instalacionit do të mbahet më 23 qershor, gjatë sesionit veror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në prani të deputetëve të Asamblesë, përfaqësueseve të përhershëm të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe autoriteteve më të larta të organizatës.

Ndërsa, më 27 qershor, instalacioni do të vendoset në një nga hapësirat publike më të frekuentuara të qytetit të Strasburgut, në Rue des Hallesbardes, duke e sjellë mesazhin në zemër të veprës edhe më afër qytetarëve, sipas njoftimit./REL/

Continue Reading

Aktualitet

“Hera e dytë që vdes”, fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Jelinek, përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj

Published

on

Mediat në Gjermani dhe Austri riprodhuan të martën lajmin e rremë për vdekjen e autores fituese të Çmimit Nobel për letërsi, Elfriede Jelinek, e cila megjithatë siguroi Agence France-Presse se ishte mirë.

“Përsëri? Kjo është hera e dytë që vdes. Më ndodhi edhe mua vitin e kaluar. Por unë jam ende këtu”, komentoi me humor shkrimtarja 78-vjeçare.

Informacioni u postua në X, në një llogari që supozohej se i përkiste një dege të një shtëpie botuese gjermane, dhe u riprodhua nga mediat, duke provokuar reagime të forta emocionale në faqet e rrjeteve sociale.

“Kjo është hera e dytë që vdes”, tha fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Jelinek, për lajmin e vdekjes së saj në media.

Para se e njëjta llogari të postonte një mesazh që zbulonte se ishte mashtrim, i krijuar “nga unë, gazetari italian Tommaso Debenedetti”, shtëpia botuese Rowohlt Verlag, titulli dallues i së cilës u përdor për të përhapur mashtrimin makabër nëpërmjet një llogarie të rreme, e mohoi informacionin nëpërmjet X dhe Facebook.

Tommaso Debenedetti, të cilin disa media e paraqesin si një “mësues shkolle të mesme në Romë”, ka përhapur lajme të rreme në internet për vite me radhë, për të treguar pakujdesinë e gazetarëve që nxitojnë t’i ritransmetojnë ato pa i verifikuar.

Politikanët janë mashtruar gjithashtu. Më 2022, një anëtar i parlamentit bëri thirrje për një minutë heshtje gjatë një takimi të komisionit parlamentar për të përkujtuar vdekjen e ish-kancelarit austriak Franz Wranitzky, informacioni për të cilin u përhap nga i njëjti burim.

Elfriede Jelinek, një banore e Vjenës, është ndër shkrimtarët e gjuhës gjermane që po lexohen gjithnjë e më shumë, veçanërisht në Francë.

Romani i saj Pianistja u adaptua në një film nga Michael Haneke (Mësuesja e Pianos, 2001).

Në vitin 2004, ajo iu bashkua rrethit shumë të vogël të grave që janë vlerësuar me Çmimin Nobel në Letërsi.

Continue Reading

Të kërkuara